GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE QËNDRESA SHQIPTARE

0
44

Nga Kolec TRABOINI (Burimi: Traboini Blogspot)

Në kronikat osmane janë të vërteta e pohuar nga vetë osmanët. Tmerr gjaku, krime kolektive të përbindshme, shfarosje banorësh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rrëmbimi i grave, vajzave e fëmijëve për ti dërguar në Turqi si skllevër dhe rrafshime qytetesh. Asnjë banor nuk mbeti i gjallë në qytetin kështjellë të Drishtit, Asnjë banor nuk shpëtoi, pa iu pré koka në Lezhë, nuk mbeti asnjë banor arbër në Elbasan, kush shpëtoi prej shpatës turke iku nga sytë këmbët në male dhe tërë bregdeti shqiptar u shua në ekzistencë.

Gravurë që ilustron veprën historike të Barletit “Jeta dhe vepra e Skënderbeut”,
turqit duke i vrarë e coptuar me hanxharë shqiptarët.

Libri “Lufta Shqiptaro Turke në shekullin e XV”, burime e kronika osmane botuar në Tiranë në vitin 1968 në 400 faqe është një libër i madh tregon krime të përbindshme dhe gjenocidin që është bërë mbi shqiptarët. Ky libër është botuar nga Universiteti i Tiranës në kuadër të 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Një tjetër libër i madh për historinë tonë është “Historia Skënderbeut” e Marin Barletit, i pandarë ky nga vepra tjetër e madhe “Rrethimi i Shkodrës”.

Kur flasim për krimet turke ndaj shqiptarëve në histori, nuk ka pse dalin disa dhe bëjnë mbrojtjen e atyre krimeve, me kot lodhën të bëjnë avokatinë e vrasësve, se gjoja paskan vrarë se i ka urdhëruar sulltani. Perandoria Turke ishte një organizim i madh dhe vepronte si vepronte, përgjegjësia historike e krimeve nuk mund të anashkalohet për asnjë arsye, nuk ka alibi të krimeve ndaj popujve, as duke na thënë se kanë qenë ca vezirë e ca pashallarë me origjinë shqiptare, e kjo të na konsiderohet bashkëpunim. Kështu thonë vetëm armiqtë e Shqipërisë, apo ndonjë qe është i ndërgjegjshëm se nuk ka gjak shqiptar në damar por gjak arab-turk, se të jemi të qartë, Turqia ka sjellë jo pak muhaxhirë në këto troje. Lexoni Faik Konicën për këtë.

Vezirët nuk kanë shkuar si përfaqësues të shqiptarëve në Stamboll, madje edhe kanë harruar fare se nga kanë qenë, kanë qenë ushtarë të bindur të Turqisë dhe përfaqësojnë Turqinë e jo Shqipërinë në asnjë rrethanë. Se sa e deshën Turqit Shqipërinë e shqiptarët, lexoni për masakrën e Monastirit më 26 gusht 1830, 185 vjet më parë, ku u vranë 500 krerë të Shqipërisë së jugut të thirrur ne festë e në besë, “besë sulltanësh”, që kullojnë veç gjak. Pasi i vranë në të pa besë pra, u prenë kokat, të cilat u dërguan në Stamboll t’i shihte Sulltani dhe trupat i lanë në shesh të hapur për ti shqyer qentë.

Këta janë pushtuesit me të cilët ne paskemi bashkë-qeverisur perandorinë, siç thotë një historian tashmë i rrjedhur, sepse edhe në kohë të diktaturës bëri një libër duke e bërë Haxhi Qamil, turkoshakun që kërkonte të sillte sërish babë Sulltanin, një hero. Ndaj ju që ndjeheni më turq se turqit, mos u përpiqni të thoni gjëra që nuk guxojnë t’i thonë as vetë turqit safi, e jo më turq të sajuar si puna juaj. Gjenocidi turk mbi shqiptarët është një e vërtetë historike e pamohueshme.

Shkatërrimet që ka bërë Turqia në Shqipëri nuk i ka bërë mbi asnjë popull tjetër në Evropë aq mizorisht, po krejt ngjashëm me Armenët 1909-1918. Gjenocidi më i madh që njihet në Evropë është shfarosja e shqiptarëve prej turqve pas vdekjes se Skënderbeut shekulli XV dhe ky gjenocid duhet të njihet botërisht dhe të dënohet. Është e nevojshme të sqarojmë edhe disa lojë fjalësh që bëjnë mbrojtësit e zellshëm të Turqisë, duke e konsideruar se nuk ka asnjë lidhje me Turqinë historike që këta e mbiquajnë osmane. Vetë turqit në të gjitha analet e veta thonë Perandoria Turke, dhe Europa po ashtu e cilësonte. Myslimanët shqiptarë, Stambolli i konsideronte turq dhe jo osmanë…

Varianti me perandori osmane doli si një alibi për të heq qafe përgjegjësinë historike të krimeve të përbindshme, se gjoja i kanë bërë osmanet dhe nuk i kanë bërë turqit. Alibi mjerane. Veç të lexoni krimet e përbindshme turke mbi shqiptaret. Jo vetëm ne vrasjet e përditshme por vetë Sulltani kishte ndërmarrë dy fushata të mëdha për shfarosjen e “racës së keqe të shqiptarëve” kur njerëz me të pistë se hordhitë e Anadollit nuk kish parë historia e Evropës.

