Historia e Katedrales “Shën Shtjefni” në kalanë Rozafa

0
46

Shkruan Ndue Bacaj

Historia e Katedrales së “Shën Shtjefnit” dhe Politika Anti-shqiptare e hoxhallarve.

Prej disa vitesh në Shkoder (e më gjërë) një “dorë” hoxhallar të shkolluar apo më sakt të shkalluar në Siri, Egjypt apo Iran, kanë krijuar një “çetë” fanatikesh me të cilet mendojnë të jenë dora e zgjatur e ekstremisteve islamik. Ketë “investim” antiperendimor dhe antishqiptar momentalisht mundohen ta bejnë duke mohuar ose anatemuar së pari disa figura kristiane shqiptare me te cilat krenohemi jo vetem ne shqiptaret, por edhe Europa, Perendimi dhe qytetrimi i tyre, si Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza…

Së dyti kerkojnë të fallsifikojnë historinë e objekteve të kultit dhe qytetrimit të besimit kristian të ndertuara, që me perhapjen e ketij besimi në shekullin e parë në trevat Ilire… Vlenë të theksohet se besimi kristian është perqafuar me vullnetin e deshiren e popullit Ilir dhe në kundershtim me pushtuesit romak, të cilet martirizuan qindra Ilir të cilet sot janë shenjetor apo martir të ketij besimi, ndersa besimi islam siç dihet është perhapur me shpatë, zjarr, dhunë dhe joshje me prona dhe ofiqe, shpesh keto në kurriz të qendrestareve kristian, (kryesisht katolikë).

Në trojet shqiptare edhe kishat apo katedralet u dedikohen ketyre shenjëtorve të kristianizmit Ilir apo jo,por kurr figurave pushtuese, siç ndoddh me shumë xhami në disa trojet shqiptare që u kushtohen sulltanëve turko-osman (vetem në Prishtinë janë dy xhami që u kushtohen ;sullatn Muratit të vrarë nga shqiptaret në betejen e Fushë-Kosoves 1389 dhe sulltan Mehmetit ,pushtuesit mizor të shekullit XV) . Keta sulltan me shpatë e zjarrë na imponuan ndër shekuj besimin e perandorisë së tyre pushtuese osmane… Kjo klimë turko-osmane-ekstremo-islamiste, mjerisht sot është e perhapur në shumë troje shqiptare (në Kosovë e Shqiperi politike e tjer), nga ku janë konfirmuar edhe qindra xhihadist të ISIS-it… Por keto ditë vemendja e opinionit është “perqendruar” (jo per herë të parë) në Shkoder, (ku themi se është djepi i qytetrimit), ku është krijuar një “zhurmë” (edhe mediatike) me aromë të dukshme “turko-osmane” antikristiane, por me qellimin djallzor të prishjes së harmonisë dhe bashkejeteses nderfetare në Shkoder e Shqiperi.

Konkretisht në Kalanë e Shkodres prej të pakten dhjetë shekujsh para se të duken ketu pushtuesit turko-osman ka qenë e ndertuar katedralja e Shen Shtjefnit, që pushtuesit mizor turko-osman janë munduar per shekuj ta kthejnë në xhami duke ja kushtuar sulltan Mahmet Fatihit, që ishte njëri ndër sulltanet më kriminel e mizor, të pakten ndaj popullit qendrestar Arbenoro-Shqiptar. Por edhe pse historia na tregon se ky shenderrim nuk u arritë kurr, sot kerkohet të fallsifikohet historia e katedrales së Shen Shtjefnit në kalanë historike të Shkodres. Nese lejohet ky fallsifikim besimi e qytetrimi neser me siguri do ta ketë rrallen të fallsifikohet kalaja e Shkodres me të pakten 2400 vite histori ,e cila do të thuhet se është ndertuar nga turqit dhe është kalaja e filan sulltani… dhe sot është pronë e sulltanit trashigimtar të neotomanizmit Rexhep Taip Erdogan…

