KEPUCET E SHTEGETIMIT TE PAQES

0
64

Shkruar nga gazetari dhe poeti Ndue Lazri

Artizani shqiptar ne Mantova, PETRIT KOZELI i dhuron Papa Françeskos nje pale kepuce me ngjyrat e flamurit shqiptar

Ai dikur ka qene nje fotograf i talentuar, qe punonte ne Tirane. Me shpirtin e artistit gjurmonte pejsazhe te bukura, karaktere te veçante njerezish, detaje shprehese nga dukurite jetesore dhe i fiksonte ne fokusin e tij. Quhet Petrit Kozeli.
Shpirtin e artistit dhe aparatin fotografik i mori me vete edhe kur emigroi ne Itali si qindra e mijera shqiptare te tjere. Dhe u vendos ne qytetin e bukur te Mantovas. Qyteti i dukeve Gonzaga, i vendosur si nje ishull magjik mbi tre liqene te formuar nga lumi Mincio, qyteti ku internuar Romeon per te penguar dashurine e tij me Zhuljeten, qe ishte 30 km me tej, ne Verona, qytet romantik me nje qender te ngrohte, karakteristike e mikpritese e te vizituar ne çdo stine nga shume turiste.
Por, nje emigrant i ardhur nga Shqiperia, nuk mund te jetonte ketu me profesionin e fotografit. Aq me teper te mbante edhe familjen, te shkollonte femijet. Duke shetitur rrugeve te qytetit, atij i erdhi ne mendje te behej artizan, te hapte nje dyqan per riparimin e kepuceve. Faktikisht qyteteve italiane pika te tilla artizanale jane te rralla, ndaj dyqani i tij filloi te kishte shume shpejt kliente. E puna e Petritit pelqehej nga klientet, se ai vinte ne ate pune te thjeshte diçka nga bota e tij artistike, e bente ate me pasion e dashuri, duke u shquar per cilesine e larte ne riparime, i priste e i percillte klientet me buzeqeshje e miresjellje. Duke qene ne qendren historike te qytetit, dyqani i tij binte ne sy edhe per rregullin e pastertine. E u be shpejt i njohur per mantovanet.

Shpirti i artistit mbetet tek njeriu edhe kur ai merret me punet me te thjeshta e me zanatet qe mbase ne dukje nuk kane te bejne me artin. Ai vlon brenda krijuesit dhe e nxit e frymezon ate per ide te reja, per ta kthyer ne art gjithçka qe ze me dore. E nje dite Petritit i vjen idea te prodhoje vete nje pale kepuce. Jo kepuce te zakonshme, por unikale, te personalizuara. Prodhon nje pale kepuce me ngjyrat e flamurit italian, te cilat ia dhuron ish-presidentit italian, Giorgio Napolitano. Presidenti befasohet nga kjo dhurate, e çmon, interesohet ne Mantova per artizanin shqiptar dhe autoritetet lokale i flasin me simpati per emigrantin shqiptar te integruar plotesisht ne qytetin e tyre. Presidenti italian i jep atij titullin “Cavaliere del Ordine”, qe u jepet vetem njerezve me merita te shquara ne fushen ku ata veprojne. Nje nder i veçante edhe per komunitetin shqiptar ne Itali.

Per Petritin me kishte folur mikja ime, Anila Kaja, presidente e shoqates “Le aquile” e qytetit te Mantovas, shoqate qe ben pjese ne federaten tone FNAI. Edhe Anila eshte integruar mire me familjen e saj ne kete qytet. Natyre e gjalle, dinamike e karizmatike, ajo ka ndertuar raporte shume te mira me autoritetet lokale dhe punon si pergjegjese e personelit ne Pallatin Te, nje nga pallatet me prestigjioze te qytetit, residence e prehjeve e zbavitjeve private te dukeve Gonzaga. Me poetin dhe ambasadorin shqiptar ne Vatikan, Visar Zhiti, patem kenaqesine ta vizitonim kete pallat, duke patur si guide dhe cicerone pikerisht Anilen, e cila njeh me detaje çdo salle, afresk e basoreliev te tij dhe flet per to me kompetencen e nje historianeje e kritikeje arti.

