Nga Skënder MULLIQI
Edhe një vit po e fusim në “thes” siç thotë një fjalë e popullit. Pas secilit vit që e lëm mbrapa dëshirojmë që viti që vjen ta na sjellë më shumë shëndet, mirëqenje, më shumë bëgati, dhe përgjithsisht të sjellë prosperitet.Nese në shtetet e zhvilluara nuk mvaret shumë së kush vjen në pushtet, në vendet në tranzicion është shumë më ndryshe. Në Kosovë njeriun tonë e lidhë po thuaj gjithçka së kush vjen në pushtet dhe si punojnë këto pushtete. Sot, pos që nuk e kemi më okupatorin serbë mbi kokë, nuk mund të lavdërohemi më të arrituarat tona.Pak kush e ka paramenduar së edhe pas 16 vitësh, vendi dhe populli do ta bjenë në këtë deregje të ligë.
Këto struktura politike, në vend që të janë fanarë ndriques, e ërresuan dhe gjithnjë e më shumë po e errësojnë ardhmerinë e brezave që po vijnë. Po e errësojnë përspektiven e një shteti të vogël në zemër të Evropës i cili sa po ka marrë këmbë. E kan lën të izoluar Kosovën si ne geto. E futen vendin në krizë institucionale më qëllime të caktuara politike. Viti që po e lëm mbrapa ishte i mbushur më plotë ngjarje të pamira. Kishim greva, protesta, gazëlotësjellës, demonstrata të dhunshme e paqësore, largime masovike nga Kosova. Dëgjuam edhe po degjojmë në media retorikë boshe të kësaj nomenklatuare politike. Nuk bëhët mirë duke manipuluar më masën.
Ndërtuan institucione të shtetit më shumë për vete së sa për qytetaret. Organët e drejtësisë janë të ndikuara nga politika, dhe mu për ate nuk kemi rezultate në luftë kunder krimit dhe korrupcionit. Nuk kemi hulumtime të pasurisë të kësaj kaste politike. Nuk e lufton kush krimin në radhët e veta. Të gjitha këto marifete i mbulojnë duke arrestuar disa keqbërës shumë të vegjël të cilët nuk kan ndonjë lidhje më pushtetarët. Mediat duhet liruar krejtësisht nga ndikimi i politikës. Vetëm informimi objektiv dhe korrekt i ndihmon këtij vendi dhe këtij populli që të dalim nga gjendja e status kuos. Marshimi i kësaj klase politike po shkon në rrugë të gabuar.
I kan shëndrruar qytetarët në viktima, të cilët nuk kan menduar së e kanë dhënë aq haram votën e tyre. Nese nuk ndodhë një zgjim tjeter kombëtar, secilen ditë e më shumë shteti i Kosovës do të mbetet vetëm si nocion imagjinar. Këta janë betonuar fortë pas pushtetit dhe privilegjet që sjellë pushteti. Për të qenë absurditeti edhe më i madh është së ende shumë kush në Kosovë po shkonë verbërisht pas disa liderëve politik, thua së nuk ka kush ti përfaqëson tjetër. Lojaliteti qytetarë karshi këtij estabilishmenti politik ishte dështimi më i madh.
Të mbash gjallë diqka inekzistente, është nepërkëmbje e çdo vlere njerëzore, është fundosje e çdo vlere demokratike. Ta mbash gjallë një estabilishment para vdekjës politike, është iluzion i keq, është vazhdim i agonisë së Kosovës. Kemi një Qeveri dhe Parlament të mbushur siq e preferoj unë të thëm me analfabet potencial. Kemi qeverinë më mamute jo vetëm në rajon, në këtë kohë krize të rëndë ekonomike. Kësaj i thonë turpi i Zotit!
Ta drejtojnë shtetin e njejta garniturë politike më njerëz të cilët mbajnë hipoteka nga e kaluara kësaj i thonë neodiktaturë. Në një vend ku vrasjët për motive politike dhe vrasjët tjera nuk zbardhën, nuk mund të themi së kemi shtet të duhur ligjor dhe demokratik. Familjarët e të vrarëve kan mbetur më plagë të pa shëruara. Janari i tragjedive dhe krenarive kombëtare është afer. Është afër dhembja e madhe që përjetuan familjarët e të vrarëve. Kjo dhembje po u përseritet që shumë vite me shpresën që viti që vjen ndoshta vrasjët do ta gjejnë dritën e diellit.
Kjo strukturë e lartë e LDK-së është turpi që nuk lahet kurrë. U treguan lakmitarë për pushtet dhe asgjë më shumë. Është koha që këta mekatarë të partisë të cilën e formoi i madhi Rugova të largohën njëherë e përgjithmonë. Të shkojnë me koka të ulura së i tradhëtuan idealet e presidentit historik, Ibrahim Rugova, Smajl Hajdarajt, Tahir Zemës, Xhemajl Mustafës, Bardhyl Ajetit… Sigurisht së edhe në këtë janar do të shkojnë të përkulen të varri i Rugovës duke thënë ngadalë me vete” mirë ke ba që ike në amshim dhe na u dha mundësia që në emrin tënd ta kalërojmë LDK-në dhe ta kalerojmë Kosovën”. Por mos harroni Ju së nuk e keni të largët ditën kur do të largoheni turpshem, nga postët e larta partiake dhe nga postët e larta pushtetare…