MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË (VIII)

0
46

Brahim Ibish AVDYLI:

(Pjesa e VIII-të)

Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe“.

Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7.

16. Pse e quajtën shkurtimisht gjuhën pellazge-gjuhë barbare

Para kësaj gjuhe, aftësinë shprehëse dhe aftësinë e fleksibilitetit e kishte fituar edhe gjuha latine e sankritishte, etj., por, si gjuhë artificiale, nuk qëndruan gjatë.
Ne i dimë se gjuha shqipe dhe shqiptarët e sotëm mund të përdorin gjuhën e tyre, sidomos të dialektit gegë, që është përpara gjuhës greke, dhe të deshifrojnë përpara shkencëtarëve të Evropës dhe të Botës shkrimin e pllakave të vjetra, qoftë hitite, sankritishte apo të tjera, që janë gjetur nëpër viset e ndryshme.

Dr. Angela Merkel flet për grekët e rinj në parlamentin gjerman

Çuditërisht, mjaft shkencëtar të Botës dhe Evropës kanë rrjedhur gabimisht në linjën e deritashme “shkencore”, sa t`a quajnë bazën e parë të gjuhëve “gjuha-nënë indo-evropiane”, sado që e dinë ata se nuk kishte “komb” të tillë, por komb pellazg apo kombi parailirë, të cilin nuk dëshirojnë t`a njohin. Gjuhën “greke” e marrin si të parën gjuhë e cila është shkruar, dhe e quajnë “gjuhën e parë të Evropës”, sado që ka fakte të pakundërshtura se gjuha e vjetër “greke” është krijuar artificialisht, nga baza pellazge, dhe gjuha e parë e folur është gjuha shqipe.
Ata që patën mësuar të shkruajnë, si Herodoti, thanë tekstualisht se “gjuha e pellazgëve ishte një gjuhë barbare.” Ne e dimë se Herodoti ka jetuar në shekullin e V p.e.s. Greqishtja e vjetër ishte bërë gjuhë flektive, kurse gjuha pellazgjike nuk e kishte marrë këtë stad zhvillimi të saj. Duke e vënë re këtë stad të ulët zhvillimi të gjuhës pellazgjike, Herodoti, që ishte “pjesë e ngritur” e shoqërisë së konvertuar, e cila nuk ishte absolutisht “greke”, e kishte quajtur “gjuhë barbare”, duke dashur të nxitë më lartë e më shumë interesimin e popullatës vendase pellazge për gjuhën e shkruar helene-greke, në mënyrë që ata t`a mësonin nëpër shkolla.
Në kohën e Herodotit, sikurse në shekujt përpara tij, gjatë shekullit të VI p.e.s., kur janë botuar “Iliada” dhe “Odisea”, fliteshin paralelisht dy gjuhët: pellazgishtja dhe greqishtja e vjetër apo helene, dhe kur gradualisht greqishtja po shkruhej dhe u bë gjuhë e kulturës dhe e qeverisjes, pra gjuhë publike, kurse pellazgishtja ngeli vetëm si gjuhë e folur, gjë e cila e ngushtoi vazhdimisht përdorimin e saj, jo sikur thotë shkencëtari i njohur, zoti Muharrem Abazaj, në veprën e tij, “një gjuhë e vdekur”, sepse ajo nuk vdiç asnjëherë, por shndërriti me shqipen, bijen e saj, që e flasim dhe e shkruajmë edhe ne, shqiptarët, bijtë më legjitim të pellazgo-ilirëve. Gjuha e vjetër pellazgo-ilire nuk e ka patur këtë stad të “vdekjes”, por vendin e saj e zuri greqishtja në kohën e vjetër, nëpër qindra dredhitë që i bënë “të huajtë”, të cilën e quajnë “gjuha hellade”. Për këtë emër na ngatërrohen shkencëtarët dhe e interpretojnë si “gjuhë helene”. Të tjerët e përshtatin si “gjuhë greke”, të nxjerrur nga emrat e shtrembëruar e të shkruar me prapashtesën artificiale “oi”, në “helloi” e “selloi”, pikërisht nga sellët- një fis i njohur pellazgo-ilir nga Epiri, nga Dodona pellazgjike, tokë tradicionalisht dhe të pandryshuar arbërore.
Me këtë rast, kjo gjuhë “e mori stafetën” e gjuhës pellazge, sepse mësohej nëpër shkolla, të cilat i patën hapur ata që na udhëheqëshinin. Pellazgishtja e shqipja e vjetër nuk mësohej dhe luftohej nga brenda, që të mos ekzistojë.

