MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË (IX)

0
32

Brahim Ibish AVDYLI:

(Pjesa e IX)

“Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”.

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

19. Republika e Maqedonisë në Enciklopedinë e Lirë

Republika e Maqedonisë është pothuajse një shtet i ri i Evropës së Bashkuar, të cilën e njeh bota e gjërë si shtet, e mbështet dhe e financon, por ajo menaxhohet nga bullgaro-makedonët, pa dashur t`a njohë realitetin e vjetër historik të saj.
Maqedonia bën pjesë në strukturat evropiane, pa marrë parasysh konstatimet e saj për të kaluarën, për të sotmen e për të ardhmen.

Natyrisht ajo bënë pjesë në shkrimet diskutuese, të bazuara gjoja nëpër fakte, në të ashtuquajturën Enciklopedi e Lirë- Wikipedia. “Kombi” nuk mund të quhet “komb” nga regjioni ku jeton, edhe nëse duket element “mbizotërues”.
Kjo është e thëna zyrtare për Maqedoninë, sepse ashtu e dëshironin së pari shkencëtarët e shumtë botës dhe vetë sllavo-bullgaro-makedonët, që e shkuranin “k” në vend të “q”, pa e ditur se ashtu ktheheshin në thënien e vjetër “macedonia”, e cila lexohet “makedonia”, sa për t`a dalluar pjesërisht nga shqiptarët, të cilët, aty jetojnë, që prej kohëve të vjetra të kombeve, apo që kur dihet, dhe ata na “qenkan një pakicë”, e që është plotësisht e rrejshme, e trashëguar si të gjitha gënjeshtrat e tjera prej sllavo-serbo-jugosllavëve, d.m.th. një gënjeshtër e re.
E thonë vetë këtë “përkufizim” të vënë direkt në “enciklopedinë e lirë”- Wikipedia, i cili thotë se “makedonia e vjetër”, pra “Makedonia” është vend grek, që nuk është absolutisht një “vend grek”, sado që grekët e rinj kanë gjetur qindra “arësye” për të gënjyer kështu botën shkencore, edhe me protesta të nxitura prej tyre. Ai vend nuk mund të thuhet se “është vend i banuar nga <<grekët e vjetër>>”, sepse në atë kohë nuk kanë jetuar grekët, por është përdorur shkrimi i parë për Evropën dhe Botën, i bërë nga pellazgët. Para njohjes zyrtare të së ashtuquajturës “Greqi” nuk ka qenë “gjuha greke”, por ka qenë “gjuha hellade”, pra gjuha helene dhe është diametrikisht e kundërta e grekëve të sotëm, që ka njohur Evropa dhe Bota.

Kjo gjuhë nuk është përdorur asnjëherë si “gjuhë zyrtare” deri në vitin 1000 të e. s., por gjuhë e shkruar dhe bartëse e kulturës, krahas pellazgishtes, gjuhës së folur shqipe. Gjuha e shkruar paralele me këtë gjuhë ka qenë gjuha helene, jo greke, pra gjuha helladike, nga hellenët e vjetër, që kanë qenë të konvertuar, jo greket e rinj, si komb i klonizuar, pas shpalljes së shteteve.
Shkencëtarët grekë nuk e thonë të vërtetën për atë territor ku egziston Greqia dhe tërë bota e gjërë fjalët e tyre i merr si “të vërteta”. Ajo nuk mendon se po bëhet fjalë për popullin e vjetër të kësaj treve, parahelene e paragreke, e cila është një gënjeshtër politike, e ngritur si “shkencë” nga politika e shteteve që e përbëjnë të gjithë botën dhe është e shpërdarë në miliona kopje. Kështu na shitet neve, bijve të dikurshën të pellazgo-ilirëve dhe shqiptarëve.
Ky fakt i pamohueshëm i armiqëve tanë, me qendrat e veta në Moskë, Athinë, Beograd, Sofje, Londër e Madrid, etj. na detyron t`i kundështojmë, sepse atëherë nuk ka ekzistuar “Greqia”, as “Hellada”, por Elada, që janë dhënë si gënjeshtër e vërtetë apo rrenë kluqe e grekëve të rinj, prej vitit 1821 e këndej.

