NE TETEDHJETEVJETORIN E LINDJES SE KENGETARIT TE MADH LIRIK, LUKE KACAJ, MBIQUAJTUR SHALJAPINI SHQIPTAR

0
65

E Premte, 03 Mars 2006 – gazeta Koha Jone

Kujt i ben hije Mjeshtri i Madh, Luke Kacaj?
Mesojeni kohen te mos haje te vetet

Azem Shkreli

“Etnografikisht shume te fresket, te kapluar nga ndjenja e forte fisnore, fisikisht soji me i bukur i njerezve ne Ballkan, te qendrueshem ndaj te gjitha stuhive (dyshek toke, jastek guri) jashtezakonisht te frytshem, me vitalitet te jashtezakonshem individesh”. Kete konsiderate kishte Milan Shuflaj kur shkruante per malesoret e Malesise se Madhe ne vepren e tij “Serbet dhe Shqiptaret” pergjate dekadave te para te shekullit XX. (Ndoshta vepra e beri kurban te respektit te tij per shqiptaret, po te kemi parasysh faktin se ky mik kroat i shqiptareve, pa u mbushur as nje muaj nga kthimit prej Shqiperise, ne shkurtin e vitit 1931, vritet mizorisht nga policia e fshehte jugosllave).

Bir i kesaj toke, djale i Malesise se Madhe, qe edhe Mjeshtri i Madh, kolosi i belkantos mbareshqiptare, Luke Kacaj, i cili kete vit ka tetedhjetevjetorin e lindjes. Ne kohen kur duhej te ndjeheshim shume me serioze para kesaj ngjarjeje kulturore te permasave aspak provinciale, cuditerisht, fati i artistit te madh mbi dhé e nen dhé ngjason ne menyre absurde e groteske me fatin tragjik te vete kombit te tij ne tere historine qe lame pas.

Luke Kacaj do te ndahej nga kjo jete ne gusht te vitit 2001, per t’u varrosur diku ne nje periferi te Kurbinit, nen shurdherine dhe indiferencen e paskrupullt te shoqerise zyrtare shqiptare. Ky akt cinik do te kryhej ndaj nje njeriu tek i cili gjithcka e bukur i buronte prej te qenit malesor, nese i referohemi pikepamjes se mesiperme te Shuflajt, jashte shpirtit te tij qe rroku permasat boterore te universit madheshtor te artit.

Madheshtia e tij i kalonte kufinjte e kombit te vet, e megjithate, askush s’u kujtua qe ta percillnin ne banesen e fundit me nderimet qe i takonin. Me te drejte, shumekush akuzoi qeverisjen lokale apo ate qendrore. Dhe jehona e kesaj indiference do te na akuzonte rende per kete “tretje” te Shaljapinit shqiptar, monumenti i te cilit mund te hijeshonte jo vetem Shkodren tone 2400-vjecare, por edhe metropolin shqiptar, Tiranen, apo edhe shume me gjere.

E megjithate, Luka yne “syrgjyn gjalle e syrgjyn dekur”: “Larg Anes se tij te dashur, qe i dha jete nga jeta e saj, Lukes qe e deshi marrezisht, larg gjakut, gjak i te cilit ishte. “Une jam malesor, kete e kam deklaruar kudo neper Europe!”- ngrinte zerin Luka sa here qe ndokush e ngacmonte dashamiresisht. Largvetem larglarg me vetveten.

