Nuk është normale që monopolizimet të quhen demokratizim

0
34

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Shumë gjenerata kan lindur nën okupim nga Serbia. Sigurisht se mendimet e tyre për jetën kan qenë pak me ndryshe. Pas përfundimit të luftës kemi menduar dhe ëndrruar së jeta do të jetë më e mirë, me më pak telashe jetësore, së do të jemi më të shëndosh psiqikisht dhe fizikisht, së do të jemi të relaksuar në rrugë, lokale dhe çdo kund tjetër.Rënd i kemi përjetuar torturat, vrasjët, dhunimet dhe shumë të keqija gjatë okupimit dhe gjatë luftës së fundit çlirimtare.

Pas lufta na gjeti të gatshem ta rindërtojmë vendin e rrënuar nga flakët e luftës. U bën 16 vite pas luftës. Çfarë vitësh ishin këto? Ishin vite me plotë sfida. Nuk arritem shumë të largohemi nga telashet e mëdha që po i sjellë jeta në tranzicion.Në vend të jetës më të rehatshme, në vend të tipareve të mira nga e kaluara, kemi një situatë krejtë të kundertë. Mësuam ta urrejmë njeri–tjetrin, së pari duke filluar nga familja, nga rrethi me i gjerë, ta urrejmë njëri-tjetrin në baza partiake dhe në baza krahinore.Ai që ka arritur të forcohet materjalisht, të tjerët po i sheh nga largësia, i sheh si njerëz të cilët nuk janë të nivelit të tij. Ndihma dhe solidariteti tashmë kanë mbetur dy nocione të harruara.Ata që u ngriten mbi të tjerët materjalisht janë një kategori njerëzish të cilët nuk zgjodhen mjete dhe metoda.

Dihet së u pasuruan më do farë meritash më shumë imagjinare së gjoja na paskën luftuar më shumë, ose ndonjë meritë tjeter. Ende nuk është mbyllur faza e tranzicionit të kalimit tonë në kapilalizëm. Ky sisitem u keqkuptua, e më shumë u keqpërdor qëllimisht nga kjo kastë politike e degjeneruar, e cila pa mëshirshem grabiti dhe plaçkiti, duke i kthyer këto vese të qorditura në normalitet. Nuk është normale që dikush të jetë pronarë i shumë të mirave materjale. Nuk është normale që shumë kush pa të drejtë dhe pa dëshirën e tij duhet të punojë për ta.

Nuk është normale dukuria e lidhjeve familjare në punësim dhe pasurim, lidhjët farefisnore, malverzimet të konsiderohen si aftësi .Nuk është aspak normale që monopolizimet të quhen demokratizim.Nuk është normale që të gjitha të mirat materjale nga të cilat mvaret jetesa dhe prosperiteti ynë, të bëhën pronë e vetëm një grupi shoqëror, pa asnjë mund. Ky popull ka mbetur i stopuar në kohë dhe hapësirë nga matrapazët e kësaj kaste politike.

Në vend që e gjithë energjia e kësaj rinie të shpenzohet në punë, për ta ndërtuar jetën dhe ardhemerinë, kjo po shëndrrohet detyrimisht në energji negative. A është e mundur që njeriu normal të duron kaq gjatë këto tortura të kurdisura nga një grup i caktuar njerëzish të politikëbërjës, dhe nga një grup njerëzish të para politikës? Por mos të harrohet së të gjitha këto padrejtësi, do të vjen koha kur mund të shëndrrohen në reakcione të fuqishme.

Jemi ba popull tragjikomik, dhe kjo është një goditje e rëndë. Jeta kërkon, besim guxim, zemer, mendje, aktivitet dhe mos dorëzim para çfardo vështirësive qofshin ato. Këtij vendi dhe këtij populli nuk po i tregohet e vërteta.Një ditë përfundimisht gjërat do të bijnë në vendin e vet.Rruga e të vërtetës, prosperitetit dhe demokratizimit mund të stopohet për një kohë por kurrë të ndalët…