MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË (XI)

0
47

Brahim Ibish AVDYLI:

(Pjesa e XI)

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

24. Kthimi në periudhën e mbramë të Perandorisë Bizantine

Hapi i parë i politikës ditore të bullgaro-maqedonëve është që të “fshijnë” të gjitha të dhënat nga regjistri historik për shqiptarët. Diskriminimi i hapur dhe shpërfillja nga të drejtat tona legjitime, deri në thirrjen e gjenezës së kahershme, është politikë ditore e fuqishme. Dhe, për t`a bërë një shpërfillje totale të shqiptarëve nga historia e dikurshme apo nga gjeneza e hershme e origjinës së tyre pellazgo-ilire e shqiptare, është hapi i parë nga kjo sentencë, e vënë këtu në krye të shkrimeve tona, i cili është likuidimi nga historia dhe fshirja nacionale e kujtesës sonë, e cila e përfshinë tërë origjinën tonë kombëtare, në mënyrë të padiskutueshme.
Kështu, kujtesën tonë kombëtare na e fshijnë tërësisht bullgaro-makedonët; na i shkatërrojnë librat tona, kulturën tonë, historinë tonë dhe na i marrin prej duarve tona figurat më të mëdha historike dhe thonë se “edhe këto janë të tyre”, apo e gjëjnë dikend nga historia që të thonë se “i paskan krijuar të tjerët”. Pra, “paskan të drejtë” që t`a marrin nga e kaluara e lashtë historike “origjinën” e tyre prej duarve “të treta”.

Këtu nuk janë të përfshirë shqiptarët, të cilët “na qenkan të huaj” e “të ardhur prej Shqipërisë”, jo nga shtëpia, nga toka, nga pasuria e tyre, të plaçkitura panjerëzisht.
Pra, na e shkatërrojnë origjinën tonë bullgaro-maqedonët dhe nuk lënë mundësi që të kemi guxim të thirremi në të vërtetën e shkencës; që të mos thirremi te kjo e drejtë e jona historike, e cila është gjeneza e jonë kombëtare, dhe jo te bullgarët e Maqedonisë. Së pari thonë se “atyre ua marrim të drejtën historike dhe thirremi ne në historinë e vjetër të Maqedonisë, me gjithçka të biografisë së Aleksandrit të Madh; të së kaluarës së tij ndër luftëra të mëdha; e bëjnë këtë krahinë tonën si <të qenë> nëpër histori; dhe e quajmë veten e tyre themelues të Republikës së Maqedonisë, në ish-RFSJ-së”. Pra, nuk guxojnë të thonë se janë okupatorë. Ata qenkan “vendas”, e ne, si “të ardhur”. Nuk shihet askund se paskan “të drejtë” të quhen “makedon”, edhe para nesh, sa të na e marrim çdo të drejtë, madje edhe ndërkombëtare…
Kjo politikë raciste prej racizmit të okupatorëve, shihet më së miri po të kemi qasje më njerëzore, sa të shohim bashkëpunimin e hapur të tyre me rusët, serbët, bullgarët e grekët, për t`a rrudhur e shpopulluar jo vetëm këtë rajon historik, por edhe për t`a bërë “të panjohur” nga ata me emrat e gjuhën krejt tjetër; që vie nga ky territor i okupuar dhe i mbajtur me dhunë të hapur nga luftërat e bëra kryeput nga Bullgaria, Rusia, Serbia dhe Greqia, pra nga koha e ringjalles së ortodoksisë së Rusisë dhe armiqësia që e ndjenjë shumë ortodoksë ndaj papatit, në qoftë se janë të dënuar “mbeturinat” shqiptare të mbetura prej epokës së bizantit në këtë rajon të gjërë, që e kishte tërë Gadishullin Ilirik, Evropën e Turqinë.