Citim nga Enciklopedia e madhe greke

Por, pavarësisht nga kjo gjë, pellazgjishtja e vjetër e shqipja sot, kanë patur një jetëgjatësi shumë të madhe. Ajo nuk ka si të mos i lë këto gjurmë dhe gjurmët e saj sado të zbehta, duhet të kenë rezistuar e mbijetuar deri në lidhjen me gjuhën e folur e të shkruar – shqipes letrare, thotë Muharrem Abazaj.
Kjo gjuhë flitej nëpër vendet ku kishin jetuar e banuar ilirët e lashtë. Ajo flitet e shkruhet sot në trojet autoktone shqiptare. Gjuhëtarët e shumtë kanë gjetur mjaft fjalë të ilirishtes së vjetër që përqasen me fjalë të shqipes së sotme dhe janë identifikuar edhe emrat e qyteteve të Evropës së gjërë përmes kësaj gjuhe. Janë mëse 500 emra qytetesh të lashta ilire; emra lumenjsh, malesh etj. të cilët e kanë trajtën që e shpjegon shqipja moderne. Edhe ndryshimet që vihen re te këta emra shpjegohen plotësisht me ndryshimet fonetike historike të shqipes.
Gjuha pellazge e shqipes së vjetër që flitej, por e cila një kohë nuk ka guxuar të shkruhet publikisht dhe kosiderohej se ishte gjuha që nuk t`a mundësonte të ngriteshe në pushtet, pra do të mbeteshe detyrimisht mbrapa, i nëpërkëmbur nga instancat shtetërore, me gjuhë të prambetur e të rrjedhur nga varfëria, pra nga “barbaria”. Kjo gjë ishte detyrim i udhëheqjes së mbretërve të ardhur në pushtet. Kështu që gjuha pellazge u detyrua të “lihet pas dore”, por, guxonte të flitej, deri atëherë kur grekët e rinj e bënë të veten, e cila shkonte deri në krim e gjenocid.
Shkencëtarët shqiptarë janë ngatërruar në këtë gënjeshtër të mirëfilltë grekofile për gjuhën pellazge dhe thonë se “gjuha e parë e shkruar është gjuha greke”, por nuk e sjellin ndërmend se gjuha pellazgjike ka qenë para “greqishtes së vjetër” dhe ajo duhet që të jetë ajo baza e gjuhëve indo-evropiane, jo “greqishtja”.
Gjuha pellazgjike është gjuha më e vjetër e botës. Kjo gjuhë, e ndihmuar prej gjuhes shqipe moderne mund ti deshifrojë të gjitha shkrimet e vjetra, sepse gjuhët e vjetra kanë domethënie vetëm përmes gjuhës shqipe, si. psh. gjuha hitite, gjuha sankritishte, etj. Dihet se gjuha pellazge është folur në Babiloni e deri në Kaukaz, pranë Iberëve. Edhe Mesopotamia ka qenë tokë pellazgo-ilire dhe ky popull është shtrirë deri në Egjiptin e vjetër e veriun e Afrikës, të cilat, sado të vjetra që mund të jenë, ato gjuhën e vjetër shqipe e kanë përdorur.
Atëherë oratoria, politika dhe intrigat u zhvilluan më vonë mbi baza të të folurit të sinqertë të qytetarëve të ndershëm pellazgo-ilirë, të cilët nuk gënjenin. Mbi këto baza të oratorisë mësuan luftëtarët t`i nxejnë usharët e tyre në luftimet e rrebta. Arianët, pellazgo-ilirët dhe shqiptarët i kanë ruajtur besën, gjuhën dhe pushkën pranë vetes dhe me to i kanë rritur e edukuar bijtë e tyre.

