Nga Skënder MULLIQI
Secili prej nesh mbrenda ditës, javës apo muajt, e kujton të kaluarën. I kujtojmë çastët e bukura dhe të hidhura të cilat i kemi përjetuar. Disa ngjarje dhe data mbesin më thellë në kujtesën tonë. Me kujtohet shpesh shtëpia e vjetër dhe kulla tre katëshe prej guri, të cilat janë histori në vete. Këto kulla mbijetuan shumë sfida të kohës, shumë fortuna dhe ishin kala e pa kalueshme për armiqët tanë shekullor… Shpesh pleqët tanë na rrefenim për trungun familjarë, për katrahurat që ua kishte sjellë jeta dhe mbijetesa nga okupatori mizor serbosllavë.
Babai na tregonte së gjyshi i tij ishte therë me singija para shtëpisë se vet nga serboçetnikët… Rrëfente së si djali i axhës së tij ishte pushkatuar në luftë kunder forcave çetnike në Mal të Zi… Na tregonte së edhe mashkujtë tjerë kishin marre pjesë në luftë kunder serboçetnikeve …
Ishin vitët e 60-ta kur botën demokratike e kishte pushtuar muzika e paharruar grupit të Bitëllsave të famshem edhe sot. Ndërsa shqiptarët e Kosovës hiqnin të zitë e ullirit nën Jugosllavinë zullumqare të Josip Broz Titos dhe Aleksandar Rankoviqit.
Por, megjithate lajm i gëzueshem për shqiptarët ishte largimi Rankoviqit nga posti i lartë shtetëror që mbante. Ai nuk ishte larguar nga posti për hater të shqiptarëve, por ishte bërë i rrezikshem për vet fronin e diktatorit, Tito. Rankoviqi bashkë me shovenistët tjerë serbë, kishin bërë plane shfarosëse karshi shqiptarëve autokton.
Kishin hartuar edhe planin e shpërguljëse së shqiptarëve për në Turqi…Me kujtohen shumë emisione që i kisha shikuar për Luftën e Dytë Botërore dhe viktimat e pafajshme të një lufte të pa kuptimtë ….E shumë çka tjeter në atë kohë që është vështirë të përmblidhen në një shkrim të vetëm. Shekulli i kaluar ishte shekull I luftërave të ndryshme në botë. Ishte shekull shëmbjës së sistemit të urryer komunist në Evropë.
Shekulli i kaluar ishte shumë domethënës për shqiptarët në hapsirat ballkanike.Në Shqipëri u përmbys diktatura e Enver Hoxhës. Shqiptarët më shpërbërjën e ish-Jugosllavisë, arritën pas shumë vitësh të okupimit ta fitojnë lirinë dhe shtetin e tyre. Por, fatkeqësisht këto garnitura pushtetare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni nuk jane liruar krejt nga kjo logjikë e mbrapshtë komuniste.
Në këtë botë fatkeqësisht gjithmonë kan ekzistuar njerëz të cilët kan pasur vetëdije të ulët karshi njerëzve mbrenda sojit të vet apo racave tjera. Këta njerëz nuk i kan kotrolluar dhe nuk po i kontrollojnë veprimet e tyre.
Koha bashkëkohore për dallim nga e kaluara po na i sjellë shumë afër të gjitha ndodhitë e mira dhe të keqija përmes mjeteve moderne elektronike. Njeriu i kohës moderne nga ndikimi ngjarjeve të servuara nga mediat elektronike dhe interneti, ka bërë që këto ngjarje ti përjeton rëndë edhe psiqikisht. Çdo njeri normal e gadasin rëndë ngjarjet rënda që po ndodhin sot në shumë vende të botës. Janë rreqethëse kur njeriu shikon vrasjët makabre të “kamikazëve” të ndryshem me mendje te retarduar dhe të indokrinuar nga ekstremizmat fetarë.Janë të rënda skenat nga lufta në Siri. Po edhe më tënda për ne ishin skenat nga lufta në Kosovë.Vrasjet dhe masakrat serbe sikur janë harruar nga pushtetarët të etur për pushtet.
Bota po përballet me migrimet masive për shkak të shpërthimit të shumë luftërave në botë. Lufta në Irak, Avganistan, dhe Lufta në Siri bën që shtetet e zhvilluara të përballën më valën e madhe të migrimit. Të gjitha këto skena rreqethëse që po na servohen, nuk kalojnë pa lënë gjurmë tek fëmijët tanë. Edhe të ligat që na goditën pas luftës si pasojë e punës së mbrapshtë për 16 vite të kësaj garniture politike, po lënë gjurmë të pashlyeshme…