Gjuha helade nuk mund të përkthehet si “gjuhë greke” e as grekët e rinj nuk e kanë të drejtën të vetëquhen si “themeluesit e parë të Evropës e botës”, sepse kanë qenë pellazgët apo parailirët dhe ilirët, pra shqiptarët, por nuk kanë qenë “grekët”.
Më duhet që t`u them tekstualisht të gjithë shkencëtarëve të botës e të Evropës, të cilët po merren vazhdimisht qe dy-tre shekuj me këtë çështje, se nuk ka komb “grek”, por “komb të klonizuar grek”, që thirret në emrin e “helenëve të vjetër”, të konstuktuar artificialisht nga “graitë” e Dodonës, prej sellëve, për t`ua marrë të drejtën shqiptarëve të sotën që mos thirren në Epir dhe po përkthehet si “greket e vjetër”, duke e vënë një lidhje të mësheftë prej “graive”, pra “tri grave të vjetra”, që e tregonin fatin e njeriut, e që ishin tekstualisht pellazg, ilir dhe shqiptarë, në të gjithë Dodonën pellazgjike e tutje, absolutisht jo greke.
Gjuha e vjetër “greke” apo gjuha helene, ka qenë gjuha pellazgjike me shkrim tjetër helen, hellen apo helladik, gjuha e konvertuar shqipe, nëpër mes metodave të reja dhe alfabetit fenikas e fleksibilitet gjuhësor, që nuk mund të quhet “gjuha greke”, sepse e kishte alfabetin fenikas e jo kombin grek. Dhe, nëse mendojmë më thellë në përkufizimin e Teofilaktit, në “Jeta e Shën Kelmendit”, të cekur sipas Zhan Klod Faveirial, “Ju Grekët keni imituar fenikasit”, kuptojmë se këta “Grekë” të dalur në sipërfaqe nga një konglomerat multietnik, e që janë grekët e rinj, por i imitonin fenikasit, që nuk ishin si këta “grekë”. Ata ishin pellazgë të konvertuar me një gjuhe tjetër, deri në shekullin e X, kur Shën Klementi kishte vdekur (më 916) e gjuha greke, së bashku me një enciklopedi, kishte dalur rreth vitit 1000.

A është kombi “makedon” një komb, është tepër e rrejshme. Ata janë bullgarët e Maqedonisë së ish-Jugosllavisë, të klonizuar me pakica të tjera, e cila i ka shtyrë me dhunë e dredhi të ngritnin shifrat e tyre nëpër statistikë dhe të shitet si “më madhja”, me vetëm 64.18%(?!). Shqiptarët ortodoksë, që nuk e dinë mirë shqipen, por mund t`a ulin këtë shifër të statistikës, që janë mbi 75`000.000 apo rreth 8% ; “Turqit” e shpallur si Turq dhe janë në pjesën dërmuese shqiptarë, por të cilët “e kanë harruar” gjuhën shqipe, rreth 3.85%; Roum, rreth 2.66%, të cilët, janë të regjistruar si “bizantinë”, e që janë pellazgo-ilir të patjetërsueshëm, të cilët nuk dëshirojnë të proklamohen, kur dihet se statistikën e ka mbledhur kontura shtetërore, e që nuk janë roum, por paraqiten ashtu, si “makedonë”, të cilët nuk e flasin tani për tani gjuhën shqipe; Vllehët, arumunët, çështjen e të cilëve e kemi sqaruar në pjesën paraprake e që nuk janë “kombësi” e mirëfilltë, rreth 0.48%, etj.
Pra, siç shihet nga këto fakte, kombi “makedon”, i cili shkruhet kështu e nuk është komb i vërtetë, nga referencat e saj në Enciklopedia e Lirë- Wikipedia, shihet qartë se Republika e Maqedonisë e ka “prejardhjen” prej pellazgo-ilirëve të Aleksandrit të Madh, gjë që nuk paraqitet në këtë faqe saktësisht. Po të hiqen këto shifra prej demografisë së Maqedonisë, rreth 14.93 %, dhe t`u mbledhet mbi shqiptarët, shqiptarët do të ishin kombësia më e madhe në Republikën e Maqedonisë. Nuk mundet kurrsesi të quhen “macedonë” ata që kanë ardhur nga Bullgaria, dhe në Maqedoni ata janë bullgaro-maqedonë. Nuk janë absolutisht “komb mbizotërues”, por shqiptarët. Bullgaro-maqedonët e kanë mbushur vendin me parolla të mëdha në gjuhën sllavo-maqedone, pra parolla cirilike. Edhe emrat i kanë “përkthyer” në bullgarisht, të ndihmuar nga serbët, si pakicë. Serbët janë 1.78% të popullsisë, i cili ka mbetur aty prej politikës së fryrë antishqiptare, dhe e sjellin rrotull historinë e fryrë, sa t`a bëjnë krejtësisht të padurueshme.