Në këto fushata vranë çfarë gjetën, gratë e fëmijët i dërguan në Stamboll si robër, një e pesta e femrave i dërgohej Sulltanit mizor ndërsa katër të pestat i merrnin ushtarët dhe i përdhunonin. Vetë historiani turq përshkruan se si e shkretuan qytetet shqiptare pas dorëzimit dhe si i vranë të gjithë shqiptarët qe arrinin t’i kapnin. Shqipëria u kthye ne një thertore. Historianet turq i pohonin vetë ato masakra dhe shkruanin se shqiptarët, vajza e djem ishin të bukur si yje. Pra sot nuk kemi asnjë dokument asnjë artefakt nga kohë e Gjergj Kastriotit sepse turqit shkretuan gjithçka, madje mbasi e nëpër qytete nuk mbeti asnjë shqiptar i gjallë, shkruajnë kronikanët, prunë popullsi myslimane nga Anadolli.

Ndaj na dalin aty këtu ca kopilë Anadolli, që i dhunojnë edhe shtatoret e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës në Tiranë e Mitrovicë. Është krejt e arsyeshme të mendohet se, siç përshkruajnë kronikanët e asaj kohe, këta marrokë-harrokë janë pjella të hordhive pushtuese dhe nuk e ndjejnë veten aspak shqiptar. Tani se si në Kosovë shkojnë e i bëjnë lutje për shpirtin katrani të zi si Sulltan Murati, këtë veç mendjet e mykura të njerëzve të ngecur në errësirën mesjetare mund ta dinë.

Po le të lexojmë dëshmitë historike: “Për të pafetë meshkuj të rritur u dha urdhri që ti jepeshin belikut. Për këtë arsye në çdo qendër kalimi sillnin kolona robërish të lidhur me zinxhirë, i kalonin para padishahut ngadhënjimtar dhe aty të rinjtë dhe pleqtë i kaluan në shpatë dhe i copëtuan. Pati raste kur ranë në shpatë tremijë, katërmijë, dhe shtatëmijë të pafe. Luginat e thella për shkak të kufomave morën pamjen e kodrave. Gjaku rridhte në fushat e gjëra si lumi Amur-Darja”.

Këtë histori e ka shkruar Tursun Beu (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, Burime Osmane faqe 100-101. Ai ishte historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesëmarrës gjatë pushtimit të Shqipërisë. Kronikani Kemal Pashë-Zade shkruan, se: “Me urdhër të Padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër. Dhe vazhdon me vargje: I theri të panënshtruarit e atyre kryengritjeve, ua bëri ushqim ujqërve dhe shpezëve kufomat e tyre, s’mbeti grua e fëmijë, të gjithë u bënë robër.” po aty f.194. Kevami, shkronjës i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit të II shkroi rreth vitit 1489, mjaft të dhëna që përputhen edhe me ato çfarë shkruante edhe Marin Barleti. “Disa mijëra të pafe i gjuajtën, i kapën dhe i prunë përpara sulltanit të botës. Padishahu i botës, disave prej tyre ua preu kokat, ndërsa disa të tjerë i çau në dysh… të gjithë të tjerët urdhëroi dhe i shkuan në shpatë para tij.”

Po aty f. 112 kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se: “Shqiptarët preferonin më mirë vdekjen, se sa të binin në duart e turqve. Disa Ilirianë, duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrenjve dhe u vranë.” I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Çidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike.

Nën thirrjet “Vdekje shqiptarëve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht ”Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm.” Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur, por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Sulltan Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Kështjellarët e Shkodrës nuk epeshin. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit.

Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore. Në përshkrimin e skenave makabër që bënë turqit në Lezhë e Shëngjin, kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 “Kokat e këtyre keqbërësve, të prera që në zverk nga shpatat dhe që ishin si pjeprit e kopshtit të sheshit të luftës, notonin në sipërfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre të brishtë lëviznin si flluska uji dhe sa herë që dallga i prekte si një shpatë…

Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478 në pushtimin e Krujës: “Ah botë plot vuajtje dhe rënkime! Vaj! Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërrmuar arritën deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejtë rreth pesëmijë të pafe, që ishte secili një djall nafthëdhës dhe vetëtimlëshues, u bënë kështu pre e shpatës së mprehtë dhe qoke e shigjetës goditëse. Kafkat e këtyre do të jenë për shumë vjet ushqim për shpezët e këtyre viseve. Në këtë mënyrë u arrit fitorja; thyerja e të pafeve dhe shfarosja e armiqve. Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në pranga poshtëruese të robërimit dhe i lidhen me zinxhirët e mjerimit. Pastaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve…”