Perandoria bizantine në kohën e qeverisjes së Perandorit Justinian

Politika ka lindur më vonë. Në kohën e Perandorisë Romake dhe të Perandorisë Bizantine, intrigat politike, kanë qenë të kryqëzura me luftëra të rrebta, me vrasje mizore, viktimë e të cilave ka rënë populli i varfër, por i drejtë, shqiptarë…

17. Edhe diçka që duhet thënë për Grekët e sotshëm

Në të vërtetë, grekët rinj me grekët e vjetër i dallon diametralisht, Kryetarja e nderuar e shtetit më të fuqishëm të Evropës së Bashkuar, zonja Agelina Merkel, thotë tekstualisht në Parlamentin Gjerman se grekët e sotshëm nuk janë grekët e vjetër, sepse grekët e rinj i kanë ringjallur teorite racore të nazistëve. Të thënë më mirë, ata e kanë ringjallur prej kohësh ideologjinë shoviniste dhe nacionaliste të Greqisë, me helenizmin e tyre. Dr. Agelika Merkel mendon se janë grekët e sotëm “një miks i shqiptarëve, sllavëve, turqëve, bullgarëve, rumunëve, roma…” etj., por e ka një “lëshim”: i ka futur në këtë miks edhe shqiptarët. Atje jetojnë arvanitasit, që ndihen si shqiptarë, por nëse nuk e dinë gjuhën shqipe janë të konvertuar në grekë dhe nuk mund të quhen shqiptarë. Mund të thotë se në këtë miks i mbanë arvanitasit, por jo shqiptarët.
Grekët e rinj janë një miks i veçantë i të gjitha popullatave që jetojnë atje, i egjiptianëve, arixhinjëve (romëve), arabëve, turqëve, armenëve, çifutëve, e sllavëve, etj. të cilët kanë mbetur që prej viteve më të hershme. Pra, sllavët janë bërë të njohur në Gadishullin Ilirik prej vitit 800 të e.s., ndërsa më përpara janë quajtur skllavë, jo sllavë. Sllavëve, grekët e rinj, më vonë ua kanë hapur shtigjet të vinë në Perandorinë Bizantine dhe i kanë mobilizuar në radhë të parë për shkatërrimin e kombit dominues pellazgo-ilir; për shuarjen e çështjes së tyre kombëtare; bashkë me turqit dhe arvanitasit e konvertuar me helenizmin e tyre.

