Reagim i nëndegës së LDK-së në Wilisau

0
25

Deklarata e kryesisë së LDK-së në Prishtinë, se kryetari i Degës së LDK-së në Zvicër z. Shefqet Dibrani nuk është legjtim, dhe se kryesia e LDK-së në Prishtinë njeh si kryetar legjitim z. Haki Latifi, ngjalli indinjatë të thellë te kryesia e nëndegës së LDK-së në Wilisau, si dhe te anëtarësia e saj, andaj reagon ashpër ndaj kësaj deklerate tipike komuniste me sa vijon: Shefqet Dibrani, është zgjedhur kryetar legjitim me voten e fshehtë në Kuvendin e VIII-të zgjedhor në një garë fer dhe shumë demokratike e cila është zhvilluar në dy raunde. Në raundin e parë kanë garuar katër kandidat ku dy prej tyre janë eliminuar, Ahmet Hasani dhe Haki Latifi, ndërsa në raundin e dytë kanë shkuar Shefqet Dibrani dhe Arif Baftiu, ku bindshëm fitoi Shefqet Dibrani.

Për neve kryesinë dhe anëtarësinë e nëndegës së LDK-së në Wilisau që nga ai moment dhe deri në zgjedhjet e ardhëshme, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër do të jetë Shefqet Dibrani. Kryetarin e Degës së LDK-së në Zvicer e përcakton vota e lirë dhe jo dekretet e Kryesisë Qendrore nga Prishtina. Kjo mënyrë e veprimit ngjason në partitë moniste, të cilat kanë dekretuar kryetar servil, kështu ka vepruar edhe kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë duke bërë përpjekje për ta dekretuar Haki Latifin i cili në atë kuvend i ka fituar vetëm 25 vota, deklasim që ia kanë bërë të 97 delegatet e kuvendit të VIII zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër.

Ju kryetar me ambicie uzurpatore dhe ju kryesi diktatoriale duhet njëherë e përgjithmonë ta dini se me Ne, në Degën e LDK-së në Zvicër, nuk mund të veproni me diktate, sepse neve këtu jetojmë në një shtet demokratik ku vota është e shenjtë dhe e paprekshme. Neve nuk veprojmë sikur ju që vepruat në kuvendin e VIII-të zgjedhor, në Prishtinë, ku me forca policore, dhe me ndihmen e SHIK-ut, bllokuat delegatet nga Dega e Gjermanisë dhe e Zvicrës, ku me puç uzurpuat LDK-në e Ibrahim Rugovës, duke e vendosur në krye të saj një uzurpatorë i cili dëshmojë edhe një herë se ai nuk do të ndryshojë, por është po ai, i njëjti siç ishte në kry të LKJ-së.

Ju diktatorë në Prishtinë, nuk mund të na urdhëroni se kë duhet ta kemi kryetar të Degës së LDK-së në Zvicë, sepse neve këtu jemi të pavarur nga ju matreialisht. Ne punojmë, dhe me djersën tonë jetojmë dhe mbajmë familjet tona, madje nga kjo djersë iu kemi dhënë edhe juve atje, he Zoti ua mallkoft çdo cent që jua kemi dhanë. Ne pikërisht për këtë arsye jemi të fortë, sepse veprojmë me xhepin tonë, dhe se nuk jemi të varur nga ju siç janë ata në Kosovë dhe i keni shndërruar në robër tuaj.

Nënega e LDK-së në Wilisau ju banë apel të gjitha degëve dhe nëndegëve të LDK-së në Kosovë dhe mërgatë që mos të heshtin, por ta ngritin zërin e tyre kundër këtyre degradimeve dhe devalvimeve që po i bëhen LDK-së së Ibrahim Rugoves, nga kjo klasë e ndyr diktatoresh, e cila e ka shëndrruar LDK-në në një parti të tipit komunist mu ashtu siç është në krye të saj diktatori modern Isa Mustafa.

Me respekt kryesia e Nëndegës së LDK-së në Wilisau!
WILISAU, 05.102015.

Burimi: Burimi në Bota Sot