Shqiptarët janë “mbeturina” të popujve, ndërsa bullgaro-makedonët “kanë zbritur prej qiellit, me urdhërin e BOG-ut”, si serbët, rusët, grekët, etj., që kanë mësuar prej bizantinëve me bazë nga grekët e rinj, ku i ashtuquajturi ilir, Perandori i Lindjes, Andronikun i II Paleologu (1282-1328), ia jep për grua dhe e bëri kështu marrinë më të turpshme të tij, Millutinit, “serb”, 40 vjeqar, i martuar 4 herë më parë, të cilat i kishte gjallë, me vete dhe me trashëgimtarë, vajzën e tij të mitur 8 vjeçare, në Ohër të Maqedonisë; mbret i “Serbisë”, i biri i Stefan Uroshit, i cili ishte ngritur në fron në vend të Dragutinit (1281-1321); dhe që e “kurorëzoi” krimin e vet në vitin 1300, nga Arqipeshkvi më i padenjë i Ohrit, që ishte i paskrupullt deri në skaj, të cilën e ndalonin kanunet dhe ligjet e kohës. Kjo është koha kur fëlliqësia na bie në duart e serbëve, bullgarëve të Maqedonisë, ndërsa fillojnë t`a marrin me dhunë, luftë e dredhi nga duart e bizantinëve edhe turqit, me islamizëm, ushtarakisht të forcuar. Kjo është pikërisht koha kur edhe shqiptarët e vërtetë ilir, quhen “shqiptarë” nga gjuha pellazgo-ilirishtja, pra viti 1308 kur del në dritë.

Njëqind vjetë më parë, me 1204, për herë të parë bie Konsantinopoja, Stambolli i sotëm i Truqisë, nga turqit dhe të cilët kishin vënë edhe vise të tjera të Perandorisë Bizantine, sikurse mjaft territore të tjera që kishin qenë të sulmuara nga ana tjetër e “serbëve” të Stefan Dushanit. Ky pushtim nga të dy anët i kishte tronditur pellazgo-ilirët apo arbërit. Mos të harrojmë se bizantinë jane quajtur vetë pellazgo-ilirët. Siç na dëshmon kështu historia, prej vitit 976 -1025, elementi grekë nga Perandoria Bizantine, po mblidhej rreth Basilit Bullgaroktonit, me të tjerë “grekë” të mashtuar dhe të klonizuar, që në të vërtetë nuk kanë qenë “grekë”, por pellazgo-ilirë, të cilët quhen arvanitas, dhe u mblodhën në mesin e shumë pakicave, me “Soundën”.

Ai, si Perandor i Lindjes i Perandorisë Bizatine, në këto vite, jo vetëm që e nxorrën “Soundën”, një fjalor dhe njëkohësisht një enciklopedi e përpunuar prej fenikishtes së përparme të pellazgëve, me gjuhë më të përpunuar, që bëhet gjuhë e grekërve të rinj, deri në njohjen e Greqisë si “shtet të pavarur”, nëpërmes të përpunimit të dytë, në shekullin e XV, që ishte de facto sekreti i shkrimit silabik të Linearit B, në kohën kur shqiptarët dhe pakicat vllehe nuk dëshironin që t`u nënshtrohen atyre dhe të “shtrenin” qafën para dënimit të Perandorisë Bizantime.
Basili Bullgaroktoni përfitoi nga rrëmuja për të palçkitur Ohrin, sepse quhej nga bullgarët okupues kështu, në vend të emrit të vërtetë iliro-shqiptar Lynknia, dhe thesarët e çmuara, që aty i kishte strehuar mbreti i Prespës më 1017, të cilin agjenti i Basilit, një vit më parë, më 1024, e kishte therur me tërë famijen mbretërore.
Këtu na shpjegohen edhe linjat e përplasjeve kriminale në Maqedoni, në Shqipëri, në Mal të Zi, etj. të të ashtuquajturve “serbë e malazezë”, të cilët vijnë e vrasin njëri-tjetrin, prej vitit 1016 e deri më 1047. Prandaj elementi grek, që kishte dëpërtuar deri në pushtetin perandorak të Perandorisë Bizantine dhe e “nxorri” në piedestal të Perandorisë Bizantine, perandorin Basili, “Bullgaroktoni”, i mbiquajtur “kasapi i bu-llgarëve, shqiptarëve dhe të vllehëve ortodoksë me gjuhën “roume”(?!), të Perandorisë Bizantine, të cilët janë sot 2.66% e popullsisë së Maqedonisë.
Mund të themi për mbretin bullgar, Simeonin, kjo shkaktoi tronditje të madhe, sepse i pa të 15 mijë lutëtarët e tij me sy të nxjerrë. Zemra e tij nuk e duronte këtë tronditje të thellë. Tre ditë më pas vdiq nga hidhërimi, në kështjellën e Prilepit, më 1014, rafsh 2 vite para se të lëshohen “serbët” të vrasin njëri-tjetrin.
Janë palët e vëna kundër njëra-tjetrës dhe të përziera. Duhet t`a shohim mirëfilli se këto janë palë, por jo “nacione” dhe “kombe”, siç thonë grekët, që janë “komb që në antikë”, sepse nuk ka pasur atëherë komb dhe shtet “grek”; serbët, gjoja që “janë themeluar qysh në 1331-1355, e më parë”, kur Stefan Dushani shpallej si mbret dhe perandor i Rrasisë, jo i Serbisë, sepse Kosova, Rrasia (Sanxhaku), Shqipëria, por edhe Maqedonia deri në Selanik quhej Albani, dhe Stefan Dushani quhej “rex Albania”, sepse Serbia nuk ekzistonte; dhe as kombi “makedon” nuk ekzistonte.
Zatën janë dhënë kështu edhe në historinë e vjetër të Zhan Zhak Fareivialit, në anë të kundërta, të cilat ndahen “në kombe”, si vllehët, por ne i nxjerrin këto të dhëna historike nga një spektër tjetër dhe e bëjmë me to të vërtetën historike.