Por, këtë do ta shohim në një tjetër vazhdim, sepse kësaj radhe po merremi mbi origjinën e tërë Maqedonisë, si pellazgo-ilire dhe shqiptare.
Në qoftë se emri i vendit “Makedonia” rrjedh prej shkrimeve në “Fjalorin greqisht – anglisht” dhe në Etimologji, atëherë e kemi të qartë se çka do të thotë kjo fjalë prej shqipes së sotme, jo prej greqishtes (“makros”=e gjatë dhe e gjërë ), por prej makeve, maket, që edhe sot u thonë kështu dhe tërë jetën prej kur është krijuar gjuha e folur e njeriut, me gjuhën shqipe, algjeve me ngjyrë të gjelbërt, si p.sh. prej liqenit të Strugës, të cilat i kam marrë unë dhe i ruaj edhe sot, në vendlindjen time, në Morinë të Gjakovës, dhe janë një palë algje të thata. Në dialektin e vendit, shqip, “ônia”, është në gjuhën letrare shqipe “ana”, që d.m.th. “ana e makeve”, jo sipas pellazgishtës së vjetër fenikase, sepse atëherë nuk ka grekë, dhe “makros” nuk i përgjigjet emrit. Kështu duhet të shkruhej “makros-d-onia”, duke mos e përkthyer pjesën e mbramë “onia”, sepse kjo nuk ka asgjë të përbashkët me emrin e para vitit 1300 e tutje (nuk e di a kanë fjalën p.e.s apo të e.s.).
Pra, Enciklopedia e Lirë e shënon kështu prejardhjen e popullit që ka banuar atje dhe ai ka qenë kombi pellazgo-ilir e jo sllav. Populli sllavë ishte okupator, si të tjerët rreth nesh, dhe kjo gjë nuk thotë asgjë për banorët e vjetër-shqiptarët.
Dhe, sipas kësaj Enciklopedie, Makedonia është një mbretëri e lashtë greke, (jo absolutisht “greke”, por pellazgo-ilire!) me mbiemër “makednós”, që do të thotë “i gjatë, kon”, i cili e ndanë të njëjtën rrënjë në emër “makros”, (dhe ne e kemi shpjeguar këtë emër!) që do të thotë gjatësia, në të dyja, e lashtë dhe greke moderne (këtu është fjala për grekët e rij, të cilët e adoptuan gjuhën pellazge me alfabetin fenikas në gjuhën moderne greke!), e cila nuk besohet se mund të ketë si qëllim të vetin të shpjegojë “malësorët”, as ato “më të larta”, ndoshta përshkruese të njerëzve. Meqë e cituam këtë emër, mund të themi se Eugene N. Borza ka qenë profesor i nderuar për historinë e lashtë në Universitetin e Pensilvanisë, i cili ka shkruar disa herë për historinë dhe mbretërinë e lashtë të Maqedonisë. Në librin e tij, “Makedonia”, në faqen e cituar, thotë se “Malësorët” ose “Makedones”, e cila nuk është e njëjtë, por të rajoneve malore perëndimore, janë nxjerrë prej aksioneve veriperëndimore greke (?!) dhe ishin të ngjashëm me ata që kanë qenë në një kohë më parë dhe mund të kenë emigruar në jug dhe të bëhen historik, si “dorianët”. Ne po i themi profesorit të nderuar Eugene Borza dhe Enciklopedisë së Lirë, se këto territore veripërëndimore të Maqedonisë nuk kanë qenë “greke”, por kanë pellazgo-ilire, pra maqedonëve, ndërsa Nigel Guy Wilson, në “Enciklopedia e Greqisë së lashtë” dhe te Wikipedia Org bazohet te ai, kur thotë: “Gjetjet e fundit arkeologjike kanë konfirmuar se Maqedonia mori emrin e vet nga një fis i gjatë, popullit grek-folëse, të Makednoi”, i cili bënë dy herë gabime, dhe nuk i përmend kush kanë qenë ai “fisi i gjatë” apo i të cilit komb ishte. E para, nuk është fort i saktë fjala “makednoi”, sepse ajo do të thotë “mace-d-onia” e jo “makednoi”; dhe e dyta, nga “një fis i gjatë, i popullit grek-folëse”, prap nuk është e saktë, sepse kanë qenë pellazgo-ilirët fisi i gjatë që kanë jetuar atje dhe e kanë folur gjuhën hellene-jo greke! Ndërsa Robert PS Beekes, sipas Wikipedia Org, thotë në vazhdim se të dy termat janë të origjinës substrate paragreke dhe nuk mund të shpjegohet me terma të morfologjisë indo-evropiane.

