A po dorëzohet elita intelekutale karshi poltronëve dhe servilëve politikë?

0
28

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Kosova ka njerëz me kredibilitet. Ka njerëz akademikë në kuptimin e plotë të fjalës, ka ekspertë të lëmive te ndryshme por edhe të lëmive deficitare, Por, tash për tash kjo strukturë e njerëzve elitarë, kan mbetur në margjina, nuk po kan mundësi të inkuadrohen në jetën aktive politike. Në këtë realacion edhe diçka është pengesë në këtë drejtim më duket mua. Pa profilizimi i partive politike, poltronizmi dhe mediokritetet. Këto dy kategoritë e fundit kan vërshuar në mbarë sistemin, duke e ngulfatur jo vetëm jetën politike, por edhe jetën në përgjithësi. Çfarë kuptimi ka heshtja, apo dorëzimi para poltronëve dhe medioktritetve, të elitës sonë intelektuale? Sigurisht së nuk ka justifikim. Pse kjo frikë? Ose jemi bërë imun karshi servileve të cilët e kan vërshuar në mbarë sistemin.

Servilët janë njerëz të cilët i përshtatën secilës parti që vjen në pushtet. Edhe pse jemi duke kaluar në sistemin kapitalist, nuk jemi liruar nga ata që në qefë e kan regjimin autokratik. Regjimet totalitare janë regjime adekuate për poltronet dhe servilët. Edhe Kosova është mbushur më servilë dhe poltron. Në secilin subjekt politik këta janë të parët që gjenden aty. Sidomos yryshnik të mdhenjë kemi në partitë të cilat po e drejtojnë pushtetin.

E keqja më e madhe e gjithë kësaj qëndron në ate së çarqe të caktuara intelektualësh po bëhën poltron dhe servilë të kastës sunduese politike. Sigurisht së kastat e tilla, nuk i durojnë ata të cilët mendojnë më kokat e tyre, duke mos pranuar servilizmin dhe poltronizmin e sundimtareve. Klasa politike e cila e udhëhoqi shtetin pas luftës, ishte klasë politike në përbërjën e saj më bollkë servilë dhe poltron politikë.

Kur gadi i gjithë sistemi funksionon në bazë të kësaj logjike, nuk mund të flasim se jemi afër prosperitetit dhe zhvillimit. Vërejta e Kerrit së duhet luftuar krimi dhe korrupcioni, lidhet edhe me faktorët e servilizmit dhe poltronizmit pushtetarë e partiakë. Ai duke i përshendetur kadetët shqiptarë të shkolluar në Amerikë të profileve të ndryshme, bëri me dije së cilët duhet të janë shtylla e ardhshme e shtetit të Kosovës. Ky ishte mesazhi më i fuqishem, se cilët njerëz janë të zotët të ndërtojnë shtet dhe mirëqenje si duhet.

Kur një sistem shoqëror funkcionon mbi baza të regjimit autokratik, vështire së do të kemi luftë kunder korrupcionit dhe krimit të organizuar. Kjo logjikë edhe ka bërë që mos të kemi mundësi të hapërojmë krahas më kohën në të cilën po jetojmë. Kemi jetuar nën regjimin diktatorial të huaj për 90 vite më radhë, dhe sigurisht kjo po e bën të vetën. Pa u çrrënjos kjo logjikë e keqe, nuk hiqen nga rendi i ditës as servilët por as poltronët. Dihet së çfarë bilanci tragjik në njerëz dhe të mira materjale kan sjellur regjimet komuniste në Evropë dhe në botë.

Natyrisht së në sistemin komunist poltronizmi dhe servilizmi janë më shumë të theskuara. Poltronët dhe servilët, janë shumë të dëmshem për secilën shoqëri demokratike.Sistemet diktatoriale jo vetëm që e ngulfatin çdo formë të demokratizimit, por janë treguar tashmë edhe të rrezikshme për paqën në botë. Zatën a nuk ishin diktatorët dhe diktaturat në botë shkaktarët e luftërave të shumta, siq janë edhe tash? Vetëm së tash këta diktator po veprojnë nën petkun e demokracisë, siç është Vladimir Putin e ndonjë tjerë më peshë më të vogël. Me këta njerëz të pa vlera, edhe nuk mund të kemi shtetndërtim dhe as mirëqenje sociale, të cilat shumë po i nevoiten sot Kosovës…