Manipulimet e pushteteve gjatë këtyre viteve, Kosovën e sollën në situata të vështira

0
39

Nga Skënder MULLIQI

Ngjarjet e fundit në Parlament dhe jashta dyerve të Parlamentit, ishin planifikuar paraprakisht. Edhe pozita edhe opozita i kishin bërë planet e saja të veprimit. Pozita që mos të lëshohet pe në kërkesat e Opozitës, kurse opozita gjithashtu kishte planifikuar dhe ishte këmbngulëse në qendrimet e saja. Në fund të gjithë kësaj ndodhie,pushteti levizi pak sa në qendrimet e saja bukur të ngurta rreth “Zajednicës” dhe marrveshjës për demarkacionin më Mal të Zi.

Gjykata Kushtetuese nën trysnin e Opozitës e pezulloi marrveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe, dhe marrveshja për demarkacionin sigurisht që do të debatohet në Kuvend, ku Kosovës i merren afer 9 mijë hektarë tokë. Pushteti edhe mund të mos pranon së nuk ka gjë të keqe në të dyja marrveshjët e firmosura, por e vërteta është më ndryshe. Asociacioni i Komunave Serbe më shumë kompetenca vendimarrëse është ndarje e Kosovës. Me në fund edhe ekspertet tanë dhe njerëzit e politikës e kanë kuptuar së Kosovës i merret toka nga malazezët.

Një meritë të veqantë në aktualizimin e kësaj çështje mjaftë të ndieshme fillimisht e ka ish kryetari i Pejës, Ali Lajçi. Ai disa here si anëtar I komisionit kishte shpejguar më fakte se cila është vija kufitare midis Kosovës dhe Malit të Zi. Përkunder gjithë kësaj, delagacioni i Kosovës në krye me Murat Mehën vendosi në dëm të Kosovës. Unë jamë idhtar që të gjitha problemet, edhe këto dyja të cilat i përmenda, të zgjidhen me dialogë në kuvend. Dhe, tash kur mendohet më koka të ftohura pavarësisht shumë teorive të cilat na paraqitën, mund të para afrohen qendrimet Pozitë –Opozitë për këto dy çështje madhore.

Duhet të përfundojnë simpatizimet symbyllur të njerës apo të palës tjetër. Deklarata e Angela Merkelit dhe deklarata e Lunaqekut, së gjithsesi duhet dëgjuar zëri i popullit, janë treguës së pushteti të reflekton ndryshe së ka edhe përgjegjësinë poltike më të madhe. Populli ynë shpesh po është imun nga përgjegjësia që ka. Në situatën nëpër të cilën po kalon vendi, heshtja duhet të thyhet sepse bëhët fjalë për interesat e tyre dhe të shtetit të cilin po e ndërtojmë. Me anime kurrë nuk arrihet deri të e vërteta. Manipulimet e shumëta të pushteteve gjatë këtyre viteve edhe na sollën në situata të vështira. Të gjithë pa dallim duhet të jemi shumë vigjilent së jo stabiliteti i vendit na fut në rrugën e gabuar.

Edhe planifikimi i protesatve të opozitës për 28 nëntor, ishte dashur të bëhët sipas skenarit paqësorë. Logjika e ultimatumeve nga pozita dhe opozita, është shumë e dëmshme për rrethanat politike dhe ekonomike neper të cilat po kalojmë. Çdo protestë sigurisht së e ka edhe qëllim e saj, në kuptimin pozitiv të fjalës. Është koha e fundit që proceset politike ta marrin kahje pozitive. Sigurisht së edhe dy marrveshjet për “Zajednicën”, dhe për demarkacionin si të tilla do të duhet të hiqën.

Politikat e keqja të deritashme duhet reviduar, së kështu më gjitha këto probleme nuk mund të hapërojmë përpara. Njerëzit e ri me ide të reja dhe fitim prurëse janë bërë shumë të nevojshme. Energjitë pozitive i duhen këtij vendi dhe këtij populli të lodhur nga abuzimet e përditshme më të mirat materjale, të atyre të cilët u ngjitën në pushtet gjatë këtyre 16 viteve. Të kemi kujdes mos të largohemi nga mbredia e problemeve. Përgjegjësia politike më në fund duhet të funksionoj për secilin. Nëse jemi proklamuar për shoqëri demokratike, ligji vlenë për të gjithë barabartë…