Per hire të vertetes duhet thenë se sot sherbetorë mediatik të ekstremisteve islamik apo antishqiptareve-ortodoks krysisht sllavë, në munges të provave historike të mohimit të katedrales së Shen Shtjefnit në Kala të Shkodres (apo ndertimit nga ndonje pushtues..), kanë filluar ta quajnë një katedrale të besimit ortodoks e jo katolik ,kur dihet se ortodoksia është “shkyer” si degë e kristianiszmit (perfundimisht) në vitin 1054, pra të pakten pesë shekuj pasi ishte ndertuar kjo katedrale në kala të Shkodres…

Unë ketu “poshtë” po paraqes një histori të shkurter të katedrales së Shën Shtjefnit në Kalanë e Shkodres , histori e cila hellë poshtë “zhurmen e atyre që kerkojnë të fallsifikojnë kletë histori ,edhe pse ndonjerin nga keta …e ka lindur një nënë katolike…

NJË HISTORI E SHKURTER E KISHES KATEDRALE TË SHEN SHTJEFNIT – SHKODER…

Perpara se të justifikojme titullin e shkrimit tonë, ne po rikujtojmë se Shen Shtjefni (apo Shen Stefani), ka qënë i pari i zgjedhur nga 12 apostujt e Jezu Krishtit, në mes shtatë nxenesve të tyr e, ku u zgjodhë më i miri, më i urti, e me shpirtë të shenjtë, duke vendosur doren mbi ketë, si simbol i kalimit të pushtetit shpirterore në të shugurueshmin. *1* Siç dihet Shen Shtjefni u bë shenjtë me predikimet e tij të cilat ia kushtonte Hyjit e Jezusit, qe ai edhe në momentet e mbytjes se tij me gurë, i drejtojë syte nga qielli dhe tha :

“Qe po e shoh qiellin e hapur dhe birin e njeriut në të djathtë të Hyut.”*2* Duke ditur se Iliret ishin ndër të paret që perqafuan pa mendyshje Besimin Kristian, madje në kundershtim me urdherat e perandorisë Romake pagane të asaj kohe, ne nuk kemi perse dyshojme se edhe kulti i Shen Shtjefnit ka ardhur në trojet tona që në shekujt e parë, pas njohjes së mrekullive të ketij shenjetori. Kulti i Shen Shtjefnit kishte një perhapje të gjërë edhe sipas modelit bizantin, ku në Kishen e Shen Stefanit (Shen Shtjefnit ..N. B. ) të Kostandinopojes janë kurorezuar e martuar në shekujt V- VIII Perandoret e perandorisë Romake të lindjes. Lavdia e ketij shenjetori deportoi shpejtë në të gjitha provincat, deri në Afriken e Veriut, por edhe në Dalmaci ,ku janë ndertuar prej Shkodres deri në Raguze shumë kisha kushtuar ketij shenjetori.

Lidhjen e tyre ngusht me ketë Patron shkodranet e shprehnin duke u vënë djemeve te tyre shpesh e me deshire emrin Stefan (Shtjefen )..*3* Kalaja dhe qyteti i vjeter (në Kala dhe Varoshi) është vertetuar se ka të pakten një histori rreth 2400 vjeçare, por ne po u referohemi disa matrialeve post kristiane që tregojnë per hershmerinë e ndertimit të Kishes së Shen Shtjefnit në Kalan e Rozafes… Mund të kenë qënë ndertuar në mes bazilikave të lashta të shekujve IV-VI, kishave të më pastajme romako–gotike…, manastireve benediktine edhe katedralja e Shen Shtjefnit në Shkoder …dhe janë të gjata 20-30 metra dhe të gjëra 9-10 metra…*4*

..Kisha kryesore e Shen Shtjefnit e ndertuar në veriperendim të Malit të keshtjelles perbehej nga një anijatë me një absidë drejtkendore të brendeshme e të jashtme. Muret ishin prej blloqesh të vogla kuadratike e të gllendura paster. Një faze e parë e ndertimit datohet në shekullin e XII (me siguri ka të bëjnë me ndryshimin e kesaj kishe nga e ritit Katolik ne atë të ritit ortodoks. Shenim i imi N.B.) Një periulle e dytë e shekullit XIV nderthuri në menyrë më të thellë elementet gotik..*5*
Në vitin 1403 mesojmë se Kisha Katedrale e Shen Stefanit (Shtejfnit) në Shkoder kishte porosit pesë-mijë tjegulla në Raguzë..***.