Z. Robert Beekes ka shumë të drejtë, në të të dy rastet, vetëm se kur thotë se janë të origjinës substrate, e kemi si mungesë shpjegimin se çka janë substratet; dhe kur thotë se janë të origjinës paragreke, ai duhet të di se cili popull ka qenë në parahistorinë, të cilët, Greqia, i lë në heshtje të thellë, sepse kanë qenë populli pellazg apo parailirë, të cilët e kanë populluar tërë Evropën, dhe kjo nuk guxon të dalë në sipërfaqe, sepse do të ndeshet me gënjeshtrat e kulluara vetiake.
Substratet parahistorike-parahelene janë protoilirët apo pellazgët dhe helenët nuk përkthehet si “grek”, sepse gjuha që e kanë trashëguar nga parahistoria, të cilën e mshefin tërësisht që të mos duket, ka qenë gjuha e shkruar me alfabet fenikas, jo greke, dhe pellazgët kanë qenë aty, pra është quajtur gjuha helene.
Emri pellazgë, prej vetë Encikopedisë së Lirë-Wikipedia Org është përdorur nga disa shkrimtarëve të lashtësisë greke , për t’iu referuar popullsive që kanë qenë paraardhësit e “grekëve” apo për t`i paraprirë ata, të cilët nuk janë grekët e vjetër apo saraqenët e bardhë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me grekët e rinj, të cilët kanë filluar të krijohen si njësi multietnike, që nga vitit 950-1000 të e.s.
Praj grekëve të rinj, edhe populli pellazg është quajtur “popull barbarë”, por ata i kanë kopjuar të gjitha ato gjëra që është dashur prej tyre, sepse nuk kishin asgjë të veten. Bota shkencore e përzien historinë, por përse e bëjnë këtë pështjellim shkencat, derisa në përgjithësi, pellazgët janë banorët indigjene të rajonit të Detit Egje dhe kulturat e tyre para ardhjes së gjuhës së vjetër “greke”, e cila edhi me fenikasit, dhe quhet kultura dhe gjuha e vjetër helene.
Nuk mjaftojnë grekët e rinj të reklamojnë, siç e kanë princip. Shkenca botërore nuk duhet t`i dëgjojë këto reklamime të grekëve, por faktet e parevokueshme ndër shqiptarët. Ata janë vendas dhe nuk janë “të ardhur nga jashtë”.

20. Historia e vendosur vetëm me logjikën e pushtuesve

E tërë historia që e përmend Maqedonia e Re, është e vendosur gabimisht edhe në Enciklopedinë e Lirë, duke e marrë sipërfaqësisht periudhën e lashtë romake prej Paeonisë, Mbretërisë së Maqedonisë së vjetër, Dardanisë, Molosisë, si dhe të emrave të atyre që e kanë populluar këtë rajon, shkurtimisht dhe pa zgjatje.
Fillimisht, origjina e tyre nuk është dhënë drejtë, prej më të lashtëve e deri te periudha mesjetare dhe romake, e dhënë këtu nga Beogradi e nacionalizmi serb, e deri te nacionalizmi helen, në bashkëpunim të të tjerëve shkrues të këtyre faqeve, të cilëve, siç duket, më së miri për shtat u shkon t`ia zhveshim rrobat e okuptorit bullgaro-maqedonëve e t`ia veshin rrobat e forcës “çlirimtare”.

