Të drejtat e qytetarëve dhe elita politike

0
37

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Janë krijuar dy realitete të jetës në Kosovë.Elita politike po e bën jetën e vet, të shkëputur nga jeta e popullit. Të parët po jetojnë si në parajsë, pa kurrfarë brenge për të nesermën. Ata po sillën sikur nuk kan kurrfarë lidhje më realitetin e hidhur të jetës së keqe të shumicës në vendin tonë.Kjo elitë politike, në përbërjën e saj nuk ka njerëz elitarë edhe pse po sillën në atë menyrë. Kanë bërë para në kurriz të popullit dhe tash po mendojnë së janë edhe shumë të ditur.

Po vishën me tesha kat dhe po mendojnë së janë të zotët për çdo gjë mbi këtë tokë. E kan mbushur administratën e shtetit më njerëzit e vetë, të cilët edhe nuk dinë çka punojnë. Janë shpërfaqur fund e krye si klasë politike e korruptuar. Me sa afera deri me tash u përballen disa qeveritarë, dhe nuk u mungojë asnjë fije e flokut. Janë bërë vet shteti dhe ligji. Këta duket ashiqare së janë në gjendje të bëhën edhe argat i djallit vetëm mos t ë zbresin nga postet e larta pushtetare. Secili pushtet është i obliguar që ti përmbush interesat e qytetarëve të vet.

Nese nuk përmbushën kërkesat e qytetarëve automatikisht hidhet poshtë edhe vota si e pa bazë, si e manipuluar dhe jo korrekte. E gjithë kjo pushtetit i duket vetem si ndonjë cikrrim e vogël e asgjë më shumë. Gadi çdo ditë shohim dhe ndëgjojme për fatet e dhembshme të njerëzve të këtij nënqielli, të cilët janë harruar nga shteti i tyre. Në gjithë këtë më së keqi po e pesojnë fëmijët, të cilët nuk i kanë as kushtet minimale që të rriten. Ende kemi njerëz që nuk kan kulm mbi kokë. Kemi njerëz të cilët skajsherisht po jëtojnë dobët.

Të rinjët tanë po ndihen gjithnjë e më të vetmuar, së nuk mund ta gjejnë një pune. U është ërrësuar e ardhmja e tyre. Qytetarët tashmë duhet të vetëdijesohen së organet shtetërore janë për ti përmbushë kërkesat e tyre. Qytetarët duhet të jen shumë me aktivë në jetën politike të vendit. Të bëjnë më shumë presion sepse njerëzit në strukturat më të larta të shtetit paguhen nga djersa dhe mundi i tyre. Qytetarët duhet ti bëjnë më dije këto struktura politike së jeta e secilit është njejtë e rëndësishme.

Edhe kur është në pyetje shëndeti i dikujt të gjithë do të duhej të jenë të barabartë, e jo siq po ndodhë. Ka shumë të cilët dërgjen në shtretëritë e tyre, se nuk kan mundësi të shkojnë të mjeku, e në anën tjeter familjet e atyre që janë në pushtet këtë e kan problemin më të vogël. Njeriu i ynë gjithmonë ishe human, sidomos kur bëhët fjalë për ndonjë të sëmuar rënd, i cili kërkon trajtim mjekësor jashtë kufijve të vendit. Nese qytetarët i detyrohen shtetit për ti kryer obligimet edhe shteti do të duhej ta këtë një përkujdesje shumë më të madhe, e jo kjo të bëhët në mënyrë selektive.

Qytetarët do të duhet ta ndryshojnë qendrimin e tyre duke kërkuar që të përmbushen obligimet e tyre. Kjo punë deri me tash nuk po ndodhë. Korrupcioni është ana tjetër e ërrret e medaljës. Është bërë sëmundje e cila po e rrezikon shoqërinë, po e rrezikon ekonominë po i rrezikon edhe proceset demokratike. Korrupcioni po e keqëson edhe më shumë gjendjen katëgorisë shoqërore e cila po jeton në kushte të vështira ekonomike sociale. Qytetarët duhet ta ken një qasje krejt më ndryshe karshi të gjitha dukurive negative por edhe korrupcionit, më shumë si pjellë e kësaj kaste politike e cila gjithçka ka margjinalizuar…