Reagim nga degët e LDK në Zvicër, në mbështetje të kryetarit Dibrani

1
23

Reagim:
Kryesisë së LDK-së Prishtinë, Këshillit të Përgjithshëm dhe delegatëve të Kuvendit të VIII-të të LDK-së.

Ne anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër së bashku me një pjesë të kryesisë së Nënëdegës së LDK-së në Solothurni, të propozuar dhe të zgjedhur ne kuvendin e fundit të kësaj dege dhe në emër të 174 anëtarëve dhe përkrahësve të LDK-së në Solothurn dhe rrethe si: Baseli, Aarau, Neuschatel dhe Delemont jemi tejet të indinjuar dhe shumë të dëshpëruar në përbaltjen e vyrtyteve që kjo kryesi ia bënë Diasporës, e cila veproi me përkushtim dhe pa luhatje për LDK-në, dhe kur dëgjojmë rekomandime që i drejtohen anëtarësisë së LDK-së në Zvicër nga individ në Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, se gjoja Haki Latifi qenka kryetar i degës së LDK-së në Zvicer dhe jo shkrimtari Shefqet Dibrani.

Fjala e urtë epopullit thotë: “Malli i mirë, i zoti rrinë serbez“.

Atyre që mendojnë se ende është koha e Sejdo Bajramoviqit (që do t’i shkonte kjo prapashtes emrit të Haki Latifo) dhe Mihajl Kertezëve (ku karakteri i binomit Ajet Avdyli e Arif Baftiu na ndihmon në këtë pikë krahasuese), kur i nominonin për kryetar të Pokrainave në kohen kur Gospodin Mutstafa ishte, ta quaj „koqe“ e tyre, mendojmë ne anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Kantonin e Solothurnit me rrethinë si dhe Baselit, Neuschatelit dhe Delemontit, se ka kohë që i kemi tejkaluar dhe tani jemi brumosur me një demokraci respektive të mirëfillët dhe Europiane.
Çdo herë Harbutet, injorantët dhe të pa ndershmit kan qëdruar „ndershëm“ dhe kanë rrezatue ndërgjegje, ndershmëri ndaj të pandershmëve dhe ndërgjegje ndaj të pa ndergjegjshmëv (ksaj rradhe horat e Zvicrës ndaj Plehurive të Prishtinës).

Kjo erë kundermuse e këtij lloj plehu po tundet nga Prishtina drejt Zvicrës, por të mos harrojnë se në Europë veçanërisht këtu në Zvicër ka të instaluar lloje të filtrave demokratik që çdo lloj erë kundërmuese dhe jodemokratike, e filtrojnë dhe në mënyrë përmanente i largojnë duke i neutralizuar me një precizitet duke mos lejuar që kjo demokraci me u kontaminue nga çdokushi, e më së pakut nga ju mendje të mykura që vini nga Prishtina.

Të jemi të sinqert: Haki Latifi (të cilit i shkon edhe kjo prapashtesë „viqi“), ishte personi i cili e përgatiti Kuvendin, e drejtojë dhe në fund e pranojë këtë Kuvend, si të rregullt bile duke e pranue edhe postin e nënkryetarit dhe duke marrë pjesë në dy mbledheje radhazi të kësaj kryesie (kryetarinë e së cilës tani nuk po e njeh), bile kjo fare mirë duket në foton e përbashkët ku Latifo… gjendet mu në mesin e anëtarëve të ksaj kryesie ku siç shifet është edhe i buzëqeshr. Ndërsa në mbledhen e parë të mbajtur nga po kjo kryesi, Haki Latifi merr dhe pranon postin edhe të kryetarit të Komisionit për marëdhënie me vendasit, ku në atë Komision si anëtarë u propozua dhe u zgjodh edhe Ajet Avdilo (i cili nuk ishte i pranishëm por, që pas informimit nga kjo kryesi legjitime dhe informimit poblik, deri në atë kohë as Hakiu e as Ajeti, kurrë nuk e kanë kundërshtuar postin e dhënë).

Pra ia bëjmë të qartë Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, se ne anëtarët e ndershëm dhe aderuesit e LDK-së nga Solothurni, Baseli, Neuschateli, Aarau dhe Delemonti së bashku me Kryesitë e nënëdegëve përkatëse, qendrojmë të pa tundshëm dhe me ndërgjegje të plotë e përkrahim krytarin legjitim të Degës së LDK-së në Zvicer shkrimtarin Shefqet Dibrani, kurse Haki Latifit i deshirojmë qetësi vetëm si anëtar i LDK-së, sepse ne të deklaruarit kësajë radhe me vetëdije dhe ndërgjegje të pastër kemi vedosur për aromën e demokracisë Europiane e jo për kundërmim plehu që sjellin plehurinat nga Prishtina.

Deklarata e cila vlenë për opinionin demikratik të LDK-së në Kosovë dhe Zvicër
Është e nënshkruar nga një pjesë e anëtarve të Kryesisë së Nënëdegës së LDK-së në Solothurni, si dhe të kryesive të nenëdegëve në Basel, Aarau, Delemomnt dhe Neuschatel (deklaratës i bashkëngjiten edhe 174 anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së me nenshkrimet e tyre, të cilat janë të njohura për kryesinë e Degës.

Solothurn, 07.10.2015.

/Lista e nenshkrimeve me emer dhe mbiemer i dergohet redaksis/

1 COMMENT

  1. LDK duhet mundësisht të kthehet në vijat e saja dhe të shkoqet nga PDK edhe pse për momentin duket e vështirë.
    LDK Qendrore sot sa ma pak APO fare mos të thirret në emër të Presidentit Ibrahim Rugova, se ashtë largue shumë nga ajo filozofi.

Comments are closed.