Rajonet e gjuhëve evropiane, ku gabimisht shkruan gjuha e vjetër greke

Në këtë artikull ceken disa të dhëna nga historiani gjerman Jakob (Phfilipp) Fallmerayer, ku thuhet se popullsia greke është zëvendësuar gjatë preiudhave të dyndjeve sllave, 350-800 të e.s. , që në të vërtetë nuk janë vetëm sllavë por edhe fise të largëta të origjinave turke, të cilët, dalëngadalë, me direktiva greke e leje të Perandorisë Bizantine u shpërdanë pikërisht në shtetet ilire, gjoja për të mbrojtur këto treva nga “dyndjet barbare”, por e kishin një direktivë të vetme shkatërrimin e kombit ilir dhe shqiptarë. Për këtë detyrë të veçantë janë shkolluar dy vëllezërit ebrej (çifut), Cirili dhe Metodi, në Konsantinopojë.
Raca e helenëve ishte dhe është një ideologji e rrejshme, të cilët, dallohen mirë si të pa besë dhe manipulatorë, dhe nuk kanë fare gjak të vërtetë të grekëve të vjetër. Pafuqia e grekëve të vjetër dhe fryma përqarëse që po futej nga grekët e rinj, të cilet po krijoheshin artificialisht mu në mes të Perandorisë Bizantine dhe nëpër duart e romanizmit, e cila e ndërroi emrin në helenizëm, duke u marrë me vëmendje gjoja për “mbrojtjen e kufijve” të Perandorisë dhe e kthyen pallatin perandorak gradualisht në një arenë të vërtetë teologjike. Fraksioni helen, i lidhur pas arianizmit, u bë i gjithëfuqishëm në atë kohë dhe e shkatërroi romanizmin.
Këtu nuk është përcaktimi për “grekët e rinj” si kombësi, por për franksionin e e vet të ndërmarrë në Perandorine Bizantine dhe kushtëzoi apo e detyroi të ndahet Perandorinë Bizantine prej sektit arianist, ndonëse e përdornin emrin e arianëve dhe vepronin prej Israelit, në Jeruzalem.
Komb historik “indo-evropian” nuk ka pasur asnjëherë në rruzullin tokësor dhe kombi më i madh kanë qenë parailirët e pellazgo-ilirët, i cili ka lëvizur nëpër botë deri në Indi. Arianët kanë qënë më të njohurit në këtë lëvizje dhe “grekët e rinj” e panë të arësyeshme të fshihen pas tyre e të thirren në këtë emër. Prandaj, nuk po merremi më me këtë çështje, por po i kthemi temës sonë aktuale të Maqedonisë.
Ka qenë viti 888 i e.s. kur mbreti i quajtur “Car”, Simeoni, nipi i Borisit, hypi në fronin e Bullgarisë dhe kjo është koha kur Cirili dhe Metodi e kishin ngritur në luftë klerin në Moravi. Ata e patën përkthyer edhe liturgjinë romane në sllavisht.
Veprat paraprake ishin në gjuhën latine dhe greke, gjuhë rivale. Gjuha greke ia kishte vënë këmbën prapa gjuhës latine dhe pretendonte të bëhej gjuhë zyrtare. Janë grekët e rinj iniciatorët e saraqenëve të mashtruar, që u bashkuan me Rusët, të cilët shkatërruan mbretëri të vogla, si të Preslavës e të Prespës.
Oborri i Perandorisë Bizantine ishte korruptuar qysh në vititn 869. Kleri grek, d.m.th. grekët e rinj, kishin zëvendësuar klerin latin. Dy çifutët, jo bullgarët, me origjinë nga Selaniku (Thesali), themelojnë për herë të parë një kishë të ritit latin, por me gjuhën sllave dhe kaligrafinë glagolitike. Këta qenë shkatërrimtarët e dytë të Ilirisë, pas Kadmit, i cili ka qenë i pari që e ka themeluar “gjuhën e vjetër greke”, paralelisht me gjuhën pellazge, që ishte një gjuhë me shkronjat e alfabetit të diskut fenikas, edhe ato glagolitike.
Atëherë nuk ishte selia e Ohrit si kishte qenë më përpara, por, me të mbërritur Gorazdi në Bullgari, i caktuar në këtë detyrë nga Metodi (Shën Metodi, vëllau i Cirilit) dhe i aprovuar nga Papa dhe metropoliti i Moravisë, u vendos në krye të selisë së Ohrit. Gorazdin e gjëjmë në krye të hierakrisë së re, sepse Papa Adriani II dhe Gjoni i VII e kishin mbështetur Cilin dhe Metodin kundër Gjermanëve.
Qysh në fillin, Shën Klementi (jo Papa Klementi i II), si misionar i devotshëm, konvertoi popujt ende paganë të rrethinave të Ohrit, i ngritur nga Gorazhdi, në Belisë, në përëndim të Ohrit dhe jo largë Strugës, kështu që pas vdekjes së Gorazdit, ai u ngjit në krye selisë së Ohrit. Nga jeta e Shën Klementit e shohim se ai ishte shqiptar i Shqipërisë, dhe vdiç në Ohër, më 916.
Papa e emëroi Metodin ipeshk të Moravisë e të Panonisë, dhe Cirili, duke e ndjerë fundin e jetës së vet, riveshi rrobën e murgut, dhe kur vdiç u varros në kishën e Shën Klementit, jo te Papa Klementi i II-të e deri te i VIII-të.
Në letrën e tij, Papa Gjoni i X, kishte thënë se “Shën Klementi i ka lënë librat në Bullgari”, sepse kishin qenë të shkruara në sllavisht, me alfabetin glagolik. Cirili dhe Metodi, me këtë alfabet kishin punuar në vendet e veriut, të cilat i përdornin ndaj sllavëve paganë nëpër Moravi. Shën Klementi, i kishte përdorur shkronjat klementine, në vendet e jugut për këtë detyrë, të cilat kanë qenë shkonja sllave, por më të mira se sa të Cirilit dhe Metodit. Pra, Shën Klementi i kishte tradhëtuar shqiptarët, siç e patën bërë Cirili dhe Metodi, të cilët ishin çifutë.
Shën Klementi ia dhuroi bullgarëve një shkrim më të volitshëm se sa shkrimi i përdorur nga Cirili dhe Metodi, siç thotë vepra e Zh. K. Faveirialit.