Duke vazhduar “rrugen” e dekumenteve të pasqyruara në libra apo matriale të tjera që tregojnë per Kishen e Shen Shtjefnit në Kalanë e Shkodres dhe lidhjet e qytetit me ketë Shenjetor ne mesojmë se : …Statuti i Shkodres na vlen si një udherrefyes i saktë. Diten e Shen Markut me 25 prill kembanat e Shen Shtjefnit therrisnin në Shkoder popullin… dhe Ipeshkevin si dhe kater fisnikë… Kjo asamble zgjedhte tre gjykates, tetë antarë keshilli dhe dy arketarë. Secili prej të zgjedhurve duhej të merrte funksionet brenda tre diteve. Periulla e ushtrimit të funksionit zgjaste një vit…*6* Edhe më i rendesishem dhe mbreselenes per shqisat ishte nderimi i Patronit të qytetit.

Padyshim gati të gjithë banoret e Shkodres ,si qytetaret ashtu edhe banoret e rrethinave rroknin qenien e tyre brenda komunes nepermjet kremtimit të Shenjetorit të qytetit ,Shen Shtjefnit “Nostro confaloner“.
Ky kremtim perbente një pikë kulmore në vitin e jetes së shkodranit. Në ato ditë të huajt gezonin një mbrojtje të veçantë ligjore. Kur ndodhen në vitin 1346 në Kishen e Shen Shtjefnit disa mrekulli, lajmi u perhap si vetetima dhe e ngriti edhe më shumë lavdin e Shenjetorit e bashkë me të edhe të qytetit që lidhej me të..*7*

Siç dihet në qytetet dhe fshatrat e Arberisë së veriut ,ku dominonte besimi kristian i ritit katolik ,kishte një larmi të nderimit të shenjetorve. Vetem në malin e Keshtjelles së Shkodres kishte Katedralen e Shen Shtjefnit ,Shen Merisë dhe Shen Vlashit… Në kalendarin kishtar të Shkodres dilnin veçanarisht në pah prej statutit të kremtimeve, ato per Shen Sergjin e Bakun.., Shen Markun 25 prill, (njekohesisht dita e asamblesë), Shen Pjetrin 29 qershor, Shen Elin me 20 korrik, Shen Shtjefnin me 2 gusht dhe 26 dhjetor… *8* Është me vlera të thuhet se qytetet Arbenore që kishin punishtet e prerjes së monedhave ,vazhdimisht paraqitnin në njeren anë “fetyren“ e Patronit të qytetit tyre.

Ku ndër keto qytete po cilsojmë …Tivarin, Ulqinin dhe Shkodren që kishin punishtet e veta per prerjen e monedhave edhe gjatë sundimit të Balshajve. Si rregull paraqitej në keto monedha Patroni i qytetit ; Shen Meria në Ulqin, Shen Shtjefni (Stefani ) në Shkoder…*9* Fortunat që kaluan mbi Kalanë e Rozafes apo Shkodres, ishin të shumta, por ato që erdhen pas pushtimit Otoman në vitin 1479, kishin trajta shkaterrimtare, per qytetin dhe popullsinë e sajë e cila sië thuhet mbeti vetem me 405 burra dhe 105 gra, të cilet edhe ata iken në Venedik .*10*

