Ndoc Selimi
(Mauzoleu i Kalasë)
Ishte viti 1966. Shpesh ne konviktoret e shkolles pedagogjike ne dite te diela e festa gjendeshim pothuajse kot, pa asnji qindarke ne xhepa e pa nje program ditor se ku mund ta kalonim kohen . Dilnim, po ku? . I vetmi vend qe na ipte disi qetesi e gezim ishta Kalaja e Rozafes, ku edhe atje filluan te vendosnin ushtare , por ne si moshatare te ushtareve dhe ne nje kompromis me ta na lejonin qe te hynim. Nje mbramje dimri pashe shume njerez e sidomos gra e vajza qe mirrnin rrugen e “Kalldramit te Nizameve” dhe kalonin anes se kalase. Edhe une me shokun tim Hakiun vazhduam te njejten rruge, por njerezit nuk na njifnin dhe shpesh kthenin koken mbrapa me pa se kush ishim nè, derisa me ne fund u binden se nuk ishim sigurimca. Gruaja, qe mu duk si e besimit musliman, kishte lidhe nje shirit beze ne hekurat e Mauzoleut e diçka lutej me duarte e shtrime perpara.
Prita sa mbaroi dhe me guximin e te riut e pyeta se ça ishte ku varr, a tyrbe. Pasi me pa se nuk isha ndonji provukues, ajo me nje ze nane filloj te me shpjegoje ne fillim miresite dhe bekimin qe sjell ky varr e pastaj humbi ne histori apo legjende, qe kurre nuk e kisha degjuar. Ajo spjegonte sikur kishte qene prezente ne ata vite te largeta te legjendes. Nje histori teper e dhimbeshme, te cilen me vone e ndesha edhe te nji botim i regjizorit te famshem Lec Shllaku i quajtun “Shtegtimi i Monumenteve” me titull “Legjenda e Vajzes se huej” dhe mu duk sikur u ktheva ne kohe te ai Mauzeleo ku mprehej vajza e huaj dhe te ajo nane aq e mire me shamine e bardhe lidhur qafes qe me tregonte gati me lot historine e vajzes se dashuruar.
Per efekt shkurtimi kohe me pak llafe, po mundohem tu paraqes ate histori te pershkrume nga L.Shllaku dhe nana e mire, qe, pak a shume asht e njejta legjende.
Ishte nje moter e Pashajt te Kalase, nje perri shume e bukur (se kur nuk mbahet mend) , e cila banonte sebashku me vellain tani ma pasha ne sarajin e Shkodres. Ajo jetonte nen kujdesin e kurimin e grave te stervitura per kete pune ne nje shtepi moderne te kohes.
Nje dite vjen ne Kala nje serdare jeniçer qe thuhej ishte nga Janina e do te fillonte pune ne administraten e Kalase se Shkodres. Ai kishte nje grade te larte, por ma shume pamjen e nje mashkulli te rralle.. Sapo u pa me motren e pashajt, midis tyre lindi ajo shkendija misterioze e dashurise, e cila i lidhi aq shume e aq ngusht , sa pa marre parasysh asnji flijim, mund te shkonin drejte lumturise, ashtu si dhe drejte vdekjes. Ata takoheshin çdo nate mbramje ose mjes heret fshehurazi syve te botes. Por si gjitha dashurite e fshehata nuk kaloi pa u marre vesh dhe nje dite ia thone edhe te vellajt pasha . Pashaj djallezor vendosi ta transferonte princin e ri ne nje nga fushe betejat e shumta te lindjes me qellim qe te mos perfundonte me motren e bukur, por ndoshta edhe te vritej.
Diten e largimit te tij, pashaj bani te paditurin dhe e la motren te fliste me oficerin e ri ne largim re siper ku vajza dhe princi i bukur iu betuen njani – tjetrit per besnikri deri ne vdekje dhe per nji pritje te pafund. ishte nje dite si gjithe te tjerat, por nji dite e tmershme per te dashurit si asnji tjeter. Ai iku i percjelle nga devria (rojet ushtarake) per ne Stamboll e pastaj do ti drejtohej vendit te revoltave ne Azine e larget, ndersa vajza e bukur priste mbi bedena te kalase me shikim nga mali i Taraboshit me muaj e vite diten e kthimit te princit. Ajo nuk pranoj as te shikonte mashkull tjeter me sy, megjithe propozimet e te vellajt.Shpresa e humbun per kthim ishte ma e madhe se realiteti i vertete i kthimit e keshtu mbas nje periudhe te gjate pritje dhe mospranimi i asnje princi tjeter, vellai djallezor vendosi te beje nje tjeter loje; ai organizoi nje tjeter patrulle sikur vinte nga Stambolli.
U hap lajmi se po kthehej djaloshi i bukur dhe te gjithe dolen per ta prite e ma shume zemra e zhuritur e vajzes. Kalorsit po vinin dhe vajza mbi bedena te kalase priste me ankth ate çast kur djali te kthente koken lart e te shihte vajzen tashma e kthyme ne pritje. Treshja e kalorseve ndaloi pikerisht ne distance te aferm me vend ndejen e vajzes dhe ajo gjithe emocion kishte ngul shikimin mbi kaloresit dhe pa pyet per ndrojtje thirri me te madhe: ” O ju kalores qe vini prej larg, ç’lajm na sillni ne sarajin tone?” “Deken e serdar beut – thirri i pari i patrulles. – serdar beu u vra na beteje e ne sollem fermanin per zevendesimin e tij.” Vajza me fytyre kthyer nga qielli uleriti sa fryme pati: “Me prit ne qiell se po vi me tyyyyy!” dhe hodhi hapin ne zbrazetiren dymbedhjet pash te kulles duke u hedhe poshte ne shpat deri te kambet e keshtjelles e vdekur. Thone se nuk pati asnje pike gjaku e asnji gervishtje ne trup. Varrimi u ba madheshtor, por edhe varri u ba ku kishte rene. U thirren mjeshtrat ma te mire te mermerit duke ba nje varr model ne gjithe perandorine osmane.
Akti i kesaj vajze te panjoftun u kthye ne mit, ne kult, mister, e ne post te bekuar, ku gjejshin derman mijera gra e vajza te semura e ne veshtirsi te gjetjes se fatit. Ai varr peligranazhi ruante mijera tip leckash te njimije ngjyrave te ndryshme, sa te jipnin pershtypjen e luleve. Mbas 1967 ky vend kulti nuk asht ma. Dora gjakatare shkateroj me vare Maozoleun dhe vrau edhe njihere vajzen e panjoftun . Mermeri me epitafin e shkruem ne gjuhen turke u zhduk bashke me kockat rrepires se gureve te Rozafes. Ky vend kulti sebashku me Kishen e Zojes dhe tamlin qe rrjedh nga muret e kalase perbanin trekandshin mbrojtes te mrekullive te Rozafes. Shembja e ketij varri bashke me kishen e Zojes ishte krimi i tmershem qe regjimi i kuq i bani Shkodres dhe shkodranve. (ps. i ndjeri Lec thote ne nje shenim se historine dhe tekstin e plote te mbishkrimit varrit e ka pase poeti e etnografi i ndjere Tefik Gjyli, por…? (1903 – 1969)
(Pjese te marrura nga “Shtegtimi i Monumenteve”, Lec Shllaku , fq. 64, 2004.)
Dërgoi për botim: Gjin Musa