Na del qartë e dhëna se këta okupatorë nuk kanë lënë mjet pa e përdorur e t`a detyrojnë botën intelektuale që të hedhë nëpër internet përmes Enciklopedisë tërë llumin mbi emrin “shqiptar”, sa të ecë pastaj lirisht e kryelartë nëpër “të dhënat” e kundërshtarëve më të fortë të shqiptarëve në këtë rajon, më së pari të grekëve, serbëve e bullgaro-makedonëve. Kështu që jo vetëm se janë të dy armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve në Gadishullin Haemus, do të thotë në Gadishullin Ilirik, pra Gadishullit Ballkanik, Serbia dhe Bullgaro-maqedonët, të nxitur sikur e do dhe e planifikon Greqia, e shpallur si “shtet” në vitin 1821, me tokat e plaçkitura shqiptare, e cila ndikon e para, sikur paska rrjedhur prej “grekëve të vjetër”, dhe kjo gjë nuk është e vërtetë. Ata e vendosin historinë e vjetër e të mesjetës në kontura të rrejshme shkencore, sikur të qenë “lindur” vetë aty.
Në Enciklodedinë e Lirë-Wikipedia thuhet se “në antikitet, shumica e asaj që tani është Republika e Maqedonisë ishte mbretëria e Peonia , e banuar nga Paeo-nians, një popull thrakase , ndërsa në veriperëndim ishte e banuar nga Dardani dhe në jugperëndim nga fiset e njohur historikisht se Enchelae, Pellagones dhe Luncestae; dy të fundit janë konsideruar përgjithësisht si Molossian, fiseve të grupit veriperëndimor grek, ndërsa ish dy janë konsideruar ilire”. Po e përsërisim edhe njëherë se dy të parat, Dardania dhe Enkeledët kosiderohen ilire, Pellagones dhe Luncestae “konsiderohen si Molossian”. Te e para, Paeonia, mbaresa “a” është e shqipes, ndërsa e dyta thuhet “Dardani”, sikur nuk e dinë shqipen. Të tjerat, janë dhënë në pellazgishten e vjetër me alfabet fenikas, të cilën e quajnë “greqishte”. Edhe në të fundit thuhet se janë “të grupit veriperëndimor grek”.
Për shpjegimin e “Dardani”-së, në Etimilogji, e përdorin shpjegimin e dardhës nga Johann Georg von Hahn dhe nuk po merremi më tepër, sepse ajo është ilire, pra shqiptare, sepse ilirët janë baballarët e shqiptarëve të sotën, por mund të themi se temi “Dardani” nuk e ka përfill origjinalin e emërtimit të vendit në gjuhën shqipe, sepse ajo mund të thirret Dardania.
Ndërsa, sa i përket molosëve e Molosisë, apo siç shkruhet në Enciklopedinë e Lirë “Molossian”, që niset prej greqishtes, e që janë një prej dy fiseve të cilët e kontrolluan tërë Epirin, u them se nuk kanë nevojë të thërrasin “në ndihmë” Greqinë, e të flasin me gënjeshtrat madhore të saj se “ishin një fis i lashtë grek”, edhe pse e tërë bota pranon të vërtetën se Epiri kurrë nuk e ka ndërruar kombin e vet dhe flet shqip, si të gjithë të tjerët, edhe pse është i okupuar dhe i marrë nga ana Greqisë së shpallur “shtet”, sa edhe janë caktuar kufinjtë me shtetin Grek, duke pas ndalur me dhunë, shfrime e gjenocid Epirin Jugor, derisa Epiri Verior u bë me shtetin e vet amtar-Shqipërinë. Ky vend edhe sot bënë prova për t`iu ndarë Greqisë dhe e ka shpallur pavarësinë e saj nga Greqia, por askush nuk e përfillë këtë pjesë kryesisht shqiptare. Nga shumë autorë, ne po e zgjedhim një gazetar të rregullt të gazetës ditore “Yeni Akit” në Turqi, z. Ayhan Demir, analist i Ballkanit, i cili thotë se “Ndoshta shumë pak njerëz në Turqi dhe në botë, e dinë se gjendet një truall shqiptar me emrin Çamëri, i pushtuar nga shteti grek, që pas Luftës së Dytë Botërore! Vëllezërit tanë shqiptarë u gjendën dhe gjenden ballë për ballë ndaj shpër-nguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, mizorive, genocideve dhe asimilit kombëtar dhe fetar grek”. Dhe kjo thënie i përmbledh të gjitha. Prandaj Epiri Jugor apo Çamëria, prej gjenezës së tyre janë pellazgo-ilir dhe shqiptarë.