Nëpër intrigat e shumta dhe të futura nga Fanari Ekumene i Konstantinopojës deri në të gjithë pushtetin e Perandorisë Bizantine, e vërejmë kombin pellazgo-ilir të shpërndarë nëpër të gjitha pikat nevralgjike të luftimeve, në të cilat marrin pjesë ata, e pjesën më të madhe të tyre e shohim si viktimë të këtyre luftimeve, të thirrur pak më ndryshe, e që është i njëjti komb, por që janë besnikë ndaj çështjes ideore e kombëtare, pa marrë parasysh fétë e shumta.
Në vitin 1054 krishterimi u nda përfundimisht në mes të dy kishave të krishtera: Kishës Ortodokse të Lindjes, me seli në Patrikanën Ekumene të Kostantinopojës; e Kishën Katolike të Perëndimit, me seli të vet në Vatikanin e Romës, ku mbahej tradicionalisht papati. Meqë Kisha e Lindjes shfryhej ndaj Vatikanit dhe Papatit, i përvetësoi disa parime nga islamizmi, sidomos sekretet, ndërsa Kisha Katolike e Romës mbeti e lidhur me taditën e krishterizimit tradicional. Ne shekullin e XV, me 25 maj 1453, Sulltan Mehemeti i II Pushtues, u bë perandor i Perandorisë Osmane, por edhe shef i Kishës Ordodokse të Lindjes dhe ndikonte në ortodoksizmin e Lindjes, ku sulltani ishte edhe shef i Xhamisë Synnite Ekumene, dhe Kisha ishte bërë xhami, pra ndikonte me dogmat e veta fetare. Kështu, gradualisht bizantinët u dëbuan si të padëshiruar dhe të mallkuar prej caqeve të historisë së gjërë si “mbetje patetike e dënuar të zhduket”, rreth vitit 1241 e këtej. Vetë Konsantinopoja kishte nevojë për një “restaurim” të saj dhe ishte periudha paleologe, që njihen 150 njerëz të letrave, të origjinave të ndryshme, ndër ta Igor Shevçenko, sllavo-rus.

25. Trup e tërthuer nëpër faqet e historisë

Atëbotë, jo vetëm urrejtja patetike e të gjithë armiqve tanë të përbetuar kundër nesh, që po e ndjejmë edhe sot me plot këngë nacionaliste sllave apo “makedone”, në Serbi, Mal të Zi, Rusi, Bullgari dhe Greqi, pa marrë parasysh se çka gatohet në viset e tjera, si p.sh. në Turqi, Spanje e Angli, por edhe në viset e tjera, të cilat, nuk do mend se i takojnë Evropës dhe na marrin nëpër brirë.
Ne u detyruam që t`a shkurtojmë këtë temë dhe të merremi me kohën tonë, më të vonë. Shtypit shqiptarë i nevojitet ky shqyrtim i veçantë, sepse jemi në vorbullën e armiqve tanë. Këtu nuk futet periudha e lavdishme e Gjegj Katriotit-Skenderbeut, të cilën, si fëmijë e kemi mësuar tërësisht. Kjo kohë është e njohur prej historisë.

