Nga Gani Gashi
ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT!
Me datë: 05.12.2015, me rastin e Festës Kombëtare:
Shoqata “Kadri Zeka”, (me seli në Kirchheim të Gjermanisë) organizoi një manifestim kulturor e artistik. Në këtë manifestim morën pjesë përveç bashkëatdhetarëve tanë të cilët punojnë dhe jetojnë ketu dhe nxënësit e shkollave shqipe në Stuttgart me rrethinë, të udhëhequr nga mësuesja e tyre e veprimtarja tashmë e njohur dhe e nderuar Z. Miradije Gashi, pedagoge dhe shkrimtare.
…
Zoti Xhafer Leci, kryetar nderi, hapi tubimin me një përshëndetje mirë se keni ardhë.
Pas intonimi të Himnit Kombëtar, më një minutë heshtje u nderuan Heronjtë dhe dëshmorët e Kombit.
Më pas, Leci, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe veprimtarët e çështjes tonë kombëtare, si Nami Ramadanin, Jahja Gashin, Mejdi Laçajn, Sylë Sylajn, Ajetin Mehmetin, Qaush Krasniqin, Muhamet Hoxhajn, Miradije Gashin, Asllan Dibranin, këngëtarët zotin Shaqir Carvadiku dhe zonjën Syzana Jashanica
Fjalën e rastit e lexoj nënkryetari i Shoqatës Selami Morina.
…
Pastaj e mori fjalën Z. Miradije Gashi (veprimtare e njohur, poete e pedagoge e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Stuttgart). Në fjalën e saj ajo tha:
Përshëndetje të nderuar!
Në emër të shkollave shqipe “Bashkimi Kombëtar” në Stuttgrat me rrethinë dhe në emrin tim personal e përgëzoj Shoqatën “Kadri Zeka”, e cila ka më shumë se dy dekada që zhvillon veprimtari atdhetare. Andaj sot me këtë rast, në këtë datë të shënuar, i përshëndes gjithë shqipatrët kudo që janë dhe ju uroj 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë!
GËZUAR!
ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT!
Në një atmosferë kaq festive nxënësit shqiptarë prezantuan para të pranishmëve talentin e tyre si në recitime, ashtu dhe në të kënduar e vallëzuar, gjë që bëri që salla ku mbahej manifestimi të buçiste nga jehona e këngëve dhe valleve shqiptare. Kjo edhe shumë e ndezi atmosferën. Bëri që krenaria për origjinën tonë ilire si dhe traditat tona të lavdishme e patriotike të rritet edhe më shumë.
Pastaj në shenjë nderimi, këtë rast, një mirënjohje të veçantë, në emër të shkollave Shqipe “Bashkimi Kombëtar” në Stuttgart dhe rrethinë, Z. Miradije Gashi ia ndau Z. Leci (kryetar nderi i Shoqatës “Kadri Zeka”), për punën e tij të palodhshme dhe kontributin e tij të pashoq atdhetar.
…
Programi vazhdoj me këngë dhe valle, nga Shaqir Carvadiku dhe Syzana Jashanica, si dhe,rapsodët Osman Loku e Sadik Avdyli cilët kënduan dy këngë patriotike. Shaqir Carvadiku dhe të tjerët këngëtar u mirëpritën dhe duartrokiten me të madhe nga masa e tubuar deri ne orët e vona të kësaj mbrëmje madhështore.
Pamje e publikut nga vallëzimi duke e shoqëruar këngën shqiptare në këtë mbrembje
Pas përmbylljes së programit, këngëtari Shaqir Carvadiku, jo vetëm që u falënderua shumë për mikpritjen vëllazërore, por ndër të tjera Ai tha: Asanjëherë nuk më ka rën të shoh një publik kaq mirë, të disciplinuar, me një pjesëmarrje të madhe të gjinisë femërore… Organizatorët e këtij Manifestimi i përgëzojmë me suksese të reja :
Z. Taxhidin Bakiu kryetar, Xhafer Leci Kryetar Nderi etj.