Kjo vertetohet lehtë nese lexojmë DEFTERIN E REGJISTRIMIT TE SANXHAKUT TE SHKODRES të vitit 1485 ,pra vetem 6 vite pas pushtimit të Kalas e qytetit të Shkodres, gjejmë të regjistruara në faqen 135 të defterit vetem 26 shtepi muslimane ( nga ata që sot i quajmë më të vjetrit qytetare me origjinë nga Egjypti..) dhe në faqen 136 të ketij defteri janë të shkruara 23 shtepi (në permbledhese shkruhet me shifra gabim 33 shtepi) të Krishtera, por të gjitha janë të ritit Ortodoks, ku siç dihet ortodoksia, e veçanarisht Serbet pas betejes të humbur nga aleanca nderballkanike e më gjërë në Fushë – Kosovë 1389, lidhi miqsi me sulltanin, pasi djali i sulltanit të vrarë në Fushë –Kosovë mori per grua bijen e despotit të nënshtruar Serb…*11*…

Albanologu, Studiuesi dhe historiani austriak, i cili ka qënë konsull i pergjithshem i Austrohungarisë në Shkoder (1897 -1904), në ato vite shkruante: ”…Ndertesa më interesante është një xhami me minare të rrezuar e cila ndodhet në të djathtë të rruges që të çon në oborrin e tretë. Ajo mbahet si Kishë e vjeter ,per çka deshmojnë mbetjet e një qemeri të kryqezuar gotik i cili duket midis xhamisë dhe minares. Ndoshta kjo është kisha katedrale që i kushtohet SHEN SHTJEFNIT e cila ndodhej në Keshtjellë, e që ishte shenderruar në xhami dhe që ende në vitin 1685 ruante si trofe një organo që nuk qe prishur. Shqyrtimi në brendesi nuk lejohet pasi ndertesa sot perdoret si depo municioni.*12*.

Në keto “deshmi” të dekumentuara mund t’i gjejmë edhe tek autor të tjerë (vendas apo të huaj) e mbi të gjitha mund ti gjejmë tek Volumet e ILIRICUM SACRUM ,por mbasi keto i perkasin historisë së Ilirise së Shenjte, pra Besimit Kristian, ne menduam që të rendisim matriale dhe dekumente të shkruara nga Albanolog, Shkencetarë, Studiues dhe Historianë në shumicë laik, e jo hierark të besimit..

Gjithsesi sot në Kala janë rrenojat dhe gjurmet e kishes së Shen Shtjefnit, ndonse dikur ka qënë kthyer në xhami nga pushtuesit turq, që sipas gojdhenave,u detyruan të mos e perdorin per shumë kohë si xhami, pasi shpesh kishin ndodhur fatkeqsi, ndaj pushtuesi u detyrua ta kthejnë në depo municioni, ku edhe keshtu thuhet se kishte shperthime të ndodhura vetë e me pasoja per Kalanë e më gjërë… Pas fortunes së gjatë të otomanizmit, me 7 prill te vitit 1858 bekohet themeli dhe guri i parë i ndertimit të asaj që sot njihet me emrin “KISHA E MADHE” dhe shugurohet me emrin e Shen Shtjefnit …*13*. Kjo Kishë apo Katedrale ndër më të mëdhajat e modernet e Ballkanit e më gjërë u ndertua aty ku është sot në mes të qytetit të ri të Shkodres në fushë…

Rruga mbi një shekullore e gjysem e Kishes Madhe apo Katedrales siç “thirret”, ka qënë shpesh e veshtirë dhe per ketë ne po mjaftohemi, duke ju drejtuar ditarit të një bashkekohese gjatë luftes së rrethimit Shkodres nga shovenet Serbo-Malazez (1912-1913), të cilet nuk kursyen as kishen katedrale.. Nga ky ditar po “shkepusim” : “ ..12 Mars 1913. Në kishë gjindeshin qindra njerzë, kanë plasur 4-5 predha dhe besimtaret kanë ikur në pazarë..shkaterrimet duhet të jenë të mëdha…Ora 7.oo e mbremjes Katedralja po digjet…Ora 10.oo e nates, bombardimi fillon perseri…