Shkatërrimi i shqiptarëve ka ardhur nga osmanët për 500 e sa vite me radhë, në njëmijë mënyra, me qindra forma, me “kulturë” të fésë tjetër islame, e cila nuk është asgjë më shumë se krimi i legalizuar. U desh të lindet e të rritet me lot nëpër faqe Skenderbeu, i cili i pa të gjithë vëllezërit e mbytur, në jetën e dhunshme nën Perandorinë Osmane. Gjergj Kastrioti, i larguar nga familja, nga atdheu, i larguar nga vendlindja, i pa shqiptarët e kthyer në robër. Ai e kishte detyrë të parë që të merrte këtë punë mjaft të vështirë. Si të kthehej në Atdheun e robëruar deri në skaj, ku kishte lindur dhe e kishte e trashëguar nga i Ati, princ i Arbërve, Gjon Kastrioti; si të merrte në duar Atdheun e tij dhe si të zhvillonte aq beteja, me një komb të vogël, për 25 vite me radhë, në luftë të rrebtë e të përkryer me Perandorinë Osmane, që ishte pothuaj 1000 herë më e madhe, e që ishte “mësuar” me të gjitha dredhitë diplomatike e luftarake të Perandrisë Bizantine, të udhëheqjes, qeverisjes e vrasjeve kriminele dhe të nënshtrimeve; që ishte një e keqe e madhe e cila dëshironte që t`a glabërojë tërë botën. Gjergji u desh t`ua ndalë turrin, për të mos e marrë Evropën. U desh me qindra sakrifica të mëdha t`a lë të gjallë Shqipërinë, që edhe mbeti e vogël.
Pamarrë parasysh që Evropa nuk na deshi aspak të mirën dhe mezi e la me kufijt që ka Shqipëria dhe pjesën e madhe e shkapërderdhi nëpër 5 fqinjët antishqiparë, ne, po e lemë për më vonë. Po kthehemi në fazën e fundit të qeverisë Osmane.
Siç quhen atëherë “xhon-turqit e rinj” po vepronin antishqiptarisht. Po vepronin ngushtë sipas diktatit të kryepansllavistit të ri, bullgarit Jane Sandanski, të cilit Qeveria Osmane i jepte rrogë të majme mujore, rreth 50 dukatë. Me dërguarin e Rusisë, kryepanslavistin e madh, gjeneralin Ignatiev, të dërguar si ambasador, ai bashkëpunoi ngushtë në mes viteve 1909-1912, për çka i nxisnin grindjet midis shqiptarëve e turqëve, kështu që në Luftërat Ballkanike shqiptarët u lanë anash e nuk luftuan as kundër ushtrive të Aleancës Ballkanike.
Natyrisht, si pasojë e këtyre intrigave dhe e kësaj lufte, u pushtuan të gjitha tokat etnike të shqiptarëve, të boshnjakëve, të turqëve nga ana e Ushtrisë së Aleancës, pra nga serbët, bullgarët, grekët dhe malaziasit. Në të vërtetë, kjo tregon se nga cilat shtete na vijnë; kush janë këto shtete; kush është subvencionuesi i këtyre shteteve. Ne do ta themi më vonë, por kësaj radhe po vazhdojmë me Perandorinë Osmane.
Edhe në bazë të Kushtetutës së vitit 1876 ajo kishte kaluar tashmë në formën e Perandorisë kushetuese dhe parlamentare dhe ndahej në provinca, pra vilajete, të cilat i kishin të gjitha atributet e shteteve. Peradoria ishte bërë shtet federativ dhe organet qendrore përbëheshin nga të gjitha organet vendore e ishin krijuar nga të gjitha fétë dhe kombet. Kështu të themi se të gjitha fétë dhe kombet kishin të drejta të barabarta. “Trevat etnike shqiptare në Ballkan, ku zotëronte elementi shqiptar, u organizuan në 4 vilajete: Vilajeti i Kosovës me seli në