Si mund t’i mbani merimangat larg nga shtëpia juaj

0
36

Merimangat drejtohen për në shtëpinë tuaj, pas një dimri të ngrohtë dhe të lagësht – këtu po ju sqarojmë se si mund t’i mbani ato jashtë shtëpisë suaj

SAM VALLANCEYThe Independent, 14 shtator 2015

Ndërsa nata bie dhe të nxehtit ndizet, merimangat bëjnë rrugën e tyre drejt për në shtëpitë tona. Me vejushat e zeza dhe merimangat gjigante të shtëpisë, që qarkullojnë në Mbretërinë e Bashkuar, këtu janë mënyrat më të mira (dhe më të huaja), për t’i mbajtur merimangat larg nga shtëpitë tuaja.

Gështenjat

Një përrallë popullore e grave të vjetra thotë se gështenjat mund të vendosen rreth shtëpisë për të penguar merimangat. Disa pohojnë se merimangat e urrejnë erën e tyre, të tjerët pohojnë se ato ngordhin në praninë e një arre. Nuk ka asnjë provë të vërtetë për ta mbështetur këtë, kështu që përdorni gështenjat ose si një masë e fundit ose sa për lojë.

Ku ka insekte, ka merimanga

Ndërsa mbrëmja bëhet më e errët, mund të jetë joshëse për t’i lënë dritat jashtë ndezur, të cilat shërbejnë si një fener për insektet e zonës. Merimangat nuk tërhiqen nga drita, por do të ndjekin insektet. Në qoftë se dritaret janë lënë hapur dhe me dritat ndezur, presin një numër të merimangave që t’i ndjekin këto insekte.

Vajra esenciale dhe sprucime me uthull

Eukalipti, pema e çajit apo edhe vajrat e menteve mund t’i mbajnë merimangat jashtë. Ndërsa dikush e pëlqen erën, merimangat nuk pëlqejnë. Spërkat rreth dritareve dhe dyerve. Një opsion i ngjashëm është uthulla. Me një sasi të konsiderueshme, të përdorur rreth shtëpisë, njëra prej tyre duhet t’i frenojë merimangat. Efektet anësore mund të përfshijnë frenimin e miqve dhe të familjes nga shtëpia juaj shumë aromatike… (Shiko një recetë të mirë të vajrave këtu:
http://www.herbsandoilsworld.com/how-to-keep-spiders-out-of-your-home-with-peppermint-oil/).

Merrni një kafshë shtëpiake

Mundësisht një mace. Macet janë përdorur si gjuetarë, që kur njerëzit e parë filluan të bashkëvepronin me ta, dhe madje macja laramane është më e gatshme për të mësuar të ndjekë instinktet e saj. Ndërsa macet nuk do e eliminojnë të gjithë problemin me merimangat, ato do të kapin çdo gjë, që shohin duke lëvizur nëpër dyshemenë e dhomës së ndenjes. Tregoni kujdes nëse ka merimanga helmuese në shtëpi, si psh. Vejushat e zeza, pasi ato mund t’i dëmtojnë edhe kafshët gjithashtu.

Agrumet

Macja juaj e pranuar kohëve të fundit do e urrejë këtë shumë, por limoni, limoni i athët, portokalli apo portokalli i madh japin një erë të tmerrshme për shumicën e merimangave. Lëkura e tyre bën një punë të përkryer, kështu që vetëm ruani ato, sa herë shijoni një pjesë të shëndetshme të këtyre frutave. Ata kanë nevojë të zëvendësohen brenda pak ditësh, pasi ato thahen dhe humbasin potencën e tyre.

Kedra dhe duhani

Me një burim të përshtatshëm kedrash ose për ata që mund ta përballojnë për të spërkatur duhan rreth shtëpisë, këto mund t’i sprapsin merimangat. Druri i kedrës funksionon, kështu për hangarët mund të funksionojnë dhe në gardëroba. Investimi në mobilje prej kedri bëhen vetëm për arachnofobët seriozë.

Mbajtja shtëpinë tuaj të pastër

Ndoshta metoda më e mërzitshme dhe më efektive. Merimangat kanë dëshirë për t’u fshehur në vende të errëta dhe të lënë pas dore, dhe çdo ushqim i mbetur do i tërheqë insektet, që nga ana e tyre tërheqin më shumë merimangat. Pastrimi ose fshirje e pluhurit do të largojë parregullsitë dhe qeset e vezëve dhe do i bëjë merimangat më pak të etura për t’u kthyer. Heqja e mbetjeve bimore dhe mbeturinave përreth shtëpisë suaj do të funksionojë edhe si një masë parandaluese, që të ketë më pak merimanga, që lëvizin brenda shtëpisë.

Mbushja e boshllëqeve (zbrazëtirave)

Merimangat duhet të vijnë prej diku. Mbyllja e skajeve të dritareve dhe mangësive te dyert do ta bëjë shumë më të vështirë për merimangat që të gjejnë një pikë hyrje. Mund të përdorni gjithashtu një rrjetë të imët përgjatë çdo hapësire ajri rreth shtëpisë, si në dritare apo dyer.

Mbani në mend, këto këshilla janë për shtëpitë tuaj me fluksin normal të merimangave të vjeshtës. Në rast të një problemi serioz merimange ose nëse gjithçka tjetër dështon, kontaktoni një shfarosës merimangash. Vejushat e zeza nuk janë agresive dhe nuk do t’iu kafshojnë pa provokim.