Bombardimi ka zgjatur tërë naten…Sakristia e Katedrales është djegur plotesiht, kurse vet Kisha është demtuar rendë, nga katoliket ka pasur 10 të vdekur e 15 të plagosur.. Ora 6.30’ e mbremjes (data 13 mars 1913), Këmbanorja e Kishes ka marrë flakë…është një pamje që na e bënë zemren copë…*14”. Është interesant të theksohet se ata që bombarduan dhe shkaterruan Kishen e Madhe (1913) ishin pikrisht shovenet Serbo-Malazez, të cilet në vitin 1941 na suallen faren e tyre sllavo-komuniste e cila në mars të1967 perseri “bombardoje“ Kishen e Madhe, të cilen e tjetersoj në pallat sporti.

Gjatë bombordimit ateist Komunistet vranë e prenë, jo vetem Klerin, besimtaret, por edhe kulturen, historinë dhe qytetrimin e Shkodres e Shqiperisë…Gjithsesi u deshtë renia e sistemit komunist që edhe Kisha e Madhe të rikthehet në traditen e saj të perhapjes së besimit e qytetrimit Europerendimore të metropolit të Shkodres e më gjërë… Per hirë të vertetes duhet thenë se ky objekt kulti edhe pse ka qënë qendra kryesore e Ipeshkevise dhe besimtareve Katolik, tash mbi një shekull e gjysem, ajo thuajse kurrë nuk arriti të njihet si “Kisha e Shen Shtjefnit“, Patronit të qytetit historik të Shkodres, por edhe sot vazhdon të njihet “thjeshtë” me emrin “Kisha e Madhe”… Ndersa në një faqe të murieve të kalasë së Rozafes apo Shkodres siç thuhet shpesh, ende dallohen qartë gjurmet e kishes së Shen Shtjefnit, Patronit të qytetit…

Rikonstruksioni i kesaj kishe në kalanë e Shkodres në vednin ku ka qënë (qoftë edhe simbolikisht), do të rikthente të pakten mjaft nga ato vlera historike, kulturore, fetare dhe qytetruese që rrezatoi kjo kishë, per-rreth dhjetë shekuj duke qënë “shtepia“ e Shenjtit Patron, apo më saktë mbrojtesit të qytetit të Shkodres e rrethinave. Por që e kishte “humbur” ketë tager pas shekullit XV, kur në KALA u dynden si re të zeza pushtuesit osman, që per 433 vite rrjesht nuk jua ndanë të zezen trojeve Arbenore-Shqiptare. Mjerisht disa nga keto të zeza të pushtuesve osman vazhdojnë të mos na ndahen as sot…Gjithsesi rikonstruksioni i Kishes së Shen Shtjefnit në kala të Shkodres do të ishtë një dritë më shumë, per tu parë më qartë në vendin e “padukshem” që na takon në sofren e Bashkimit Europian.

R E F E R E N C A T :
*1* Biblia fq. 1553.
*2* Beslidhja e Re fq.376 .
*3*Areberia Venedike (1392-1479), Oliver Jen Schmitt, fq.130.
*4*Vende, Kisha, Lumej, Male e Toponime te ndryshme të një Harte te lashte te Shqiperise Veriore. Fq.130-131. Ermanno Armao.
*5*Arberia Venedike (1392-1479), Oliver Jen Schmitt, fq.100.
***. Po aty … fq.102.
*6* Po aty …fq.120.
*7* Po aty ….fq.129.
*8* Po aty…..fq.131.
*9* Po aty…..fq. 147.
*10* Studime Shqiptare, Dr. Johan Georg von HAHN, fq.138.
*11* Veprat e lavdishme te Skenderbeut, Dhimiter Frangu, fq.104
*12* Shqiperia e Vjeter, Theodor Ippen, fq.120.
*13* Kryeipeshkevia Metropolitane e Shkodres, Dioqezat Sufragane… Gjush Sheldija, fq.83-90.
*14* Rrethimi i Shkodres, 10 tetor 1912 – 22 prill 1913, Hortense von Zambaur. Fq.91-92.

Dërgoi për botim: Gjin Musa