Ky pushtet dhe kjo klasë politike, nuk e kanë ndjenjën së ata janë paralizuesit e pozitivës në Kosovë

0
22

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Lirisht mund të thuhet së nuk ka sot njeri në Kosovë, të cilit nuk i nevoitet relaksimi, lirimi nga stresi që po na sjellë jeta hiq e mirë. Nuk ka njeri i cili nuk ka nevojë që të shoqërohet më shumë së kurrë me dike, të motivohet më shumë për jetë, të merrer impulse të reja, të jete më optimist për të ardhmen e tij. Nuk është numri i vogël i atyre të cilët nga problemet jo shumë normale po kalojnë në gjendje depresive, duke iu rrënuar ngadalë edhe shëndeti. E dihet së shendeti është mbi të gjitha. Stigmatizmi i njerëzve të cilët dëshirojnë të jetojnë më mirë, duke ia bër vetit më të lehtë jetën, është njeri nga shkaqet e ekspanzionit të depresionit dhe stresit përgjithësisht. Në këto situata njerëzit kërkojnë mënyra për ta gjetur zgjedhjen, e kwshtu edhe shpëtimin nga mw e keqja siq është gjendja depresive.

Një e keqe e madhe e cila fatkeqësisht po kthehet në normalitet, pa pasur mundësi që të gjendet rrugëdalja. Politika e plasuar pas përfundimit të luftës nuk e liroi njeriun tonë nga tramuat që solli lufta, përkundrazi ato veq sa u thëlluan edhe më shumë. Njerëzit nuk po kanë mundësi të dalin nga preukopimet që po iu sjellë jeta. Dihet së nuk ka njeri në këtë botë që nuk i ka dobësite e veta. Shumë njerëz ndikohen sipas psikologëve nga gjenetika. Me këtë kategori të njerëzve sigurisht qendron problemi më i madh. Por, pas lufta në vend që njerëzve tu sjellë më shumë të mira dhe një jetë më të rehatshme, ata po përballen me sfida shumë të rënda.

Po përballen me telashe gadi të pa kapercyeshme sepse në pushtet u instaluan njerërit e predisponuar për ta plaçkitur popullin e vet në forma të ndryshme. Kjo ka bërë që shumë kush mos të gjejë vetën në një situatë të tillë shoqërore të stagnuar. Njerëzve iu është thyer morali, dhe nuk po gjejnë përcepcione adekuate për pozicionin nw të cilën kanë rënë. Kështu p.sh. nese e takojmë apo i qasemi ndonjë përson në rrugë apo diku tjeter për ti shprehur dashamirësi, mund të hasesh në reagime të ndryshme. Dikush shprehet pak më pozitivisht, dikush të shikon i quditur, tjetri edhe mund të reagon shumë keq. Së sa janë ngarkuar njerëzit nga situata e krijuar për mbijetesë, flet edhe e dhëna së as që dëshiron te të përshendet edhe nese kalon aty pari .Sw kushedi qka i sillet në kokë mu nw momentin e caktuar.

Secili pushtet që erdhi ishte mw lakmitarë se tjetri për të mirat materjale. Dhe, kjo grabitje e të mirave materjale në kurriz të popullit nuk po stopohet deri sot nga askush. Askush nuk po gjendet që kësaj të keqe ti dalë përpara. Ky pushtet dhe kjo klasë politike nuk e ka ndjenjen e fajtorit, nuk e ka ndjenjën së ata janë paralizuesit e pozitivws në Kosovë. Këta politikan gadi të njejtë të pas luftës, nuk po bëjnë përpjekje që ti riparojnë gabimet e tyre. As që po iu shkon në mendje të bëhën pishman për të gjitha padrejtësitë karshi popullit të vet.

Nuk dëshirojnë ti shikojnë gabimet e veta, që ato ti riparojnë disi. Nuk dëshirojojnë të kuptojnë së këto sjellje të tyre karshi shtetit dhe kombit po lënë gjurmë negative. Nuk dëshirojnë ta ndryshojnë kursin e politkëbërjës. Nuk kan vullnet së janë qorruar nga paraja e fituar pa mund. Nuk po bëjnë përpjekje që veprimet dhe emocionet negative ti shendrrojnë në diqka që është e dobishme për ta ndryshuar gjendjen e mjerimit social, dhe gjendjen shpirtërore shumë të ligë të njeriut tonë …