‘Vendi në krizë, shqiptarët paguajnë 35 zv/ministra’

0
52

Erjon Braçe

Me Erjon Braçen, 02.02.2010

TIRANË – Partia Socialiste ka akuzuar sot qeverinë sërish për papërgjegjshmëri, pasi ndërkohë që vendi është në krizë ekonomike, ajo bën shpenzime të pajustifikuara. Shpenzime qe i paguajne shqiptaret me qindarkat e tyre te krizes.

Gjatë një deklarate për mediat, deputeti socialist Erion Braçe ka theksuar se organika sot ëhstë më e fryrë se kurrë. “Për shkak te vendimmarrjes politike ne kemi sot 35 zevendesministra, me shume se ne çdo vit e qeveri qe prej vitit 1912, ne nje strukture ekstremisht jo normale, jo funksionale po aspak shërbyese” – tha ai.

Sipas Braçes, gjithë kjo është një çetë që kushton shume, por qe e paguajne qytetaret shqiptare, me qindarkat e tyre te krizes.

“140 mln leke ne muaj. 1,6 miliard ne vit (rroga, sigurime, dieta, ndihmes, keshilltare, makine, telefon) per keta 35 vete”, tha më tej Braçe, duke detajuar shpenzimet e zevendesministrave te qeverise Berisha.

Sipas tij, shpenzimet e tyre ne muaj janë të barabarta me: ndihmen ekonomike te 7000 te papuneve. pensionin minimal ne qytet te 1272 pensionisteve; pensionin minimal ne fshat te 2544 pensionisteve.

“Pra, shqiptaret paguajne sot, 2.3 euro çdo minute vetem per 35 zv. ministrat, plus te tjera euro qe paguajne per 16 ministrat qe kane e qe nuk sherbejne”, tha ai.

***

PS: Situata ekonomike alarmante, të rishikohet buxheti i vitit 2010

TIRANË- Duke e cilësuar situatën aktuale ekonomike jo vetëm alarmante, por papërgjegjshmëri totale të kreut të qeverisë, Partia Socialiste kërkon në mënyrë urgjente rishikimin e buxhetit të vitit 2010.

Sipas deputetes socialiste Ermelinda Meksi, rishikimi i buxhetit duhet të bëhet në mënyrë që vendi mos shkasë në katastrofën e pakthyeshme të borxheve që vijnë nga shpenzimet e papërballueshme, në kushtet kur vendi po ballafaqohet me këtë nivel të ardhurash që po ulet vazhdimisht

Gjatë një deklarate për mediat, ajo në emër të PS-së ka denoncuar për të disatën herë mungesën e transparencës mbi të ardhurat e buxhetit duke i kërkuar përsëri Kryeministrit dhe Ministrit të Financave të deklarojnë publikisht( megjithëse ka kaluar një muaj nga 2010 )sa është niveli i realizimit të të ardhurave buxhetore për dhjetorin dhe tërë vitin, si dhe nivelin e deficitit buxhetor për vitin 2009?

Sipas saj, qeveria nuk është transparente, ndërkohë që vërtetësia e shifrave të ofruara më parë nga qeveria lidhur me realizimin e detyrave buxhetore për vitin e kaluar ëhstë e dyshimtë. Ajo kujton aktin normativ për buxhetin e vitit 2009, i cili për të tretën herë brenda një viti ndryshon të ardhurat buxhetore në drejtim të uljes.

“Ky akt nga 334 miliardë lekë që ishin të ardhurat në buxhetin fillestar dhe që u korrigjuan në 326 miliardë lekë me rishikimin e tij në tetor, ul nivelin më tej të të ardhurave buxhetore edhe me 7 miliard lekë, duke e shpënë shifrën e të ardhurave në 319 miliardë lekë. Praktikisht ky veprim rezultoi me rritjen e deficitit buxhetor në 81,6 miliardë lekë nga 50 miliardë që u programuan në fillim apo 74 miliardë që u korrigjua buxheti në tetor. Thënë ndryshe, rreth 900 milionë dollarë arriti deficiti brenda një vitit 2009 duke rritur më tej borxhin publik dhe koston e tij”- tha ajo.