Prishtinë, Vilajeti i Shkodrës me seli në Shkodër, Vilajeti i Janinës me seli në Janinë, Vilajeti i Selanikut/Manastirit me seli në Selanik/Manastir”. Pra, e shkruajtëm me dy emrat, sepse kur ishte selia e këtij vilajeti në Selanik, ai quhej Vilajeti i Selanikut; dhe kur kalonte kështu selia e vilajetit në Manastir, quhej Vilajeti i Manstirit. I vetmi vilajet që e ndërroi emrin në bazë të selisë, ishte ky vilajet. Prandaj, po e përfshijmë këtu, që të shihet. Në radhë të parë duhet t`a shohë këtë çështje Greqia, Maqedonia, Serbia, por edhe Evropa e Bashkuar, sepse bëjnë sikur “e kanë harruar” apo “nuk e dinë” këtë çështje.
Ajo që duhet të thuhet me këtë rast është fakti i pamohueshëm shkencor, se në gjysmën e parë të shekullit të XIV, në veprën e gjeografit iranian Bitlis shqiptarët janë të regjistruar si kavim, që d.m.th. komb, e jo si millet, që do të thotë popull. Udhëpërshkruesi turk Evlia Çelebiu, i cili e vizitoj Kosovën, shkruan se popullsia e Kosovës ishte popullsia shqiptare, kurse lumi Llab, i cili rrjedhë pranë qytetit Kosovë, buron në Shqipëri (Arnavutlluk). Sipas gjeografit iranian Bitlis, që në gjysmën e parë të Shekullit XIV, tërë ky regjion gjeografik është ndarë në dy regjione: Vilajeti i Bosnjës dhe Vendi i Shqiptarëve, pra tërë pjesa tjetër e Gadishullit Ilirik, që quhej Memlekt-i-Arnavut. Po në këtë shekull, në veprën “Kurora e historisë”, të Hoxha Sadeddin Efendiut, ndahet në Arnavuluk-Arnavudili dhe Bosna-Bosnja.
Në kohën e Perandorit Bizantin, Justinianit (527-565), që vinte prej fshatit Taurin, rreth Shupit, ilirët ishin banorët shumicë në tërë Gadishullin i cili thirret “Ballkan”, ndësa atëherë quhej Gadishulli Illirikum, pra gadishulli Ilir. Dhe, ky është perandori i vetëm bizantinë, i cili qëndron në të gjitha librat e Evropës e botës së gjërë, por nuk thuhet se ka qenë ilir dhe shqiptar, pra dardan, nga Mbretëria Dardane.
Meqenëse shqiptarët, si pasardhës të drejtëpërdrejtë të pellazgëve dhe ilirëve, kurse ilirët e mbizotëronin tërë Gadishullin Ilirik dhe për këtë thonë pushtuesit e këtij vendi, osmanët, që në fillin të shekullit të XIV, e tërë popullsia e kësaj ane në betejën e Kosovës quhej popullsi shqiptare, bytyn rumeli Halkina da “Arnavud” dediler. Burimet e mëvonshme historike i përforcojnë pohimet e cekura.
Janë të gjitha këto vetëm shfrimeve patetike antishqiptarë që kanë filluar gjatë kohës së evitimit të shqiptarëve në luftë kundër Perandorisë Osmane, e cila ishte në shkatërrim e sipër. Gjatë Luftërave Ballkanike, që thuhet sot kështu, se më parë nuk quhej “Ballkan”, por Gadishulli Ilirik, të gjitha shtetet që quheshin “sllave”, të ardhura përrreth tokave tona, u ngritën menjëherë kundër Perandorisë Osmane, duke na evituar si komb, sepse e kishin bërë plan ushtarakisht të na coptojnë.
Shqiptarët, në një pjesë të vogël u bënë me pushtuesit e trojeve të tyre, anipse nuk na llogaritnin si “komb”, por pjesa dërmusese u bë viktimë e dhimbshme e tyre.
Historia bën prova të mëdha të na lë në harresë, por ne nuk harrojmë asgjë…

