Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Kriza shoqërore prodhon edhe krizën individuale. Dihet se për ta ndërtuar të ardhmen, për ta kuptuar më mirë të sotmen nevoitet ta kujtojmë gjithmon të kaluarën. Nga e kaluara trashëgohet shumëçka,e mira dhe e keqja. Çdo gjë që është e mirë, është mirë të trashegohet, kurse e keqja nese jo shpejt, gjithsesi duhet të mbetet në kujtesë si diqka e hidhur, si diqka që nuk na duhet. Shumë çka këtu mvaret nga identiteti individual dhe shoqëror. Shtetet të cilat vonë janë ndarë nga komunizmi si sistem qe shumë të keqija i ka sjellë njerëzimit, e kan veshtirë të lirohen krejtësisht nga ky sistem kompremetues. Edhe përkunder që kemi kaluar në shekullin 21 dhe kemi kaluar në sistemin bashkëkohor kapitalist, ende nuk jemi liruar nga veset e keqija të cilat i ka pasur sistemi komunist.
Në sistemin kapitalist kemi një rend shoqërorë krejt tjetër, kemi ndarje klasore krejt ndryshe, kemi avansim të teknologjisë, structurë dhe një ndërtim krejt ndryshe nga sistemi komunist. Vendet ballkanike, kështu edhe Kosova deri me tash pak e kanë përqafuar sisitemin kapitalist si në formë ashtu edhe në përmbajtje. Ne Kosovë ashtu edhe në Shqipëri kemi stagnacion të proceseve demokratike dhe zhvillimore. Ky stagnacion ka lidhshmeri më shumë me individët, por edhe më një pjesë të madhe të shoqërisë e cila nuk është liruar nga logjika komuniste e të menduarit dhe të vepruarit.
Kjo logjikë është dukë na mbajtur në rrethin vicioz. Ata që sot po e udhëheqin shtetin në Kosovë dhe në Shqipëri, janë duke punuar më shumë me logjikën komuniste. Kemi mbetur më një këmbë në komunizem dhe me tjetren në kapitalizem. Ky dualitet është duke na sjellur telashe të mëdha në planin e mbrendshem ashtu edhe në planin e jashtëm. Për të qenë e keqja më e madhe këta udhëhëqes shtetëror dhe partiakë, e kanë një pjesë bukur të madhe të popullatës e cila mendon sikur voxhdet e tyre. E gjithë kjo po rezulton edhe me konflikte ndërpartiake, të cilat konflikte bartën automatikisht kur bëhët fjalë edhe për shtetndërtim.
Pse themi kështu? Partitë majtiste dhe partitë e orjentimit te djathtë me koncepte të kundërta që janë bien ndesh natyrisht edhe kur bëhët fjalë për çështje kapitale shhtetërore. Thyerja e shtizave po është e veshtirë dhe nuk kalon pa turbulenca të mëdha të cilat mund të na sjellin edhe deri të ndonjë konflikt i hapur. Ferkimet e ashpëra kryesisht të dy krahëve politikë në Parlamentin e Shqipërisë dhe në Parlamentin e Kosovës, nuk përkojnë me normat e demokracisë. Këto ferkime të ashpërsuara të djathtës dhe të majtës, nuk po kalojnë pa ndikime politike edhe në popull. Në vend të shfaqjës së rivalitetit korrekt, shpesh ky rivaitet po shndrrohet në dhunë.
Ajo që po ndodhë kohën e fundit në skenën tonë politike është jashtë domenit të sistemit dhe ka tejkaluar përmasat demokratike të sjelljës. Imponimin e një gjendje të tillë kaotike më shumë e kan në dorë liderët partiakë me orjentime të majta politike.E gjithë kjo hallakam që po ndodhë para syve tanë dhe botës demokratike në Parlament, unë mendoj së është imponim i njëmendësisë politike, e cila ka për synim ruajtjën e pushtetit më çdo kusht, apo marrjen e pushtetit më çdo kusht. Në mes gjithë kësaj lufte për pushtet po pëson populli të cilin e kan futur në mes, dhe po merr goditje të rënda secilën ditë e më shumë. Lufta për pushtet shumë theksohet shumë në sistemin komunist, duke mos zgjedhur mjete.
Ka humbur dinamika e zhvillimit që e karakterizon sistemin kapitalist, nuk kemi aktivitete institucionale ose ato janë stopuar, identiteti i secilit njëri po bëhët më i vështirë etj. Na kan kapluar negativitetet nga kjo kastë politike e pa pergjegjshme dhe e pa moralshme. Por, kjo nuk na çuditë shumë kur kemi të bëjmë më njerëz që kan mbetur më logjikën e shekullit të kaluar. Gjithnjë e më shumë po humbim nga kreativiteti, po humbim në planin filozofik dhe planin etik. Kjo godet direkt në moralin njerëzor, duke e penguar ate në krijimin e të mirave materjale. Po humbim energjinë pozitive e cila është qensore për vansimin e demokracisë dhe avansimin e proceseve zhvillimore aq shumë të nevojshme për këtë fazë të tranzicionit, të cilën nuk po e kalojmë si duhet. Mediat e shkruara dhe ato elektronike më shumë ishte dashur ta zbërthejnë së ku është problemi i gjithë kësaj që po ndodhë, së sa të na servojnë ate së kush çka i tha apo e ofendoj kënd nga politikanet apo analistet politikë.
Kjo nuk na ndihmon të dalim nga kriza. Nga kriza mund të dalim kur ta zbërthejmë mirë së ku qendron problemi, jo te merremi me shumë me pasojat. Kështu si po na shkojnë punët keq, jemi larg lirisë individuale dhe larg jetës dinjitoze.Kur të zvoglohen dallimet ideologjike dhe klasore edhe mund të presim zhvillim dhe progres të gjithëmbarshem. Ne këtë krizë globale ishte dashur të gjithë pa dallim e veqmas ata që gjenden në krye të shtetit, të mendojnë për shtetin dhe popullin krejt ndryshe, duke i lënë anash zënkat interesat dhe dallimet partiake për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj. Individualisht të gjithë do të duhej ta pyesim veten. A jemi vërtetë për shtet dhe komb?