Keto fjale po i themi ne vijim te nismes se Lidhjes se Shkrimtareve te Malesise se Madhe, qe vitin 2006 – si vit jubilar i lindje se artistit te madh – e ka shpallur si vit i rikthimit te madh te mjeshtrit aty ku na e la amanet. Perballe nje zvarrisjeje apo neglizhimi provincial ne hije, me arsye krejt te paarsyeshme, aspak ne akord me objektivin tone si Lidhje e Shkrimtareve, m’u kujtuan eshtrat e tretura te Moxartit, kockat e shkaperderdhura te Fishtes, amaneti i Konices lene Lames se vogel: “po te le parate per dy pellembe toke varri, vetem te prehem ne vendin tim”, varri i llomitur i Migjenitderi braktisja e frikshme ne fatin e heronjve te Dikensit dhe Rreshpjes.
Thone se historia perseritetMos valle perseri jemi perballe ketij fati te Pantonit tone? Mos valle perballe shperfilljes burokratike te nje province qe nuk ligjeron aq pak toke per nje prehje kaq madheshtore ne Bajze, ne qytezen e pare ne Veri te Shqiperise, e cila kontakton me perendimin e qe ishte edhe amaneti i madheshtorit Luke, do te perjetojme te njejtin mallkim te vetvetes?

Dikujt ndoshta i duken shume Kacaj, thjesht sepse aty prane eshte edhe gjimnazi qe mban emrin e poetit te talentuar dhe ish deputetit te pare te opozites shqiptare ne M. Madhe, te afermit te Lukes, z. Dode Kacaj?
Por valle a nuk e hijeshojne Permetin, qytetin e trandafilave, sikurse edhe kryeqytetin tone, bustet e vellezerve Frasheri? Ku t’i gjesh vlera te tilla per cdo km? Turqit na i dhane eshtrat e Naimit dhe te Abdylit me 1974, por kurrsesi ato te Samiut qe edhe ai te prehej ne token ame se bashku me vellezerit e tij. Kurrsesi, sepse qyteterimi turk, qyteterim i nje perandorie teper te fuqishme disashekullore ndjeu nevojen e pranise dhe te rrezatimit te ideologut dhe filozofit te madh shqiptar. Kurse nje province ketu, ne skaj te Shqiperise, s’e ndjeka nevojen e kolosit te permasave boterore, te birit te vet, Luke Kacaj! Duke rene ne kurthin e vetvetes, keshilli komunar i Bajzes vazhdon te mbaje peng zbardhjen sa me pare te nje vendimi per vendvendosjen e bustit te Mjeshtrit te madh ne qender te qytezes se Bajzes.
Po kush jane Kacajt, qe mjerisht dikuj iu dukerkan shume?! Perseri na vjen ne ndihme miku i Shqiptareve, dr. Shuflaj: Luke Lula, i pari i fisit Kacaj, ka qene nobilis, aristokrat. Kacajt e Bajzes dhe Kukajt e Marsheit (Kastratas) jane nder 12 fiset qe me 1060 kane themeluar mbreterine kroate; ne kete mbreteri fis i pare ishin Kacajt (Kaciqet). “Rreth vitit 1165, kur “legjionet romake” te perandorit Emanuel munden perfundimisht nga ugeret e serbet dhe hyne ne Dukla e Dalmaci, mbasiqe ra nga fuqia dhe fisi i fuqishem kroat i Kaciqeve, Durresi nuk u vendos me ne hapesiren e vet te vjeter”. (Serbet dhe Shqiptaret (fq. 215).
Ne vazhdim mesojme se Kaciqet kishin dy-tre shkrimtare e njeri nder ta qe Andrea Kaciq, i cili ne shekullin XIX shkroi nje roman per Skenderbeun. (Shqitaret deri ne shek XVII kendonin kenge per Skenderbeun deri dhe ne prani te autoriteteve te larta turke). Kacajt jane fisi i Ardianeve te Teutes, mbretereshes ilire, nder mbretereshat me te njohura ne bote, (te cilen Romaket e thyen vetem me tradheti te Demeter Farit) rreth 300 vjet para Krishtit.

