Rama: U përpoqën më kot të përbaltin Saimirin. PD-ja nuk merr dot as 60 deputetë këtë radhë

0
37

TemA Online, 28 Mars 2013

Edi Rama e ka cilësuar si një përpjekje për të përbaltur Saimir Tahirin, arrestimin e babait të tij nga ana e policisë, që sot u la i lirë nga Gjykata e Tiranës. Sipas Ramës, tashmë atyre që tentuan këtë gjë nuk u mbetet veç turpi.

“Arrestojnë babain për të përbaltur të birin! Babai del i pafajshëm, po këtyre çfarë u mbetet? Veç turpi që s’dinë të ikin me nder nga pushteti.

Saimir Tahiri është një djalë i shkëlqyer, një deputet i denjë, një drejtues dinjitoz për PS-në e Tiranës. Këto goditje të ulëta veç e nderojnë!

Ta harrojnë se shtojnë baltën e hedhur ndaj nesh e do ia hedhin këtë herë popullit shqiptar! PD-ja s’arrinë dot 60 deputete. Ruajeni kete mesazh”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, duke u ndalur tek refuzimi i Berishës për të dalë me të në debat, Rama ka ironizuar, duke thënë se kryeministri me arritjet e tij, mund të shtrijë përdhe edhe kancelaren gjermane.

“Ah,nuk do debat? Po pse? Megjithë këto suksese do kishte shtrirë përdhe edhe Anxhelën! Po ska faj, e di dhe ai që është fundi. Koha për të ikur”, përfundon Rama./b.l