Vllehët pretendojnë të mbajnë plisin e bardhë si shqiptarët

Feja po e luante një rol të madh. Kishte qenë feja e krishterë katolike romake, por ishte konfontuar rrebtë me te feja e krishterë ortodokse bizantine.
Nëpër këto luftëra fetare ishte përfshirë e tërë Evropa dhe Bota. Shtresat e gjëra të kombit pellazgë, ilirë dhe më vonë shqiptarë, sikurse tokat e tij, veçanërisht në Gadishullin Ilirik, i kanë përbërë prore viktimat e këtyre luftërave të pafund. Në bazë të këtyre luftërave të feve të ndryshme, ortodosizmit dhe katolicizmit, të cilat nuk ndaleshin, për kundër tyre ka ardhur edhe feja islame, si kundërpeshë, e cila kishte filluar me gjuhën arabe, të shkruar së pari nga Mesopotamia.
Kombi i madh pellazgo-ilir po shkapërderdhej në të gjitha anët dhe po përpiqej të mbijetonte, pikësëpari po përpiqej të mbajë territoret e gjëra ilirike e të krijonte një gjuhë që do t`a përdorte, sepse po krijoheshin gjuhë të tjera, në mes të tij, dhe po i kultivonin këto gjuhë me fetë e ndryshme.
Po këtë gjë e shënonte Murgu Krabri, nën pseudonimin e Teofilaktit, kur thotë në biografinë “Jeta e Shën Klementit”, si nxënës i tij, të shtypur në vitin 1742, në Moskopojë, duke u përpjekur të mbrojë popullin bullgar prej doktrinës greke, “ju grekët keni imituar fenikasit”, përderisa na tregon për jetën e Shën Kelmentit.
Po të gjykojmë nga kjo fjalë e lënë pas, kuptojmë se “greket” nënkuptonin grekët e rinj, që po themeloheshin; po ngriteshin, edhe në Perandorinë Bizantine; ndërsa e dyta, ata imitonin “fenikasit”, që nuk ishin grekët e rinj, pra ishin të huaj, që e patën themeluar gjuhën e kulturën e saraqenëve të vjetër, që ishin pellazgë, pra shqiptarë dhe me këtë gjuhë e patën shtrënguar fort kombin pellazgo-ilir.
Ne, i kuptojmë disa gjëra të mëdha: 1) Fenikasi, Kadmi, ishte i huaj, e krijoi gjuhën e vjetër greke të saraqenëve dhe i bllokoi pellazgo-ilirët; 2) Cirili dhe Metodi e Shën Klementi e krijuan gjuhën sllave, nga dolën gjuhët sllave, që do të na vinë deri në qendrën e tokave tona; 3) Me kunjat Asiriane filloi gjuha arabe dhe me to na u krijua feja islamike, që edhe sot na lodhën, nëpër luftëra të pa fund…
Pra, nuk duhen ngatërruar pellazgët me helenët, që është gënjeshtër e mirëfilltë dhe jo komb. Në qoftë se helenët e dikurshën kanë qenë të pashpirtë dhe nuk e kanë folur gjuhën shqipe, nuk kanë qenë shqiptarë, por tradhëtarë. Armikun e dyte i kemi helenët; armikun e tretë i kemi sllavët, ndërsa armikun e parë i kemi turqit. Çka nuk e bënë feja e bënë pushteti. Armiqtë e tjerë, nuk po i numroj.
Grekët e sotshën nuk kanë pasur asgjë të përbashkët me pellazgët e vjetër, pos gjuhën së lënë trashëgim, të cilën e kanë ndyshuar vazhdimisht, sipas nevojës së tyre. Ata janë një miks, siç e thotë Dr. Angela Merkel, në fjalimin e saj. Në këtë miks nuk duhet të futen shqiptarët. Kjo e shpjegon vorbullën tonë, Maqedoninë.

