LDK NË ZVICËR DËNON AKTET TERRORISTE NË PARIS TË FRANCËS

0
41

Dega e LDK-së në Zvicër dënon aktin terrorist që ndodhi në Paris të Francës, ku janë vrarë njerëz të pafajshëm. Ky rast duhet ta mobilizoj botën e qytetëruar për t’i parandaluar krimet kundër njerëzimit, sepse terrori mbi njerëzi e pafajshëm dhe qytetarët e rëndomtë është i papranueshëm jo vetëm për Francën por për gjithë botën e kulturuar dhe të emancipuar. Kudo në botë duhet të ngrit zëri i protestës dhe të ndikohet tek të gjitha shtresat qytetarë për vigjilencë sepse aktet terroriste janë në rritje kundër emancipimit të njerëzimit andaj duhen luftuar dhe dënuar.
Dega e LDK-së në Zvicër, bashkohet në dhimbjen njerëzore për viktimat e sulmit terroriste në Paris. Me këtë rast Dega e LDK-së në Zvicër ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve, institucioneve shtetërore të Francës dhe personaliteteve politike e diplomatike të këtij vendi. Lajmi ka tronditur Francën dhe secilin qytetar të botës, por Dega e LDK-së në Zvicër është bindur se Franca do ta kapërcejë me durim dhe maturi këtë tragjedi.
Mbrëmë qendra e kulturës botërore – Parisi ishte në zemrat e secilit qytetar të botës, kurse bota e qytetëruar kudo nëpër sheshet e saj ka ndezur qirinj solidarizimi me Francën. Por francezet u panë se edhe në këtë tragjedi ditën me dinjitet të përballën me terrorizmin sepse ata masovikisht u solidarizuan me viktimat, me shtetin e tyre në mënyrë që dhembja dhe tmerri të jetë sa më i përballueshëm.
Solidariteti i francezëve mahniti botën, ata u treguan të kulturuar dhe të dinjitetshëm, sepse me mjaftë patriotizëm u angazhuan për vendin e tyre. Solidarizimi i tyre ishte një porosi për tërë botën e qytetëruar se si duhet mobilizuar kundër terrorizmit botëror i cili po merr përmasa shqetësuese.
Dega e LDK-së në Zvicër u shprehë ngushëllime të sinqerta edhe Ambasadës së Francës në Kosovë, trupave të KFOR-it francez dhe të gjithë mekanizmave të këtij vendi që janë të involvuar në lirinë në pavarësinë dhe në paqen e Kosovës.
Dega e LDK-së në Zvicër lutet për familjet dhe popullin francez!

Zvicër, 14.11.2015.

Për Degën e LDK-së në Zvicër
Shefqet Dibrani – Kryetar