Tërë këto travaje i ka hequr populli ynë. Ishim trashëgimtarët e Ilirëve, me troje që nga Danubi e deri pranë brigjeve të Peloponezit, historia u tregua e ashpër, kaluan shumë pushtues njeri me i egër se tjetri në këto troje. Aq shumë e mizorisht na vranë për të na shfarosur, sa popullsia erdhi gjithnjë duke u rrudhur e duke u zhdukur deri sa mbetëm në një pëllëmbë tokë në brigjet e Adriatikut. Këto janë të vërteta që nuk mund t’i harrojmë. Konjukturat e sotme, marrëdhëniet e mira dhe paqësore, dëshira për mirëkuptim me të tjerët, qofshin dhe partnerë strategjikë, nuk duhet të na pengojë apo ndalojë, që ta shkruajmë historinë ashtu siç ka ndodhur, se në fund të fundit është histori, është dinjitet dhe identitet, është mësim për të mbijetuar si komb dhe për të fituar atë çfarë e kemi humbur në histori, bashkimin kombëtar.

Më poshtë po sjellim një kronologji ngjarjesh gjatë viteve 1385-1912 të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve turq nga libri “Studime dhe tekste historike” i albanologut të shquar italian Prof. At Zef Valentini, Plejad, Tiranë 2010, f.129-136:

1423, Shqiptarët e Moresë çohen në kryengritje kundër turqëve.
1432, kryengritja antiturke e udhëhequr nga Topi Golemi.
1434, kryengritja antiturke e udhehëqur nga Gjergj Arianiti.
1443-1468, epopeja e Gjergj Kastriotit në luftërat antiturke.
1481, pas vdekjes së Sulltan Mehmetit II mbarë Arbëria ngrihet në kryengritje.
1488, kryengritja e udhëhequr nga Gjon Kastrioti, djali i Gjergj Kastrioti.
1497, kryengritje antuturke me ndihmën e Venedikut.
1536, shqiptarët çohen në kryengritje të ndihmuar nga Papa, Venediku e Perandori.
1570-1571, kryengritja shqiptare kundër turqve në prag të shpërthimit të betejës së Lepantos. Ibrahim Begolli, sundimtari i Pejës çohet peshë kundra turqve.
1580, kryengritje antiturke. Shqiptarët shkojnë edhe në ndihmë të Princit Mihail të Rumanisë.
1593-1596, kryengritje të mëdha antiturke në Shqipëri.
1596, kryengritja antiturke e himariotëve.
1611-1624, Kelmendasit ngrihen në kryengritje antiturke.
1668, kryengritje e madhe antiturke në Kosovë.
1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi çohen në luftë kundra turqve. Shekulli XVIII, Shqipëria është një vatër kryengritjesh të pandërprera 1737, ushtria austriake hyn në Kosovë, popullsia shqiptare çohet në luftë kundra turqve.
1740-1830, kryengritje të pandërprera antiturke nga shqiptarët.
1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrinë turke të nisur kundër tij.
1833, kryengritje në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut kundra reformave të Tanzimatit.
1835-1836, kryengritja e shkodranëve dhe malësorëve kundër sundimtarit turk, Osman Pasha.
1837, kryengritje antiturke në Shqipërinë e Jugut e udhëhequr nga Ali Bej Frakulla.
1839, kryengritje shqiptarëve në Prizren që e detyrojnë sundimtarin turk, Ismet Pashën të largohet.
1843, kryengritje shqiptare në Shkup, Prishtinë e Tetovë. 1845, kryengritje shqiptare në Gjakovë.
1846, kryengritje në Shqipërinë e Jugut, sidomos në Berat e Gjirokastër.
1849, kryengritja antiturke e malësorëve.
1852, Malësorët çohen përsëri në kryengritje.
1864, Banorët e Gjakovës çohen peshë kundër reformave të shpalluna nga Sulltani.
1870, Një Batalion elite me shqiptarë në krah të Caresësh Ruse, kundër Perandorisë Osmane.
1874, kryengritja e Kurveleshit, Labërisë dhe Çamërisë.
1875, Dibra çohet peshë e rrënon kalanë turke të vendit.
1893, kryengritje e shqiptarëve kundër turqve.
1903, Gjakova çohet peshë kundra turqve. Vrasja e konsullit rus në Mitrovicë.
1904, lëvizje për pavarësi në Shqipërinë e Jugut.
1909, kryengritja kundër turqve të rinj.
1911, kryengritja e malësorëve në Shqipërinë e Veriut.
1912, kryengritja e Përgjithshme në Kosovë.