18. Edhe njëherë te Zhan Klod Faveiriali e historia e tij

Duhet të theksojmë se vepra e Zhan Klod Faveirialit, “Historia (e vjetër) e Shqi-përisë” është vepër e pasur me shënime të shkurtëra e të dokumentuara, të cilat kanë një vlerë plotësuese dhe dokumentuese për veprën që e kemi në fjalë. Ajo është shumë e shkurtër, nëpër kapituj, për një histori të mirëfilltë të shqiptarëve.
Përveç ndonjë lëshimi dhe devijimi për historinë e vjetër, ato që i përmbanë ajo janë mjaft domethënëse, të cilat do t`i shfrytëzojmë për tërë çështjen shqiptare.
Në radhë të parë, ne po e shpjegojmë diçka nga jeta e tij. Ai ishte i dërguar nga Konstantinopoja, sot Stanbolli, ku kishte qëndruar prej vitit 1847, i strehuar nga Kongregacioni, në Shën Benua, deri në vitin 1866, kur erdhi në Selanik, si prift, e më vonë, më 1867, në Manastir, sot Bitola. Atëherë, e gjëjmë në strehë të bullga-rëve të Maqedonisë, të cilët qenë okupues të këtij territori; te vllehët, e më vonë edhe te shqiptarët, me të cilët kishte mirëkuptim.
Duke ndenjur dhe duke qenë më parë mik i bullgaro-maqedonëve, ai nuk e dinë se arumunët apo vllehtë nuk mund të ishin “një komb tjetër”, si thotë ai. Vllehtë nuk duhet të harrojmë se qenë të shpërndarë nëpër tokat tona, në viset malore, që e flisnin gjuhën shqipe me një dialekt gjuhës romane, siç i thonin, që përngjanë më tepër me rumanishten e Rumanisë. Të mos e harrojmë as Dr. Skender Rizajn, i cili thotë fundamentalisht se vllehët, pra arumunët janë një konglomerat i përzier i dardano-iliro-shqiptarëve me pakicën e turqëve të romanizuar, vetëm në pikëpamje gjuhëhore, dhe në tokat shqiptare ai e flet gjuhën shqipe.
Pra, arumunët nuk janë tjetër “komb”, sikur Faveirialit i kanë thënë në atë kohë bullgarët dhe arumunët, kur po e shkruante këtë libër të tij dhe nuk ka pasur as vetë territor të ndarë e të veçantë. Në këtë vepër ata na paraqiten dhe na ndahen sipas rajoneve ku jetonin dhe dëshironin të konvertoheshin në një “nacionalitet” tjetër, sepse Iliria ishte vënë në spikamë që të prishej si vend i madh i pellazgo-ilirëve, në Perandorinë Bizantine. Iliria u shkonte kryq e tërthorë dy kontinenteve, me qendër e vet në Gadishullin Ilirik. Prandaj, u përpoqën t`a shkatërrojnë me çdo kusht Perandorinë Bizantine dhe ky ishte qëllimi kryesor i shkatërruesve të shumtë. Paraprakisht dëshironin që t`i përmbytëshin “grekët e rinj”, si një racë e klonizuar multinacionale e fanariote, që përpiqej të jetë kreu kryesor i vendit.
Në Strugë, një qytet i Shqipërisë dhe afër liqenit të Pogradecit, të banuar edhe sot me popullsi kryesisht shqiptare e vllehe, turq e të ashtuquajtur turk, si p.sh. terbeshët, që shkojnë deri në Manastir, por edhe pse e dinë shqipen, flasin më mirë tuqisht. Sikur nuk dimë se këto treva i ka pushtuar ish Jugosllavia e bëjnë pjesë në Republikën e Maqedonisë. Vllehët flasin pesë gjuhë: kucovllahen dhe shqipen- si gjuhë amtare dhe të vendit; greqishten-gjuhën e arësimit që e mësonin në shkollë; turqishten- gjuha zyrtare e shtetit Turk, deri më 1912, në Pavarësinë e Shqipërisë; dhe serbishten- si gjuhë e maradhënieve të dendura dhe tregëtare me shtetin ish-Jugosllav. Të ishte tokë e Shqipërisë, do të flitej shqipja. Edhe këta i ka përfshirë “sëmundja” e paraqitjes “tjetër” dhe janë bërë “rrombull”.