Po si dhe pse erdhen Kacajt ne Shqiperi, ne Kastrat te Malesise se Madhe? “Lisat e medhenj i merr era”, thoshte Luke Kacaj, mjeshtri i madh. Mesa duket ky fat i gjakoi Kacajt qe ne gjenezen e vet: Gjon Kacaj, kroat, aristokrat aplikoi nje medikament qe thirrej Lulekacja, berthama e se ciles kishte 300 here me shume vitamina sesa limoni, duke u shfaqur kesisoj si nje farnaci e gjalle. Ne luften mes Kroacise dhe Serbise, Gjon Kacaj qe ndihmonte me mjekime kroatet me kete farmaci te gjalle natyrore, Lulkacen, ngjalli xhelozine serbe.
Kjo beri qe qeveria serbe ta shpallte person non grata, dmth. te padeshirueshem ne token e vet. Nga ky moment Gjon Kacaj detyrohet te zhduket dhe pas pese-gjashte vitesh vendoset me gjithe familjen ne Kastrat, aty ku sot jeton fisi i Kacajve e ku prehen te paret dhe prinderit e Luke Kacajt. Kjo ngjarje daton kater shekuj me pare. Kacajt qene shtepia e pare me avlli e me dhome me tavan, cka se nje familje e varfer.
Babagjyshi i Dodes, Nike Kacaj, njihet si kercimtari i pare i valles se shpatave ne Shqiperi, mik i madh i pater Anton Arapit. Gjeto Koti, gjyshi i poeteve Dode Kacaj dhe Tonin Kacaj, njihet si zoterues shume i mire i gjermanishtes dhe punon si perkthyes me Austro-Hungarezet ne ndertimin e rruges Shkoder-Hot dhe, me vone, mbasi fiton ne konkurs, punon po si perkthyes prane xhandarmerise se tyre ne Shkoder. Kur e pyesnin nese haste veshtiresi per t’u marre vesh me austriaket, ai pergjigjej: “Ata flasin krejt si na”.
Si nje nder studiuesit qe ndjehet teresisht i previlegjuar kur artikulon emrin e Luke Kacajt, mjeshtrit te madh, dua te ve ne dukje dy aspekte ne domethenien estetiko-filozofike te fuqise se tij te jashtezakonshme, dy aspekte te vepres se tij qe vijne e do te vijne mes nesh si mesazhe me vlere universale:
Nese njerezimi ne kete kohe perjeton dilemen me te madhe, krizen me tronditese brenda vetes, ate mes trupit dhe shpirtit, tek Luke Kacaj larg cdo sentimenti apo entusiazmi provincial, dua te konfirmoj se ky raport brenda ketij personaliteti rrok perkryerjen si mrekulli me vete ne kulturen dhe artin mbarekombetar e europian. “E jemi ne zylyfat, ne hicet – thoshte Luka me modesti brilante – kur Moxarti i jashtezakonshem derdhte aq shume mund e lodhje per njohjen e vepres se S. Bahut!”.
Luka e ndjente veten nje hic. Dhe kush? Ai Luke qe i bente te ndjeheshin te previlegjuara muret e konservatorit “Cajkovski” ne kohen kur studionte brenda tyre, Shaljapini i ardhshem shqiptar.
Aspekti i dyte: nese ne seline e artit postmodern po troket dendur gravitacioni social, makrodeshperimi, dhe kuturisja ne tunelin kafkian deri ne absurd, ne vepren e Lukes, ne kumtin estetiko-filozofik te domethenies se saj, manifestohet madherishem dashuria per njeriun, dashuria per jeten, besimi per gjithcka te mrekullueshme te identitetit tone kombetar, dashuria si e vetmja alternative qe ndrit fitoret e njeriut mbi “hijen vet”.
“Ne po injorojme vlerat tona. Ky eshte nje krim. Nuk ka krim te madh sesa te injorosh perfaqesuesit e artit tend!” – thoshte artisti gjigand, korifeu i artit vokal, dashnori i cmendur i artit te madh, lideri i nje epoke te re ne muziken klasike shqiptare, Luke Kacaj.
Prandaj, zoterinj keshilltare dilni nga hija e komplekseve, ndricohuni nga shpirti i Lukes per vendimmarrjen tuaj, nga shpirti i artistit, qe e ngriti permbi diellin emrin e popullit dhe te vendit te tij.