Disa pyetje për të gjithë ata, që po e shtrembërojnë realitetin

0
29

Nga Skënder MULLIQI

Politikanët tanë fortë mirë e dinë së më çfarë gjendje të rënd ekonomike dhe politike po përballemi. Përkunder kësaj këta çdo ditë na i përseritin prrallat e tyre së ata janë më të mirët. Së ata janë zgjedhja më e mirë, së ata e duan shumë vendin dhe kombin. Shtrohet pyetja pse pra është gjendja kaq e rëndë sociale ekonomike por edhe politike? Pse pra, popullin dhe vendinTuaj, ju që po krekoseni çdo natë së po bëni punë të mëdha, e ka mbulur skami dhe mjerimi social?. Pse afër gjysma e populallatës aktive janë të pa punë? Pse nuk kemi zhvillim të duhur ekonomik?Pse nuk po kemi investime të jashtme? Pse vendi është mbytyr në korrupcion dhe kriminalitet? Pse po humbim territore? E kështu edhe shumë pyetje tjera që sigurisht nuk keni përgjigje adekuate. Ju dhe soji i juaj po merrni nga dy edhe tre paga të larta.

Sigurisht së mendoni së jeni duke vepruar mirë, ose nuk keni ndërgjegje për punën e mbrapsht që po e beni.Ju i keni premtuar popullit shumë gjatë fushatave, duke mos u treguar fare të sinqertë karshi votës së sovranit. Po vdesin njerëzit nga sëmundjët së nuk po kan fuqi më ta përballojnë jetën shumë të keqe që po e bajnë. Keni krijuar kushte dhe standard aq të lartë për vete, kur shumica po jetojnë me 1 euro në ditë. Kurrë nuk zbritet në popull për ti pyetur së me cilat probleme po ballafaqohen. Keni pasur gjatë këtyre viteve shumë mundësi ta përmirësoni situatën për të mirë e nuk po e bëni. Pse po ikin të rinjet masovikisht nga Kosova, nuk dhate kurrë përgjigje, veq që dhatë ndonjë deklaratë fyese.

A ju kanë mësuar prindërit tuaj në fëmijëri së mos të përvetësoni ate që nuk është e juaja?. A ju kanë mësuar së duhet respektuar edhe të tjeret? Sigurisht ju kanë mësuar që mos të genjeni dhe mos ta vjedhni popullin tuaj. Nese prindërit tuaj nuk ua kan thënë e keni mësuar në shkollë, së të gjithë kanë të drejta të barabarta dhe janë të barabartë para ligjit. Tiparët njerëzore janë edhe ato kur ti dalim zot njeri- tjetrit në situata të vështira, e ju këtë gjë sikur e keni harruar!!!Ju po ua merrni të tjerëve të drejtat eklementare. I keni detyruar njerëzit që të bëhen rob të politikave Tuaja .Po ua merrni lumturinë e jetës e cila pak u ka mbetur.

Ne vend të përparimit të gjthëmbarshem, në po kthehemi mbrapa në kohën e diktaturës, ku po sfidohet edhe pavarësia e fituar me sakrifica të mëdha njerëzore dhe materjale. Nuk jeni ju aq të rëndëshsihem sa po mendoni. Politika të cilën po e bëni ju, është diletante që nuk ka lidhje me diplomaci. Mos mendoni së e ka pushtet të përjetshem. Një ditë do të harroheni, dhe pak kush prej jush do të mbetet në kujtesën e popullit për të mirë…