Po ua jap edhe një vepër të shkruar të Dhimitër Pilikës, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, ku shihet se Pirro Molosi, që përmendet në Enciklopedinë e Lirë nuk është grek, siç nuk janë të gjithë epirotët, edhe po deshi helenizmi shizofren grek të pjellë sikur venë pula “greqizmin” e tyre. Pirro Molosi-Burri është stërgjysh i të gjithë shqiptarëve; është djali i Aiakidit, mbret i Molosëve, që luftëtarët e tij i thonë BURRI-që atëherë në shqipe; është nip i nipit të Neoptolemit, pasardhës i Akilit. Dhe, Straboni e thotë të vërtetën kur thotë me plot gojën se Molosët “ishin më të njohur në mesin e katërmbëdhjetë fiseve të Epirit”, që i tregon fiset shqiptare.
E sa i përket Thrakise, apo Thrakëve po e lëmë pikësëpari këtu se Enciklopedia e Lirë-Wikipedia është e lidhur ngushtë me familjen e gjuhëve indo-evropiane dhe gjuhës së tyre i thonë “gjuha thrake”, sa themelin mitologjik e thonë “thrax”.
Ne po e themi shkurt se origjina, etimologjia e identiteti “thrakas” është kryeput i dyshimtë. Por, nuk po merremi me thrakët, sepse fjalët i kemi për Republikën e Maqedonisë. Dhe, në atë faqe shihet qartë se pseudoshkencëtarët serbo-bullgarë dhe ruso-serb apo të tjerë, kanë ndërhyrë arbitrarisht me krijimin e Mbretërisë së Serbisë, ndarjen e rajonit të Maqedonisë pas luftërave Ballkanike, sikurse me krijimin artificial të së ashtuquajturës “Jugosllavi”, deri në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Gabimet janë shumë të dukshme, por periudha mesjetare fillohet me sllavët, shumë më herët se sa është e vërteta historike.
Periudha bizantine tejkalohet keq dhe ashtu si nuk duhet të ndodhë. Ajo fillon me zhvillimin “zgjerimit të kontrollit bullgar mbi fiset sllave” në Maqedoni dhe rreth saj. Kjo nuk është e drejtë! Shkupi, kryeqytet i Dardanisë, aty bëhet “kryeqytet” i Car Dushanit të Serbisë! “Nacinolaliteti” i Madedonisë sllave; Mbretëria e Serbisë dhe e Jugosllavisë, deri në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, okupatorët na paraqiten si çlirimtarë! Okuptarët barbarë na dalin si heronjttë e filmave të tërë Ballanit! Meqë jemi te “Ballkani”, po e themi edhe njëherë se ajo e ka pasur emrin e vërtetë “Gadishulli Ilirik”, para Kongresit të Berlinit, por, kjo është bërë vetëm për qëllim që djemtë e Ilirëve apo shqiptarët e sotëm të mos e njohin të kaluarën e tyre, por të “zgjohen” prej gjumit, sot, sepse e kanë mjaft Shqipërinë e krijuar!

