Pse kështu more Vuçiq? – poezi nga Gjin Musa

0
51

Gjin Musa

Kane pase than te moçmit motit
te pa besit me ju ruejt
te jepe bese, e te vret mbas shpine
keshtu keme qene ne me Serbinë.
Erdhe nji dite foli Europa
Edi Rama shkoi ne Serbi
me shkri akujt shum vjeçar
me i dhane doren ketij Vuçiqit
me vu paqe pra ndershe vetit.
Deri ketu gjithçka shkoi mire!
Fati prap u suall nder ne
shorti ne sportin e futbollit
badheperbadhe Shqiperi-Serbi
ndeshja e pare me u luejt ne Serbi.
S’ka tifoza nga Shqipnia, gazetaret me recet
na vene kushte kjo Serbia.
Ne i pranuem kushtet e SERBIT
Ne stadium fillon terrori
fillojnë britma e ulurima
me poshtnue hymnin kombetar.
Filloj loja e futbollit!
loje me dhunë e me terror,
kur dikush na leshoj flamurin
gjithë stadiumi mori flakë
Serbomëdhejt po çfryjnë si ujqit
don me i gris keta kuq e zit
ku me grushta dhe me shqelma
ku me huje dhe me karriga
Kuqezit posi petrita, nuk i mposhti jo Serbia.
U nderpre ndeshja e Futbollit
Federata Europiane, muer vendim te na ndeshkojë
hoqi tre pike pa asnji te drejte.
Dje u luejt ndeshja e kthimit
te gjithe Shqiptaret nga mbare bota
mesy e kane Elbasanin
me perkrah komtaren tone.
Sigurim nga toka e ajri, per me mbrojte rend e qetesi
Po gjithkush na ashte habit
per vendim te Vuçeviçit
duel nji femijë e leshoi nji gurë
not proteste qeveris!!!!
Po ku je more Vuçiq?
kur ju na dhunuet sportistet tanë
ne s’ju bame note proteste?!
Ne ju pritem dhe u percodhem
ashtu si e ka zakoni.
ju me ne, pse kaq të liq?
Me te drejtë dikush mendon
me Serbin po gjejm karar
mej lyp falje popullit te Kosoves
me vu paqe ndershe veti.
Fjala e te moçmeve kurre nuk bjerre
i pa besi nuk ka bese
Vuçeviçi i Serbisë, kurre s’ia don te miren shqiptarëve
kete e tregoj me not protesten.
Ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron.
Vuçeviçi i Serbisë,”notë” proteste per Shqipnin
Je gabim oi biri i shkines
Notë protestat nuk na trembin
ti tregove veten tane
i pa besi, nuk njef fe e besë.