Etja për pasurim dhe koncesionet e dëmshme politike

0
26

Koment

Nga Skëndeer MULLIQI

Gjithmonë në këtë botë ka pasur njerëz të pasur.Dikur ka qenë vështirë të bëhësh i pasur në Kosovë pa dërdhur shumë mund dhe djersë. Faza e kalimit prej sistemit socialist në sistemin kapitalist u bë parajsë e vërtetë për strukturat e caktuara politike. Tash puna e të bërit i pasur nuk është fare problem. Strukturat e caktuara në pushtet mirë e shfrytëzuan situatën në Kosovë, për tu pasuruar pa mund. Dikush mori ish fabrikat me çmime simbolike, duke përfituar pastaj shumë fish nga një matrapazëllëk i tillë. Dikujt i ranë hise tokat shoqërore. Shumë të tjerë ndanë “gjahun” duke i përvetësuar shumë objekte shoqërore në qendra të qyteteve etj.

Krejt kjo ndodhi ne emer të privatizimit të keq që u ba. Pasuria ra në duar të një pakice, e shumica mbeten duarthët duke shikuar siq thuhet qiellin. Të gjitha këto komentohen shumë ne popull për të keq. Njerëzit thojnë “a po sheh more se çka po bahet, po pasurohen njerëzit mbrenda natës, e ne mezi po mbijetojmë”. Pak kush ka menduar së do të ndodhin këso përvetësimesh, këso hajnish të hapura, dhe as kush mos të ndeshet me ligjin. Ky pasurim më shpejtësi të madhe shihet edhe nga qielli së janë pasurime më shumë të jashtëligjshme. Politikani i vërtetë dhe biznismeni me identitet e don së pari popullin e vet dhe punon dhe vepron ndërshmerisht. Nuk thëm se të këtillë nuk ka sot në Kosovë, por dorën në zemer kan mbetur të pakët. Ata të cilët janë me identitet edhe janë të dashur për familjën e vet për rrethin, janë të dashur edhe për mbarë shoqërinë.

Kategoria e dytë e pasanikëve e që janë sot shumicë, janë të pa nderuar nga vet familjët e tyre, janë të pa respetuar para popullit dhe nuk gëzojnë asnjë reputacion të mirë. Dhe, sigurisht se gjithmonë janë në sy të keq edhe të mediave.E gjithë kjo ka rezultuar me ndarjën e pa merituar dhe ndarjën e madhe në klasa. Kan arritur aq shumë ta varfërojnë popullin dhe aq shumë ta gjunjëzojnë sa është shumë e pa kuptueshme. Dhe, ajo që për mua është edhe më e keqe, flet fakti së nga ky gjunjëzim i madh kan arritur të amortizojë çdo levizje kundër të gjitha këtyre padrejtësive që nuk kanë të ndalur.

Lëshimet politike ku preket direkt edhe statuti politik i Kosovës siq janë Asociacioni i Komunave Serbe me kompetenca vendimarrëse, dhe në anën tjetër humbja e territoreve me Malin e Zi, janë ana tjetër e ërret e këtyre strukturave pushtetare.Trojet shqiptare u ndanë si me gersherë shumë herë gjatë historisë pa drejtësisht, dhe tash sikur kjo po na përseritet. Dihet se Serbia dhe Greqia arriten që me grabitjën e tokave shqiptare ta zgjerojnë territorin e tyre për disa herë. Tash Serbia pas këtyre lëshimeve po kërcnohet edhe më luftë e trimëruar edhe nga rusomadhi, Vlladimir Putin I cili ka paralajëmeruar instalimin e një baze ushtarake në Luginë.

E fillova shkrimin për mënyrën e pasurimit, me arsyen se po këta njerëz të politikës dhe parapolitikës për ta ruajtur disi këtë pasuri me duket mua, po bëjnë edhe koncesione politike të dëmshme. Edhe përplasjët e fundit në Parlament me ndonjë përjashtim, po bëhën më shumë për pushtet. Opinioni i gjerë publik, gjithnjë e më shumë po është vështrues së në Qeveri dhe Parlament kemi më bollëk matrapazë politikë dhe analfabetë potencial. Kjo po ngjetë në vazhdimësi pas luftës. Derisa po gjenden në pushtet nuk flasin, si po zbresin nga postet e larta, për ti hy në hater popullit dhe për ti larë mekatet e tyre, po flasin për të metat e mëdha të sistemit dhe keqpërdorimet. Këto veprime kontradiktore dhe qendrime dualiste të kësaj kaste politike janë bërë pengesë e madhe e avansimit të te gjitha proceseve zhvillimore në Kosovë…