Çdo gjë shkon në dispropcion të fakteve historike: Paconia na del e banuar nga një popull thrakas, pa e zënë në gojë origjinën e tyre ilire; Molosët neve na epen se janë “barbarë” nga grupi i fiseve veriperëndimor “greke”, dhe kështu “e harrojnë” shkruesit e Enciklopedisë së Lirë se ata nuk janë grekë, pasi kështu na kanë thënë ata që krijuan si shtet Greqinë me tokat shqiptarë të Epirit Jugor; dhe as duke mos e theksuar se cili ishte Filipi i II-të i Madedonisë; të Aleksandrit të Madh, birit të Filipit, që ka pushtuar e sunduar botën dhe fliste shqip!…
Të tjerat, vinë radhazi pas këtyre të “dhënave”, por ne nuk po merremi me këto të “dhëna” të Enciklopedisë së Lirë. I thonë “Enciklopedi e Lirë” dhe ka vend edhe për korigjime. Nuk qëndron kot së koti në krye të faqeve të saj, se kanë nevojë për korigjime, për ndryshime, për kompletime, etj. Një ditë, do të bëhen edhe këto, por duket se faqet e Republikës së Maqedonisë janë hartuar nën ndikimin e Greqisë së Re e të Serbisë, me të pavërtetat e tyre të pandalura.
Ne po lidhemi me të vërtetën e faktet historike, që duhet të jenë edhe pjesë e Enciklopedisë së Evropës, sepse është krijuar. Prandaj, pa marrë parasysh se a do të më dëgjojë vërtetë Evropa, Bota, njerëzit e mëdhenj të saj, që shkelin të vërtetën e faktet, apo jo, ne do ta vazhdojmë rrugën e filluar, sepse nuk ka tjetër rrugë…

Dikur, do të zgjohet nga gjumi, pasi dikush nga ata do t`ua përplasë në faqe të vërtetën. Pra, të tjerat, do t`i shohim në vazhdimet tona…

