Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Në skenën politike të pas luftës në lojë është futur shumë edhe elementi idelogjik. U luajtë bukur shumë lojë e djallit që pas përfundimit të luftës. U formuan parti politike të cilat vetën e quajtën të majta e të djathta, krejt sipas tekeve të liderëve të partive politike. Të gjitha ngjarjët e fundit në Parlament, jashtë dyerve të parlamentit e në rrugët e Prishtinës janë edhe luftë për dominim të koncepteve politike. Partitë më identitet të njejtë politik gjithmonë në kohë krizave të mëdha bëhën bashkë. Kështu është vepruar edhe në dy luftërat botërore.
Gjithë ky agresivitet i përgjithem politik është brengosës për fatin e Kosovës.Kjo reflektoj keq edhe në luftën e ashpër për pushtet, sepse në ketë rrugëtim të Kosovës ndodhën edhe vrasje për motive politike.Kryesisht u vranë njerëzit e LDK-së, si parti e konceptit të djathtë politik, por edhe disa gazetarë të kësaj linje politike. Në vend të rivalitet partiak, ishim deshmitarë të kundershtive të mëdha edhe armiqësore politike. Sa ishte gjallë presidenti Rugova, LDK ishte partia fituese e zgjedhjeve nacionale dhe zgjedhjeve lokale.
Pas vdekjës së kryetarit të LDK së dhe presidentit të parë të Kosovës, skena politike pësoi ndryshime, më shumë në saje të gabimeve të strukturës së lartë të LDK-së. Kuvendi i Gjashtë famoz solli përqarje të mëdha deri të ndarjës në dysh të këtij subjekti politik. Timonin e LDK-së e mori Fatmir Sejdiu, ndersa Nexhat Daci formoi subjektin politik LDD-në. Kjo ndarje edhe bëri që LDK-ja të zbretë si partia e dytë pas PDK-së. Fatmir Sejdiu hyri ne koalicion me PDK-në, për të marr postin e presidentit të vendit.
Në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Sejdiu u detyrua të jap dorëheqje nga posti i presidentit për shkak së mbajti dy poste, ate të kryetarit të partisë dhe presidentit të Kosovës. Largimi i Sejdiut lidhet edhe më lojërat e prapaskenës politike. Ardhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së për shumë kënd ishte e pa pritur. Ishte befasuese sepse Mustafa nuk ishte njeri i afërt më presidentin Rugova. Pasi që nuk funksionoj koalicioni i madh VLAN, i cili u shpërbe pas gjashtë mujave, duke e quar vendin në krizë institucionale.
Nga kjo periudhë kohore edhe filloj më të madhe tatpjeta e proceseve politike bashkë më proceset ekonomike. Mustafa hyri në koalicion të pa natyrshem më PDK-në, që ishte një grusht i madh për elektoratin rugovian. Gjashtë muaj krizë institucionale që zgjati deri sa nuk u shpërbe koalicioni i madh VLAN, dhe tre muaj të krizës së re institucionale, janë tregues së gadi një vit patem krizë permanente institucionale. Nënshkrimi i dy marrveshjeve të dëmshme për Kosovën, ai i “Zajednicës” dhe Demarkacionit veq sa e eskaluan situatën politike edhe më shumë.
Protestat kunder këtyre dy marrveshjeve në qytetet e Kosovës dhe krahas kësaj arrestimet e opozitarëve nuk po kan të ndalur. Themelet e shtetit të ri të Kosovës seriozisht po lëkunden. Si duket as pusheti dhe as opozita nuk i morën seriozisht mesazhet mikut tonë amerikan sekretarit të shtetit, John Kerryt për dialog të ndërsjellë politik. Në secilën variant Pozita mbanë përgjegjësi politike më të madhe…