TRISHTIMI MË I MADH I KOSOVËS PAS LUFTËS, ËSHTË INTERPRETIMI QË E BËN ALL’AHUN TRAFIKANT VAJZASH TË VIRGJËRA

1
51

Shkruan: Driton Smakaj

Trishtimi më i madh i Kosovës pas luftës janë imamët trushpërlarë dhe mbulesa e ZEZË e vajzave të lira shqiptare.

Degradimi më i madh që i është bërë islamit si fe në Kosovë, është nga disa prej këtyre imamëve, të cilët tashmë njihen botërisht për thirrje të martesave mes kushërinjëve e maskarallaqe tjera.

Disa prej tyre edhe morën në qafë me dhjetëra të rinj, ua shpërlanë trurin, duke u premtuar atyre çdo gjë të bukur në parajsën e Zotit, nëse ata vdesin shehid në luftërat e xhihadit. Kishte edhe premtime të atilla që një musliman i devotshëm, në parajsë do të ket 72 gra të virgjëra!

E çuditshme të mendosh që Zoti i gjithësisë, i vetëm pa grua e pa askënd tjetër, të mendojë aq shumë për kënaqësitë seksuale të burrave.

Por, këta imamë mjeranë, një ditë do ta bëjnë Zotin që në parajsë është duke ndërtuar edhe diskoteka, ku vajza të virgjëra do bëjnë ‘striptis’ për muslimanët e devotshëm. Këta imamë, së shpejti do e bëjnë Zotin të duket një trafikant i grave.

Ideologë të tillë fetarë, kaq të cekët në mendim dhe gjykim, nuk kam menduar që mund të ket kjo botë. Por, natyrisht që këta jetojnë, pasurohen mbi baza të predikimeve, të paguar nga çarçe të ndryshme për të devijuar qëllimshem kulturën e pastër shqiptare.

Shumë prej këtyre imamëve, shëtisin me makina të shtrenjta, orët ROLEX 30 mijë euro. Ku i morën ata paratë dhe për çka?! Çdo njeri që ndalet dhe mendon vetëm pak, do e gjen përgjigjen.

Mbulesat me pëlhura të zeza, janë më shumë biznes për imamët sesa diçka tjetër. Ata ia arritën ti bindin plot vajza të mbulohen dhe pastaj ua ofrojnë pëlhurat e zeza të prodhuara në Turqi e Arabi me çmime të volitshme deri në 100 euro. Sepse për ‘Allahun’ paratë nuk janë asgjë.

Vajzat në Kosovë që janë pajtuar me mbulesat e zeza, janë viktima të mjera të ideologjive të mbrapambetura të burrave të shekullit të VII-të. Një xhelozi e pakuptueshme e atyre burrave që është përcjellur në kulturën arabe me fanatizëm banal, mbahet edhe sot nga disa, natyrisht duke shfrytëzuar frikën nga Zoti. I kanë frikësuar vajzat me video-xhirime të kamufluara, duke u djegur në zjarrin e xhehnemit, të gjitha ato gra që nuk mbulohen. Se Zoti, sipas këtyre predikuesve ka vetëm dy punë:

– Të sigurojë vajza të virgjëra për burrat muslimanë –
– Të ziej në zjarr vajzat e pa mbuluara të muslimanëve –

Sa kontradiktore këto pohime. E bëjnë Zotin të duket i pakuptimtë e lëre më të mendojmë në përkryeshmërinë e tij.
Po marr një shembull të trushpërlarjes dhe marrjes në qafë të njerëzve në emrin e Zotit:

Osama Bin Laden ia ka arritur të bindë me qindra të rinjë të vdesin shehid duke u veshur në eksploziv. I ka bindur ata që pas kësaj i pret parajsa e sigurtë e Allahut. Ndërsa vet fshifej skutave e birave dhe asnjëherë nuk kishte marr iniciativën që vetë të veshej në eksploziv dhe të vdiste shehid. U dashtë një marinsë amerikan për ta dërguar atë në botën tjetër, përndryshe edhe njëmijë vjet do fshihej birave dhe nuk do të shkonte me vullnetin e vet në parajsë.

Për ta përmbyllur me mbulesën e zezë siç e fillova, u bëj thirrje vajzave shqiptare që të heçin dorë nga një primitivizëm i një kulture të largët. Mbulesa nuk është vullnet i Zotit, por xhelozi e burrit. Mbulesa është përdorur edhe tek krishterët nga i njëjti motiv, xhelozia e burrit. Mos bini viktima të predikimeve dhe problemeve jetësore, të një shoqërie primitive të një kohe të para dhjetëra shekujve.

Vishuni me veshje normale, as lakuriqësi e tepruar e as mbulesë e tepruar. Mesi i artë është rruga për të ndërtuar një civilizim të vlerave.

Çdo ekstrem është i dëmshëm, për gjeneratat që vijnë pas nesh.

P.S.
Intelektualët që po rrijnë duarkryq para këtij asimilimi të butë, janë pjesë e një krimi të madh kulturor në tokën arbërore.

Shënim: Imamët interpretojnë Kur’anin dhe sunetet e Muhamedit, nuk është se po ofrojnë diçka më shumë apo ndryshe se sa ofroi Muhamedi… Kujt t’i duken këto gjëra primitivee injoranter, ta drejtojë gishtin nga feja islame, jo vetëm nga imamët po injorantë, që interpretojnë Kur’anin… /AÇ

1 COMMENT

Comments are closed.