Më tej, Meksi sqaron se të ardhurat buxhetore si 11 mujor(janar-nëntor 2009) janë rritur sa është rritja e çmimeve pra me 102.2 për qind, duke shtuar se kjo shifër përgënjeshtron propagandën qeveritare për rritje ekonomike, sepse sipas këtyre të dhënave ajo, rritja ekonomike rezulton zero.

Meksi paralajmëron qeverinë se duke konsideruar tendencat e deritanishme rritja ekonomike në 2010 nuk do jetë 5.5 % sa është parashikuar nga qeveria dhe po ashtu të ardhurat për 2010.

****

Bode ‘memo’ ekzekutivit: Të shkurtojmë urgjentisht shpenzimet deri në mars, përndryshe na pret rrënimi

Qeveria ka nisur të ndjejë thellë krizën në buxhet, aq sa të parashikojë një degradim të të ardhurave. Për këtë arsye ka vendosur t’i hyjë realisht “dietës” ose shtrëngimit të rripit, me shkurtim shpenzimesh, të paktën deri sa të marrë veten. Si gjithmonë një pranim i tillë nuk është bërë publik, pavarësisht rrezikut që i kanoset ekonomisë në vend dhe xhepave të çdo shqiptari. Në një konferencë për shtyp, ministri i Financave ka deklaruar se qeveria do të marrë borxhin më të madh në këto vite, prej 300 milion eurosh, me të cilat do të mbushë deficitin e vitit 2010. Por e vërteta tjetër më e madhe, ajo që nuk i thuhet shqiptarëve, është se ka një gropë të madhe në buxhet që nuk mund të mbushet as me 300 milion eurot e kërkuara borxh.

Në një memo të brendshme, ministri i Financave kërkon shkurtime urgjente të shpenzimeve nga buxheti i shtetit, me qëllimin e përmirësimit të vlerësimit të të ardhurave. Në këtë dokument, thuhet gjithashtu se qeveria duhet të rishikojë buxhetin e 2010 dhe sidomos të shkurtojë shpenzimet të paktën deri në 10 për qind përpara marsit, për të shmangur një rrënim të mundshëm të të ardhurave.

“Përballemi me një pasiguri të madhe të parashikimit të të ardhurave, ndërkohë që një vlerësim i ri i të ardhurave do të përfshihet në llogaritje, situata makro fiskale e vitit të fundit do të llogariten në mars” thuhet në raport. Parashikimet e ministrit të Financave janë më të zymta se kaq, prandaj kërkon ndërhyrjen në kohë për të shmangur rrënimin.

“Në këtë situatë, ka një mundësi shumë të vogël që të ardhurat të qëndrojnë në minus B1 me një perspektivë stabël dhe vetëm një rrugë për të shmangur falimentin financiar, të demonstrojmë vullnetin tonë për të menaxhuar rrezikun me një skenar të besueshëm”.

Për një vit të tërë të gjatë krize, qeveria Berisha deklaroi se jo vetëm që kjo nuk kishte pasur pasoja në ekonominë e vendit, por përkundrazi ajo ia kishte dalë të arrinte parashikimet për rritjen ekonomike. Një pranim indirekt i krizës nga ana e kreut të qeverisë u bë vetëm në fund të vitit, kur u shpreh se do të shpërblente pensionistët dhe administratën për festat e fundvitit me një shumë të vogël për shkak të krizës. Në fakt, një tjetër memo e brendshme e ministrisë së Financave e kishte ndaluar rreptësisht ndarjen e shpërblimeve, madje edhe pagave për fundin e vitit. Pas botimit të skandalit në gazetën “Zëri i Popullit”, qeveria hoqi dorë nga vendimi i parë duke u zhytur në borxh për të paguar shpërblimet. Por tashmë situata duket edhe më e keqe se kaq. Gropa që qeveria i shkaktoi buxhetit të shtetit me shpenzime gjatë fushatës, nuk mbushet më as me borxhe, përkundrazi vazhdon të thellohet. Siç e pohon edhe Bode, falimenti është në prag.