Libri që përjetoi promovimin e tretë

0
69

Brenda disa javësh në Zvicër

REXHEP Rifati

Libri “11 MINUTA PARA ORËS ’00”, i autorit Shefqet Dibrani, vetëm brenda një muaji e gjysmë përjetoi tri promovime para publikut artdashës. Më parë në St. Galen e Interlaken e të dielën më 29 janar edhe në Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim në Kreuzlingen /TG. Do theksuar që në fillim se libri që në të tria takimet e promovimit të mbajtura në kantone të ndryshme, ngjalli interesimin e të pranishmëve edhe nga fakti se vet përmbajtja e librit ndërlidhej me një temë të aktualitetit, rrugëtimin e një partie.

LDK-së, ku edhe vet autori kishte dhënë një kontribut të çmueshëm, por që në libër i kishte nxjerr në shesh edhe të gjitha bastardimet që kanë ndodhur në ketë ecje shumëvjeçare, ndaj edhe në mënyrë shumë argumentuese i nxjerrë në spikamë disa nga aktorët e kësaj partie që më tepër se interesin e përgjithshëm patën atë individual, ndaj edhe i demaskon veprimet dhe spekulimet e tyre.

Për dallim nga dy promovimet e mëparshme ky në Kreuzlingen ishte pak sa më i veçantë, sepse pos fjalëve të rastit përshkohej edhe me disa pika artistike, kryesisht të interpretuara me instrumente nga më të vegjlit. Vërehej dhe një prani e artdashësve edhe nga kantonet tjera por edhe e bashkatdhetarëve me banim në Gjermani, ndër të cilët ishte edhe Shpend Shala, ish komandant në Epopenë e Koshares. Për këtë organizim merita u përket, drejtuesve të kësaj qendre kulturore, Tomë Berishës e Rrustem Selcës, të cilët me aktivitete tashmë kësaj qendre i kanë dhënë një ngjyrim të spikatur kulturor.

Që në fillim për librin një fjale rasti e mbajti një nga njohësit më të mirë të jetë e të veprës së  shkrimtarit, bashkëveprimtari, Sallah Januzi, i cili duke folur për rrugëtimin. “përplot pengesa, të
përcjellë edhe me kërcënime e likuidime fizike, jo për gjë tjetër, vetëm pse Sh. D. gjithmonë e tha  të vërtetën, drejt, troç mu ashtu siç edhe ishte”. Ndërsa sa i përket veprës ai shtoi se: Me këtë vepër
autori u tregua si Njeriu që më së miri i ka mbrojtur pikëpamjet politike dhe kombëtare që udhëhiqeshin nga Presidenti Historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Vullneti i mirë dhe misioni i tij fisnik përmes LDK-së i shërbeu Kosovës. Këtë gjë më mirë se kushdo tjetër e ka konkretizuar Shefqet Dibrani, qoftë përmes angazhimit të tij në politikë, e qoftë me analizat brilante të cilat me kalimin e kohës u dëshmuan mjaftë të sakta. Shkrimet e autorit bazohen në ngjarjet e përditshme, qofshin ato në vendlindjen e tij a në trojet shqiptare, po më shumë në diasporën  shqiptare.

Pra, libri “11 MINUTA PARA ORËS ’00 ose mirazhi i suksesit të LDK-së”, është një përmbledhje kronologjike
e parashikimeve të tij rreth zhvillimeve politike që ndodhnin në vendlindje, si dhe parashikimet dhe pasojat që do të lënë vragë në të ardhmen e Kosovës, nënvizoi ndër të tjera S. Januzi. Me një fjalë të pranishmëve iu drejtua edhe autori, Sh. Dibrani, që hynë në radhën e shkrimtarëve më të frytshëm e cilësor shqiptar në Zvicër.

Përmbajtja e librit nxiti një bisedë në formë debati nga të pranishmit, meqë rast në te u ndërlidhën  me mjaft kompetencë, Rami Miftari, veprimtar nga Bil Biena, Ahmet Asani, këshilltar i ministrit të diasporës në Zvicër, Sadik Rrustemi, Gjokë M. Gjoka etj. Pikat artistike të realizuar me ekzekutim në instrumente muzikore nga vogëlushet Nora Selca e Dbora Qoti dhe përmes një recitimi i Rabije Aliut i dha një ngjyrim edhe kreativ e festiv këtij promovimi, ku nikoqiri kishte organizuar edhe një apero për të pranishmit.

Takimi i mbajtur në Qendra Shqiptare për Kulturë dhe Integrim në Kreuzlingen /TG , ku u promovua libri më
i ri shkrimtarit i Shefqet Dibranit, u përshkua, pos me një debat të theksuar edhe me disa pika artistike në realizim të fëmijëve shqiptarë.