Arumunët kanë qenë rajonet ku jetonin pranë rumunëve, gjatë fazës së fundit të rënies së Perandorisë Bizantine. Ata dëshironin të konvertoheshin nga rumunët dhe thonë se nuk ishin rumunë, por as tërësisht ilirë, sepse ilirët ishin në kokë të Perandorisë Bizantine me grekët e rinj, që po delnin si më të “dijshmit” e botës, por më të ultët, më të ligjtë e më të pabesët e saj, duke masakruar andej e këndej. Prandaj, arumunët mbetën fare pa atdhe, të shkepur në disa vende të tjera e të diskriminuar, ndonëse Faveiriali ishte shpirt i lëvizjes bullgare, por mik i madh i vllehëve, në Maqedoni, ku po shërbente në Manastir, edhe si profesor i liceut vlleh, të cilin e kishte ndihmuar të hapej. Po shërbente në këtë lice dhe po jepte gjuhën frënge dhe filozofinë, por vdiç në Manastir, pikërisht me 26 nëntor të vitit 1893. Ka qenë politikisht i organizuar për lëvizjen bullgare dhe vllehe, që ishin në atë kohë paralel me lëvizjen shqiptare.
Në këtë vepër na dalin vllehët të organizuar në vllehë të Perandorisë se Poshtme dhe Mbidanubiane, deri te Moldavia, të shpërndarë copa-copa. Kjo është koha kur ishte theksuar lufta kundër kësaj perandorie dhe grekëve të rinj, me një pjesë të perandorëve bizantinë të prejardhjes ilire, të korruptuar deri në fund.
Autori flet për disa vepra të historisë për këtë zonë nevralgjike, por e harron apo nuk e ka pasur të njohur veprën e autorit të njohur shqiptarë, Pashko Vasa, apo Vaso Pashë Shkodrani, i cili e kishte botuar në vitin 1879, në Paris, “La verité sur l`Albanie et les albanais- Etydes historique et critique”, (E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët-Studim historik e kritik), i cila do të kishte qenë e njohur për autorin tonë, sepse Pashko Vasa e kishte botuar në gjuhën letrare frenge, të cilën mirë e njihte, krahas disa gjuhë të tjera të botës së gjërë, si burrështeti dhe guvernator i Libanit, i cili, në atë vit e kishte botuar edhe “Alfabetin gjuhës shqip” dhe skicën Shqypnija dhe Shqyptarët, në Kostandinopojë.
Shqiptarin Vaso Pashë Shkodrani, e kemi si lajtmotiv të shkrimeve tona, me thënien e pavdekshme “Feja e shqiptarit, është shqiptaria”, por vepra e Zh. K. Faveirialit “Historia (e vjetër) e Shqipërisë” do të kishte mbetur “e pa njohur” për të gjithë shqiptarët, pa këto shënime të shkurta, të dokumetuara e të verifikuar, dhe të shkruara saktësisht pas çdo kapitulli, nga Qemal Velija, i cili është njohës i historisë. Tërësisht si tekst, vepra e Faveirialit, ka të metën që të bëjë të njohur si “komb” këtë popullatë të shpërdarë vllehe, në të gjitha territoret e dikurshme të Perandorisë Bizantine, që ishte e kthyer edhe ajo të shkatërrohej.
Sa më shumë popuj të mblidheshin nën Ilirët, aq me e vogël do të ishte fuqia e tyre. Faveiriali na e ka përshkruar si “komb” nga baza religjioze dhe gjuha tjetër, që përpiqet për t`a mbajtur liceun vlleh, por nuk e kishte mbajtur në mend, se në Francë, prej nga e kishte prejardhjen e tij dhe jepte mësim gjuhën letrare frenge, nacionaliteti qëndronte më afër termit popullsi, se sa termit komb. Popullsia është e përzier për nga origjina, ndërsa kombi është i pastërt si etni.
Popullsia vllehe-arumune ishte e përzier me pakicën turke të romanizuar nga baza e gjuhës, dhe baza religjioze e tyre ishte kristiane, kështu që, edhe për këto arësye nuk kishte bazë për t`a shpallur si komb, dhe territorin që nuk e kishte të bashkuar gjeografikisht, siç e donte koncepti komb, për të krijuar gjuhën e tyre.