26. Racizmi e diskriminimi ndaj Shqiptarëve në Maqedoni

Vrasjet, mbytjet, humbjet e herëpashershme në periudhat e ndryshme kohore, të bijve e bijave më të zgjedhur të kombit shqiptarë, të cilët vijnë edhe me njohurinë e ndihmën e shqiptarëve, koha na i lë plotësisht në harresë.
Na vinë ato si dhembjet më të mëdha që i përjetojmë kudo ku ndodhet ky komb, jashtë e brenda tokave të ashtuquajtura të Republikës së Shqipërisë, e cila i mbanë një pjesë të rëndësishme gjeografike, brenda vetes.
Dihet se humbjet më të mëdha i ka ajo në tokat jashtë Shqipërisë. Njëra nga këto është ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe kjo zhvillohet direkt nga Greqia, Serbia, Bullgaria, Rusia, nga shtetet kundërshtare me ne, pra nga Evropa.
Ne nuk po dalim këtu me emra e mbiemra, me shifra e numra, sepse kjo nuk ka të bëjë me racizmin e hapur kundër shqiptarëve, e as në nivelet më të larta të shtri-rjeve shtetërore të shteteve, por në radhë të parë e kemi shtrirjen e shteteve që e zhvillojnë këtë racizëm dhe shtetin që e dikton këtë racizën. Atëherë, në vijën e parë vijnë shtetet të cilat janë të preokupuara me gllabërimin e të drejtave themelore të gjuhës, identitetit kulturor, identitetit social, politik e të përgjithshëm kombëtar të shqiptarëve; ndërsa në vijën kryesore të këtyre shteteve vie Evropa e Bashkuar, me të gjitha shtetet që e përbëjnë, e mbështesin dhe i nënshtohen kësaj politike.
Në fakt, ne, racizmin, shovinishmin e diskriminmin e hapur të shqiptarëve duhet më së pari t`a shohim aty ku zhvillohet racizmi, shovinizmi e diskriminimi, por këto veprime destruktive ndaj shqiptarëve, me jetë e pasuri, nuk kemi si të mos e marrin dhe e shohim prej vendit që tolerohet kjo gjë e turpshme, prej vendit që heshtë, që i mbylllë sytë ndaj veprimeve të tilla kundër shqiptarëve, nëpër tërë territorin e saj. Ajo që heshtë, që i mbyllë sytë para racizmit e diskriminimit të rrebtë ditor, që nuk do ti ndalë këto veprime raciste e dikriminuese ndaj shqiptarëve, të cilët humbin jetë sa hap e mëshel sytë, ajo është që i lejon këto veprime të hapura, ajo që i njeh këto veprime apo që i dikton këto politika është vendi kryesor – Evropa.
Ne po i referohemi ekspertit për çështjet e Ballkanit, Profesor Danel Server, i cili konsultohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë për politikat në këtë rajon, nënkupton se hapja e kufijve të ish-Gadishullit Ilirik e që sot quhet “Ballkan” është hapje e kutisë së Pandorës. Kjo gjë në të vërtetë nuk i duhet Amerikës dhe as aleatëve të Evropës, por Evropa ka çasje raciste përgjithësisht ndaj shqiptarëve. Pra, nuk mund të ketë as bashkim me Shqipërinë dhe as ndarje të Kosovës, por minimin e tyre.
Çfarë çasjesh ka sot Evropa me politikën e përgjithshme të saj ndaj shqiptarëve, ne e kuptojmë dhe e shohim nga shkarkimi i ambasadores greke në Bashkimin e Evropës, Aleksandra Popadhopulu, e cila në fakt shkarkohet sepse është e lidhur me çështjen e Shqipërisë dhe të Greqisë dhe se në këtë drejtim ajo ka pasur disa mosmarrëveshje me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, që e drejton politikën e Evropës, z. Kotzias. Ajo është arvanitase dhe nuk është e pajtimit me politikën e Greqisë.