Ishte Anila qe na ftoi keto dite, edhe Visarin, edhe konsullen shqiptare ne Milano, Luljeta Cobanaj,edhe mua ne nje veprimtari tematike te organizuar nga shoqata “Le aquile” ne bashkepunim me komunen e qytetit te Mantovas.
E ne qender te kesaj veprimtarie ishte perseri artizani shqiptar, Petrit Kozeli. Pas vizites se Papa Françeskos ne Tirane, ai ishte frymezuar nga kjo vizite, nga mesazhet e qarta qe dergoi papa mbi vellazerimin midis besimeve fetare ne Shqiperi, mbi udhetimin e perbashket ne udhen e paqes. E ai vendosi te krijoje nje pale kepuce me ngjyrat e flamurit shqiptar, per t’ia dhuruar Papa Françeskos me rastin e njevjetorit te vizites se tij ne Shqiperi. I ka quajtur ato kepucet e shtegetimit te paqes edhe ne letren percjellese qe i dergon papes bashke me kepucet.
Bashke me Visarin dhe Luljeta Cobanajn, me Anilen e shqiptare te tjere qe mblidhen prane dyqanit, e vizitojme ate njesi te vogel artizanale, marrim ne dore ato kepuce te punuara mjeshterisht me cilesi te larte, ku spikat shqiponja ne qender, te cilat poeti Visar ne pershendetjen e tij do t’i quante nje metafore e bukur, qe simbolizon endrren e njeriut per te shtegetuar drejt viseve te largeta e drejt paqes. Madje ai i sugjeroi Petritit qe edhe dyqanin e tij ta quante: “Shtegetojme sebashku”.

Nga dyqani kalojme ne komunen e Mantovas, per te marre pjese ne veprimtarine tematike te organizuar pikerisht per kete eveniment, per nisjen e kepuceve nga Mantova drejt Vatikanit, nepermjet ambasadorit shqiptar. Marrin pjese te gjitha autoritetet lokale te Mantovas, qe nga kryetari i bashkise se qytetit, Mattia Palazzi, keshilltari rajonal, Marco Carra, prefekti Carla Cinciarelli, peshkopi, kuestori, komandanti i karabiniereve, perfaqesues te policise lokale, te urdherit te kavaliereve, te UNICEF-it, drejtori i Pallatit Te, presidenti i keshillit komunal Massimo Allegretti, assesori i komunes, Jacopo Rebecchi, perfaqesues te shoqatave shqiptare dhe te artizanatit mantovan etj. Nje ceremoni e bukur, me pershendetje prej kryetarit te bashkise e te ambasadorit Visar Zhiti, te konsulles Luljeta Cobanaj e te presidentes se shoqates, Anila Kaja, pershendetje ne emer te Federates Nazionale te Shoqatave Shqiptare ne Itali (FNAI) etj. Ceremonia, dreka e shtruar per nder te te ftuarve ne nje nga restorantet e Mantovas dhe koktejli pas ceremonise krijuan nje atmosfere, ku evidentohej qarte ajo dashuri e ai respekt i ndersjellte qe eshte krijuar ne kete qytet midis qytetareve e autoriteteve lokale italiane dhe emigranteve shqiptare qe tashme shikohen si nje realitet pozitiv e nje faktor nderlidhes miqesor midis Italise e Shqiperise. Me ambasadorin Visar Zhiti dhe konsullen e pergjithshme ne Milano, Luljeta Cobanaj pata kenaqesine te bisedonim edhe per veprimtarite e Federates FNAI e ata shprehen deshiren te jene te pranishem ne veprimtarite qe do te organizojme ne te ardhmen.

Dergoi per publikim: Gjin Musa