LODRAT FETARE

0
33

Arben Çokaj

Feja është neurozë (sindrom psikik) obsesionale, sipas Frojdit. Neuroza është një shtypje psikike, që të bën të vuash. Frojdi u thoshte besimtarëve të të vjetër në moshë, rrituni! Se ata e kishin marrë fenë që fëmijë, dikush ua kishte shtypë iluzionet fetare në nën-ndërgjegje (pavetëdije) dhe ata ishin të paaftë, gjithë jetën për t’i shtyrë më tej me dije, për t’i larguar…

Enveri erdhi me komunizmin e tij, dhe ia hoqi lodrat fëmijëve besimtarë të paditur shqiptarë! Ai deshi t’u jepte lodra tjera, të cilat nuk ishin rrena aq të bukura sa të fesë. Dhe njerëzit e shajnë edhe sot m’u për këtë. Enveri nuk e kishte këtë me dashamirësi, ai vrau e preu, për ta zëvendësuar fenë me ideologjinë e tij. E tani që Enveri nuk është më, njerëzit e shajnë për krimet që bëri, duke harruar të mirat që regjimi i tij i bëri popullit shqiptar.
Pushtimi turk ishte më gjakatar se regjimi i Enverit. Pushtimi turk na e mohoi gjuhën shqipe, mbolli injorancë, vrau e preu, por edhe na detyroi të konvertoheshim në islam, pra na i hoqi lodrat e Jezusit e na dha ato të Muhamedit. Edhe pse të mbuluara e të shëmtuara, këto lodra po i pëlqejnë shoqërisë shqiptare… E keqja është se lodrat e Muhamedit kanë edhe disa gomerë arabë, që bërtasin me altoparlante, e na shurdhojnë përditë…

Ne jemi kombi më i prapambetur në Evropë, gënjehemi me lodra primitive si me Kur’an dhe eZan, e habitemi pse jemi kaq të prapambetur?! Mos u habisni fare, ka dy mënyra themelore për të ecur në jetë: 1. Ose ndjek një rrugë të arsyeshme e racionale përmes punës e prodhimit dhe zhvillimit të vendit, ose 2. Jepesh pas lodrave iluzionare e irracionalitetit, që sipas Erich Fromm të japin aktivitet, por jo fryte, jo produkt! Prandaj mos u habisni shumë pse shoqëria jonë është e prapambetur, ka qenë kështu me pushtimin turk e kështu do të jetë, nëse nuk ndryshon orientimin shoqëror!

Me dije e me punë, me një orientim të arsyeshëm e racional, mund të ecë shoqëria jonë përpara. Enveri bëri diçka, por shumë gjëra i bëri gabim e dështoi. Këta të sotshmit po u japin shqiptarëve lodra fetare sa të duan e po i lënë pa bukë, duke u thënë me cinizëm Migjenian: Zoti u dhashtë!