Shikoni shkrimet e mija, veçanërisht pjesën e VIII dhe të VII të “Maqedonia në vorbullën e fqinjeve antishqiptarë”, të botuara nëpër shtypin shqiptar, apo në faqen time, http://www.brahimavdyli.ch.
Shikoni në https://en.wikipedia.org/wiki/Portal:Republic_of_Macedonia.
Shikoni, nëse doni, Pjesën e VII të shkrimin tim, “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, apo edhe veprën e Fiqret Barbullushit, “Homeri-historia, racizmi”, Botimet Dita 2000, Tiranë 2011, faqet 121-122, ose faqen time, http://www.brahimavdyli.ch/maqedonia-shqiptare-7/.
Shiko në Pjesën e VIII e të VII, të shkrimit tim, “Maqedonia…”, ose faqen time, http://www.brahimavdyli.ch.
Shikoni punimet e mia të botuara në shtypin shqiptar apo në faqen time, “Shpalime për Evropën…”, 1-13, “Armiqtë tanë…-2c”, “Armiqtë tanë…-2f”, Armiqtë tanë…-2g” dhe “Armiqtë tanë…2gj”, për të mos thënë këte të fundit.
Shikoni po të dëshironi punimin e fundit “Maqedonia…”; te Robert d`Angely “Enigma”, Botimet Toena, Tiranë 1998, “Mbi alfabetin fenikas dhe shkonjat pellazge” faqe 112-123.
Shiko edhe njëherë veprën e Zh. K. Faveirialit, “Historia (e vjetër) e Shqipërisë”, Plejad, Tiranë 2004, faqet 146-149.
Shiko statistikat te “Demografia”, në https://en.wikipedia.org/wiki/Portal:Republic_of_Macedonia.
Shikoni intervistën e Prof. Brako Sinadovskit, në http://www.gazetatema.net/web/2014/12/18/sinadinovski-jemi-75-mije-shqiptare-ortodoks-ne-maqedoni/
Këte mund ta përktheni nga http://www.etymonline.com/index.php?term=Macedonia, dhe do të shihni se nuk është e saktë, duke i mbledhur p.sh. “grekët”, në “popullsi të ndryshme”, e cila nuk është aq e saktë dhe diskutabile.
Shikoni referencat e të njëtës faqe në internet, për Maqedoninë: Henry George Liddell, Robert Scott, “A Greek-English Lexicon” (Revised and augmented throughout by, Sir Henry Stuart Jones, with the assistance of, Roderick McKenzie). Oxford. Clarendon Press. 1940; dhe http://www.etymonline.com/index.php?term=Macedonia.
Krahasoje po deshe http://www.etymonline.com/index.php?term=Macedonia.
Sipas shpjegimit të pjesës “Perseu”, prej Henry George Liddell, Robert Scott, “A Greek-English Lexicon”, në https://en.wikipedia.org/wiki/Portal:Republic_of_Macedonia.
Pra nga μάκρος-makrós, nga pjesa për Perseun, prej Henry George Liddell, Robert Scott, “A Greek-English Lexicon”
Krahasoni referencat, përveç referencës së përparme, të fjalorit të Etimologjisë, por shikoni edhe te Eugene N. Borza, “Makedonika”, Librat Regina,ISBN 0-941690-65-2, faqe 114, sipas Wikipedia Org.
Në të njëtën faqe të internetit, Robet Beekes, “Etymological Dictionary of Greek”, volumi i II, Leiden, Boston 2010, faqe 894, Portal: Republic of Macedonia.
Shikoni sa kam shkruar prej Homerit të < <lashtësisë “greke”>> e këndej, në këtë artikull, “Maqedonia…”, Pjesët 1-8, e do të jetë mjaft për të kuptuar kush janë grekët, sepse janë mjaftë edhe shkencëtarë të tjerë e të parevokueshëm.
Shikoni shënimin në https://en.wikipedia.org/wiki/Pelasgians, dhe shpjegimin që ipet për pellazgët, në veprën “The American Heritage Dictionary of the English Language”, Fourth Edition. 2000. Retrieved 15 January 2008, kur thuhet: “A member of a people living in the region of the Aegean Sea before the coming of the Greeks.”
Roisman, Joseph; Worthington, Ian: “A Companion to Ancient Macedonia”, John Wiley and Sons 2010, faqe 13, ISBN 1-4051-7936-8, e marrë nga Bibliografia e Enciklopedoisë së Lirë, në këtë pjesë.
Bauer, Susan Wise:”The History of the Ancient World: From the Earliest Accounts to the Fall of Rome”, 2007, ISBN 0-393-05974-X, faqe 518, e marrë nga e njëjta Bibliografi.
Shiko librat e Willkes, John: “The Illyrians”, Wiley-Blackwell, 1996, faqja 49, ISBN 978-0-631-19807-9; Sealey, Raphael: “A history of the Greek city states, ca. 700-338 B.C.”, University of California Press. 1976, faqe 442, ISBN 978-0-520-03177-7; Evans, Thammy:”Macedonia”. Bradt Travel Guides, 2007, faqja 13, ISBN 978-1-84162-186-9, të marruara prej të njëjtës Bibliografi.
Shikoni edhe këto libra: Borza, Eugene N.: “In the shadow of Olympus: the emergence of Macedon”, Princeton University Press, 8 shtator 1992, faqet 74–75, ISBN 978-0-691-00880-6; Lewis, D.M.:”The Cambridge ancient history: The fourth century B.C”, Cambridge University Press, 1994, faqet 723–724, ISBN 978-0-521-23348-4; “The Cambridge Ancient History” Volume 3, Part 3: The Expansion of the Greek World, Eighth to Sixth Centuries BC by John Boardman and N. G. L. Hammond,1982, ISBN 0-521-23447-6, në faqen 284; të marrura poashtu nga kjo Biblografi.
Për të gjitha këto, në rubrikën “Histori”, te https://en.wikipedia.org/wiki/Portal:Republic_of_Macedonia.
Shikoni faqen origjinale të https://en.wikipedia.org/wiki/Dardani.
Shikoni faqen origjinale të https://en.wikipedia.org/wiki/Molossians.
Ayhan Demir, “Mizoritë greke dhe gjenocidi mbi Çamët”, i botuar në http://www.shkupi24.com/mizorite-greke-dhe-genocidi-mbi-camet/.
Dhimiter Pilika, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar”, Botimet Enciklopedike”, Tiranë 2005, faqet 26-134.
Straboni, në “Burimet e lashta”, në https://en.wikipedia.org/wiki/Molossians.
Shikoni ju lutem punimet e mia, e nëse nuk doni të bindeni, shikoni ju lutem http://lajmonline.com/sq/Kombetare/Aleksan-re-Lambert-Evropa-sabotoi-historine-tuaj-ne-shekullin-XIX-kur-Ilirine-e-quajti-Ballkan-43044.