SHIPTARËT DHE PLURALIZMI NË MAL TË ZI (1990-2015)

0
59

Dr. Nail Draga

Pikërisht ne ditën sotme 25 vjet më parë me 9 dhjetor 1990 janë mbajtur zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi. Ishin këto zgjedhjet e para ku qytetarët për të parën herë zgjodhen në mënyrë të drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre përmes votës së lirë si përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike.
Zgjedhjet u mbajten ne të dy nivelet ate lokal dhe qendror ku më pas u be konstituimi i kuvendeve përkatëse, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre në organet ekzekutive.
Ne këto zgjedhje morën pjesë edhe shqiptarët në Mal të Zi, duke u bërë pjesë e mozaikut pluralist. Por, para se të mbahën këto zgjedhje shqiptarët varësisht prej rrethanave shoqërore ne sistemin monist, hezituan ne formimin e subjektit të tyre politik. Tubimi i parë pluralist te shqiptarët u mbajt në Ulqin me 26 gusht 1990, në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit, duke themeluar Forumin Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi.Ishte ky një moment dhe ngjarje e veçantë për shqiptarët sepse për të parën herë morën guxim dhe formuan një subjekt jopartiak për të parën herë jasht strukturave të pushtetit të kohës.Po ashtu atë ditë një grup qytetarësh pjesëmarres ne këtë takim me pas ne një shtëpi private në Kodra(Ulqin) themeluan këshillin inicues për themelimin e subjektit politik te Shqiptarëve në Mal të Zi. Ndërsa ditë më pas pikërisht me 9 shtator 1990 në Tuz u mbajt kuvendi themelues i këti subjekti politik me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi, qe ishte subjekti i parë politik i shqiptarëve në Mal të Zi.
Dhe është pikërisht ky subjekt politik qe u votu në mënyrë plebishitare nga shqiptarët në zgjedhjet e 9 dhjetorit 1990 në të gjitha vendvotimet në viset shqiptare në Mal të Zi. Kështu në zgjedhjet parlamentare shqiptarët në koalicion me partinë e boshnjakëve(SDA) nga gjithsej 11 deputet, fituan 4 deputetë, ndërsa në Ulqin fituan pushtetin me shumicë absolute. Po ashtu fituan këshilltarë ne komunat tjera ku shqiptarët janë popullsi e konsiderueshme.Me pas janë formuar edhe subjekte të tjera politike të shqiptarëve duke vendosur pluralizmin politik brenda komunitetit të shqiptarëve në Mal të Zi. Janë pikërisht këto subjekte politike (UDSH, PPD, FORCA, BDSH, IQ, ASH, PD etj.) qe kanë marrë pjesë në zgjedhjet e tjera lokale e parlamentare në këto 25 vite në mënyrë të vetme apo ne koalicione.Ndërsa themelimi i shumë subjekteve politike në një popullsi numërikisht të vogëkl dëshmon qasjen karerieriste dhe atavizmin politik te disa individeve qe është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve ne këtë mjedis.
Varësisht prej rezultateve të arritura disa subjekte politike ende janë në skenën politike ndërsa disa janë tkurrur e madje larguar nga skena politike.
Por, me të drejt bëhet pyetja si qendron gjendja me realizimin e të drejtave nacionale e qytetare të shqiptarëve në Mal të Zi ne këto 25 vite të pluralizmit.Pra kemi të bëjmë me një periudhë kohore të mjaftueshme për analiza shumëdimensionale.
Janë pikërisht këto çështje të cilat do të trajtohen ne ketë tryezë të rrumbullakët nga pjesëmarrësit. Eshtë përshtypje e përgjithshme se nëse përjashtojmë disa ndryshime kozmetike, statusi i shqiptarëve pothuaj ka mbetur ne statuskuo, e në disa aspekte është nën nivelin e kohës së monizmit.Duke analizuar këtë periudhë kohore del qartë se pjesëtarët e popullit shqiptarë në Mal të Zi janë duke u rrudhosur territorialisht e po ashtu duke u zvogluar numërikisht.
Emigrimi i shqiptarëve nga Mali i Zi nuk është më dukuri por fenomn shqetësues qe nuk ka te ndalur, ku nuk do të kaloj shumë kohë ku shqiptarë nga Mali i Zi me shumë do te ketë në botën e jashtme se sa në viset tona autoktone.
Andaj çështje parësore për të gjithë ne duhet te jetë mbijetesa jonë në hapësirën etnogjegrafike shqiptare tash e në të ardhmen, si qytetarë të barabartë me identitet duke kriuar kushte optimale për jetë e jo politizimi i raporteve shoqërore për interesa personale, partiake e klanore.
Përvoja e deritashme është e mjaftueshme për të kuptuar se punët tona nuk na i kryejnë të tjerët, andaj nevoitet angazhim konkret me kuadra profesionale dhe të guximshëm për të avancuar çështjet të cilat janë preokupuese për shqiptarët në këtë mjedis. Nuk ka dilemë se koha prej 25 vitesh është e mjaftueshme për të parë si ishim, si jemi dhe si duhet të jemi, ne raport me vetën dhe me të tjerët.
Gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare shqiptarët kanë dhënë kontribut ne demokratizimin e skenës politike në Mal të Zi. Madje shqiptarët ishin vendimtar me votën e tyre në pavarësinë e Malit të Zi me 21 maj 2006, por ky kontribut ende nuk është shpërblyer në avancimin e pozitës se tyre ne ketë mjedis.
Andaj, ju të pranishëm qe do të merrni pjesë me diskutime ne lidhje me temen bosht të kësaj tryeze te rrumbullakët pres qe te jeni kontribues të çështjeve qe do të trajtoni. Ndërsa botimi i tyre materialeve ne një botim të veçantë do të jetë dëshmi autentike e një periudhe kohore të cilën e kemi përjetuar të gjithë, qe flet ne mënyrë transparente ne lidhje me pozitën dhe statusin e shqiptarëve ne një mjedis multinacional dhe multikulturor sikurse është Mali i Zi.

(Fjala përshëndetëse në Tryezën e rrumbullakët, mbajtur në Ulqin me 9.12.2015)