Por, raste të tilla raciste na vinë prej Maqedonisë, Evropës së Bashkuar, Greqisë e Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Bullgarisë, etj.; rastit të Kumanovës; vrasjeve në duart e Policisë Maqedonase të disa personave të veçantë; botimit të pseudohistorianit të ashtuquajtur “maqedonas”, Branisllav Svetozareviq, që ka të bëjë me njollosjen e shqiptarëve të këtushëm, “Maqedonia e Tetovës nga ala turka në ala franka”, deri te fëmijët “maqedonas” të cilët mësohen nëpër shkolla që t`i urrejnë shqiptarët, apo ndërlidhja e tyre me Rezolutat e Këshillit të Evropës, e një ndër to është edhe një Rezolutë e Këshillit të Evropës me 176 akuza racore antishqiptare, që ndërlidhet me UÇK-në dhe Dik Martin, etj., dhe janë një dëshmi e gjallë e këtyre lojëve.
De facto: ata nuk mund të quhen aspak “makedon” dhe Evropa e vendosi në libra të shumtë shkollore e univesitarë si “kombi makedon”, që është një shkelje e rëndë e nocioneve etnike, kombëtare, njerëzore të shqiptarëve dhe nuk ka baza ligjore, etike e filozofike për t`a shpallur kësisojit. Ne po e marrin një rast të veçantë të historisë, prej gazetës “New-York Daily Tribune”, të datës 3 maj 1903, ku në “Konfliktet etnike ballkanike”, thuhet “se në Prilep, shqiptarët, turqit dhe bullgarët kanë qenë afërsisht të njëjtë”, apo në artikullin tjetër, ku Shkupi para 115 viteve ka qenë me shumicë shqiptare dhe në statistikën e atëhershme nuk figuron asnjë “makedon”.
Pra, siç shihet kanë qenë bullgarët si okuptatorë në Maqedoni dhe ata nuk kanë aspak fytyrë që ta përbaltin emrin e fjalën “makedon” duke u regjistruar si të këtillë, në tërë Evropën dhe Botën. Kundër kësaj thirrje të “makedonëve” si “makedon” janë qindra fakte të pamohuara, nga shtypi e historia. Siç e shohim, përpara 115 vjetëve ai nuk figuron në asnjë regjistrim si “makedon”, por vetëm si bullgarë.
Aktualisht ata e kanë “bindur” edhe një pjesë të mirë të shqiptarëve, si p.sh. në shtypin ditor dhe aktual të Maqedonisë, të cilët “e shkruajnë” dhe “e mësojnë” vetëm si të tillë, sepse shumica nuk ka pasur rast të lexojë e të njohë të vërtetën historike, për veten e as bullgaro-maqedonët, madje as në të kaluarën e lashtë historike.
Po t`i lejojmë ata t`a quajnë e të regjistrohen si “makedon”, do t`a merrnin edhe “të drejtën” në veten e tyre që të mund të “thirren” me figurat më madhore të historisë pellazgo-ilire, duke i përfituar me shpejtësi jashta Shqipërisë, si p.sh. Aleksandrin e Madh, dhe ne të na radhitnin “si pakicë” nëpër Maqedoni.
Se janë okupatorë dhe se kanë qenë në të kaluarën poashtu të këtillë, e tregojnë arbitrarisht sjelljet e tyre të përgjithshme: na urrejnë dhe duan të na shkatërrojnë.
E kanë “të drejten” të bëjnë çmos me qeverisjen; me shfrytëzimin e të hollave; edhe me shifrat e statistkat e tyre dhe të shpallen se kanë të drejtë të na qeverisin.
Sllavizmi dhe ortodoskizmi janë armiqtë më potencial që i stimulojnë bullgarët e Maqedonisë. Ata edhe gjeneratat e reja i mësojnë të na urrejnë, të na përçajnë, të na asimilojnë, ose të na zhdukin përtej bjeshkësh dhe rriten me antishqiptarizëm.