Për këtë arësye janë gabimisht mjaft shkencëtarë të huaj e shqiptarë…

Edhe njëherë shikoni punimet e mia, të botuara më parë, nëpër gazetat dhe organet shqiptare, sidomos për pellazgët, në faqen time të internetit, http://www.brahimavdyli.ch.
Me gjitha konsideratat tona, shikoni edhe te Muharrem Abazaj, në të njëjtën vepër, faqe 39.
Shikoni plotësisht në veprën e Muharrem Abazaj, faqe 43.
Shikoni artikullin e Dr. Angela Merkel, të dhënë nga gazeta “Die Welt”, “Grekët nuk janë grekë të vërtetë, rrënjët e tyre janë shqiptarët e sllavët”, të dhënë në http://shqiperiajone.blogspot.ch/2015/06/gazeta-gjermane-die-welt-greket-nuk.html?spref=fb.
Po aty, në këtë artikull.
Jakob Philipp Fallmerayer,”Geschichte der Halbinsel Morea wahrend des Mittelalters”, cituar sipas të njëtit artikull.
Shikoni Zhan Klod Faveirial, “Historia (e vjetër) e Shqipërisë”, Plejad, Tiranë 2004, faqe 85.
Shikoni shënimin e Qemal Velijës, në faqen 86 të kësaj veprë të Zh. K. Feveirialit.
Shikoni veprën e Zh. K. Feveirialit, faqe 142.
Shikoni faqet e librit të përmendur, 143-144.
Për diskun fenikas kam shkruar tjera herë, që përpara, p.sh. në “Evropën e Bashkuar dhe shqiptarët”, Pjesa II-VIII-X, ku mund të shihet kush është “Çakali”, në http://www.brahimavdyli.ch/shpalime-për-evropën-2/
Nuk dihet kush ka qenë Adriani II, sepse Adriani i I ka qenë Papë në vitet 867-872 dhe Adriani i III ka qenë në vitet 884-885. Shiko veprën e John Julius Norwich, “Bizanti, shkëlqimi dhe rënia e një perandorie ( 330-1453 )”, Eugen, Tiranë 2005, faqe 382.
Shikoni librin e Zh. K. Feveirialit, faqet 144-145.
Shikoni këtë vepër, në faqet 146-147.
Shikoni faqet 146-148, të veprës Zh. K. Faveirialit.
Shikoni faqen 149, të së njëjtës vepër.
Për këto gjëra, më vonë, ju mundë të shikoni një vepër të veçantë, që e kam filluar.
Zhan Klot Faveirial, “Historia (e vjetër) e Shqipërisë”, Plejad, Tiranë 2004.
Thënë në pjesën e dytë të shkrimit tim “Maqedonia në vorbullën e fqinjëve antishqiptarë”, dhe libri i Dr. Skender Rizajt: “E drejta historike shqiptare për vetvendosje”, faqe 10.
Robert d`Angely, “Enigma”, Botimet Toena, Tiranë 1998, faqe 229.
Shiko “Hyrjen” e veprës në fjalë, të Zhan Klod Faveirial-it, faqe 21-31, shkruar nga Qemal Velija.
Shikoni shënimin e veprës në faqen 32, të cilin e ka shënuar Qemal Velija, sikurse të të gjitha të tjerat në këtë vepër, të cilat e bëjnë këtë vepër thjeshtë një vepër dokumentuese për ne.