ALFABET I SHKRONJAVE – 105 vjet të Kongresit të Manastirit

0
58

ALFABET I SHKRONJAVE – 105 vjet të Kongresit të Manastirit

Jetojmë në të njëtën kohë
nën të njëjtin qiell me yje
ku e bukura dhe i bukuri
dihatin me të njëjtën frymë

Jetojmë në të njëjtën kohë
ku valë të ashpra të jetës
thyhen nëpër kundërthënie
dhe shpërndahen qyteteve

Jetojmë në të njëjtën kohë
me të njëjtën etje të shpirtit
ku koha është krejt pakëz
për të krijuar më shumë

Jetojmë në të njëjtën kohë
në të njëjtën gjuhë të diellit
ku çdo shkronjë e jona, flet
gjakun gjuhësor të shqipes

Jetojmë në të njëjtën kohë
me të njëjtin gjak të kohës
ku Alfabeti i shkronjave
ngre zërin e përbashkimit

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

POPULLI IM, KOMBI IM, ATDHEU IM

Kjo kohë më jep ajër dhe frymë
aq sa më nevojitet për të jetuar
aq sa më nevojitet për të dashur
dhe aq sa kam nevojë për të krijuar

Populli im, Kombi im, Atdheu im
gjaku im i gjithsecilës shkronjë
më jep edhe pak kohë nga koha
që t´i këndoj gjakut tim brenda

Populli im, Kombi im, Atdheu im
të dua për këmishën e flamurit, të
dua për këmishën e diellit, të dua
s´e e ke identifikuar kë e ke armik

Populli im, Kombi im, Atdheu im
eh, sa pak kam shkruar për ty
në të voglën zemër, e kam botën
time, folenë e muzës për poezinë

Populli im, Kombi im, Atdheu im
plotë shpirtin e kam me flamur
gjaku i lirisë rrënjët i ka thellë
për aq sa koha më jep ajër e frymë

Populli im, Kombi im, Atdheu im
sot e kam ditëlindjen e flamurit
ditën e më çlirimtarit, ditën e më
të bukurit, ditën e më atdhetarit!..

Rrustem Geci – Dortmund, 2015

TIGRAT E IRINEJIT

Kosovë, t´i e munde pushtuesin tënd
por jo edhe mbetjet e tij brenda teje
armiqtë çdo ditë po ngrejnë kokë
me vete kanë shumë edhe nga tanët

Kosovë, fol çka duhet të bëjmë tani
shumë janë shumëzuar shtiracakët
kishat dhe xhamijat janë mbushë
armiq, Irineji, varre të reja kërkon

Kosovë ç´mendon? Si t´i mundim
mbetjet armike, xhelatët e fshehur
si t´ia kthejmë mirëqenien qytetarit
flasin të gjithë, dhe pyesin të gjithë

Kosovë, zgjohu shpirti im, zgjohu
merr mësim nga kujtesa e madhe
kjo liri s´është ajo që e kemi pritur
mbi Kosovë ende rendin ré të zeza!..

Rrustem Geci – Dortmund, 9 Nëntor 2015