Të tjerat, do t`i themi në vazhdimet tona…

Shikoni veprën e Zhan Klod Faveirialit, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, Plejad, Tiranë 2004, faqet 250-252.
Shikoni punimet e mia apo veprën e Muharrem Abazit, “Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”, Tiranë 2013, faqe 359.
Shikoni në të njëtën vepër, faqe 358.
Ju lutem shikoni punimet e mia “Shpalime për Evropën”, në faqen time të internetit, http://www.brahimavdyli.ch.
Shikoni shkrimet e mia “Maqedonia në vorbulën e fqinjëve atishqiptarë”, të botuara edhe në shtypin e gjërë shqiptar dhe te hedhur në faqen time http://www.brahimavdyli.ch, “Maqedonia shqiptare”, 1-10.
Shikoni edhe njëherë veprën e Fiqret Barbullushit, “Homeri-Historia, Racizmi”, Tiranë 2011, faqe 89.
Shikoni veprën e Zhan Klod Faveirialit, “Historia (më e vjetër) e Shqipërisë”, Plejad, Tiranë 2004, faqet 153-155.
Shikoni statistikat e Wikipedia, “Republika e Maqedonisë”, https://en.wikipedia.org/wiki/Portal:Republic_of_Macedonia, apo në shkrimin tim, “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, Pesa e IX-të, në shtypin dhe faqet e internetit.
Shikoni po atë vepër të Zhan Klod Faveirialit, faqe 152.
Shikoni edhe njëherë veprën e Prof. Dr. Skender Rizajt, “Falsifikimet e historiografisë serbe”, Prishtinë 2006, faqe 20.
Shikoni te e njëjta vepër e Prof. Dr. Skender Rizajt, faqe 51.
Averil Camerun, “Bizantinët”, Dituria”, Tiranë 2008, faqe 96.
Prof. Dr. Skender Rizaj: “E drejta historike shqiptare për vetvendosje”, QMP, Prishtinë 2005, faqe 14.
E njëta vepër e Prof. Dr. Skender Rizajt, faqe 13.
Prap në faqen 14 të së njëtës vepër.
Po aty, e njëta faqe 14.
Prof. Dr. Skender Rizajt, “Falsifikimet e historiografisë serbe”, A-Print, Prishtinë 2006, faqe 24-25 dhe artikujt e mi, në http://www.brahimavdyli.ch/armiqtë-tanë-2a.
Shikoni në këtë vepër, të përmendur më lartë, faqe 24.
Shikoni veprën e cituar, faqe 24 apo edhe artikujt e mi, “Armiqtë tanë…-2b”, “Armiqtë tanë…-2d”, “Armiqtë tanë…-2e”, etj., në faqen time të internetit, http://www.brahimavdyli.ch.
Shikoni në të njëtën faqe, 24. të Prof. Dr. Skender Rizajt.
Shikoni për krahasim artikullin “Daniel Serwer: Evropa ka çasje raciste ndaj shqiptarëve”, me 17 prill 2015, http://www.shqiperiaebashkuar.info/ 2015/04/daniel-serwer-evropa-ka-qasje-raciste-ndaj-shqiptareve/
Shikoni shkrimin e shkurtë “Shkarkimi i ambasadores greke në BE sepse është arvanitase”, 19 tetor 2015, http://www.mapo.al/2015/10/shkarkimi-i-ambasadores-greke-ne-be-sepse-eshte-arvanitase.
Shiko artikullin e veçantë, të datës 8 gusht 2015, në http://shqiperiaebashkuar.info/2015/06/policia-sllavo-maqedonase-ne-panik-alarm-per-sulme-dhe-hakmarrje-te-shqiptareve/
Shikoni lajmin “Maqedonasit t`primë me i njollosë shqiptarët”, në http://www.rrokum.tv/3/maqedonasit-t-039prieme-me-i-njollose-shqiptaret-21612.html
Shikoni artikullin e dhënë në Zhurnal, me 22 tetor 2015, “Fëmijet maqedonë trajnohen në shkollë që ti urrejnë shqitarët”, http://www.zhurnal.mk/content/?id=15102215524753.
Shikoni shkrimin polemik të Prof. Dr. Hakif Bajramit, “Rezoluta e Këshillit të Evropës atentat me 176 akuza racore antishqiptare”, botuar më 15/18 korrik 2015, e shtypur në shumë gazeta dhe e ruajtur edhe prej meje, p.sh. në http://shqiperiaebashkuar.info/2015/07/rezuluta-e-keshillit-te-evropes-atentat-me-176-akuza-racore-antishqiptare/.
Shikoni artikullin “Para 100 vjetëve shqiptarët ishin shumicë në Prilep”, me 9 shtator 2014, në http://shqiperiaebashkuar.info/2014/09/para-100-viteve-shqiptare-ishin-shumice-ne-prilep/.
Shikoni shkrimin “Shkupi para 100 viteve me shumicë shqiptare, maqedonasit nuk përmenden askund?!”, me 7 prill 2015, http://www.shkupi24.com/shkupi-para-100-viteve-me-shumice-shqiptare-maqedonasit-nuk-permenden-askund/.