SHQIPONJA E QIELLIT

0
81

Kushtuar deshmorit te Atdheut, pilotit Ndue Logu.

(Marrë nga libri po me të njëjtin titull) — shkruar nga Gjin Musa

(Biri i Dukagjinit, aviatori trim, Ndue Logu)

Më 13 shtator tё çdo viti, forcat ajrore tё regjimentit tё helikopterëve tё Farkёs nё Tiranё, familja dhe miqtё e shumtё pёrkujtojnё aviatorin Dukagjinas, trimin, apo siç mund tё quhet “Mic Sokoli mbi granatë”, tё paharruarin Ndue Mhill Logu.

Kalojnë vitet, por kurrë nuk harrohet ajo ditё tragjike, ditё zie dhe dhimbjeje tё pashoqe, në të cilën ndodhi njё vdekje qё u përjetësua nё muzeun e regjimentit tё helikopterёve. U shndërrua dheu nё fole pёr aktin heroik tё pilotit Dukagjinas. Ndueja ishte shefi i armatimit tё regjimentit si edhe zv-komandant i regjimentit tё helikopterve nё Farkё tё Tiranёs.

Si njё oficer me shumё përvojё, edhe atë ditë shtatori ai po drejtonte qitjen në poligon, me efektivat e repartit. Çdo gjëdukej se po ecte normalisht, por oficeri e zëvendëskomandanti me përvojë, Ndue Logu, nuk e humbiste për asnjë çast vëmendjen. Ai e dinte që edhe në momentet më të qeta e më normale mund të ndodhnin aksidente të papritura, ndaj e mbante syrin pishë në çdo çast.E ne fakt, ajo ditë statori pati të papriturën e saj më të errët se nata. Kur çdo gjë po proçedonte normalisht, befas njё ushtari i shpёton granata nga dora pasi i kishte hequr siguresën.

Situatë allarmante. Në pak seconda rrezikoheshin shume jetё. Çdo hutim e vonesë ishin me pasoja fatale për jetën e shumë djemve të rinj. Me gjakftohtësinë dhe guximin që e karakterizonte, oficeri trim, Ndue Logu, hidhet mbi granatën në shpërthim, duke e mbuluar me trupin e tij. Granata shpërtheu, duke marrë jetën e oficerit. Trupi i tij u bë copë, por me këtë akt heroik ai shpetoi jetën e disa djemve të rinj ushtarë që ndodheshin në rrezen e veprimit të granatës. Kështu, me një gjest tëthjeshtë në dukje, por heroik në përmbajtje, ai shkroi një faqe të lavdishme në historikun e repartit të tij, por edhe tëaviacionit shqiptar, efektiv i të cilit ishte.

Kush ishte Ndue Logu?
Ndueja ёshtё lindur me 8 maj tё vitit 1940 nё fshatin Brashtё tё Shoshit, nё Dukagjin, nё shtёpinё patriote tё malёsorit Gjon Marashi, qё njё ditё do tё skalitej nё librin e njerezve tё nderuar.

Ndueja i vogel fare ambjentohet me jeten kolektive nё konviktin e Shkodrës, ku merr dijet e para. Bie shpejt në sy si një djalë energjik dhe i zgjuar, qё e donte arsimimin. Pasi mbaron 7- vjeçaren, me nota tё shkёlqyera dërgohet nё shkollёn e mesme ushtarake “Skenderbej” nё Tiranё. Djaloshi nga Dukagjini tregon talentin e tij duke qenë shembull në mësime dhe në sjellje.

Spikaste për përpikmërinë e tij në zbatimin e rregulloreve që kërkonte jeta ushtarake, për etjen që kishte për dije dhe për përvetësimin e artit ushtakak në shërbim të Atdheut. Pikërisht për këto cilësi që e karakterizonin,pasi mbaroi shkollën e mesme ushtarake, ai zgjidhet ndër më të përgatiturit dhe sё bashku me njё grup shokësh dërgohet pёr studime nё Bashkimin Sovjetik pёr pilot helikopteri.

Shokёt dhe bashkёmoshatarёt e tij tregojnё kujtimet e atyre viteve larg vendlindjes po me njё ёndёrr qё shumё shpejt e bёn realitet, tё fluturonte nё qiellin e Shqipёrisё.
Ndue Logu i pёrket atij brezi qё themeluan regjimentin e helikopterёve nё Farkё, nuk ke si tё mos kujtosh kuadrot e para si Lulo Muaj, Tomor Lavdia, Selman Meçe, Et’hem Mehmeti, Mentor Rugia,e dhjetёra tё tjerё qё kryen detyra nga mё tё vёshtirat nё shёrbim tё mbrojtjes dhe tё popullatёs.

Ndue Logu ishte njё pilot qё kurrё nuk u terhoq pёrpara vёshterёsive, Ai ka fluturuar qё nga Skrapari e deri nё Vermosh, nga Tirana nё Dukagjin, duke transportuar transformatorёt gjatё elektrifikimit tё vendit nё ato tё vite tepёr tё vёshtira e me dimra shumё tё rrezikshёm.
Nё borё dhe nё shi, nё mjergull dhe nё ditё tё mira, avioni qё pilotonte Ndue Logu kurrё nuk njohu lodhje.

Pёr merita nё punё ёshtё dekoruar me shumё dekorata dhe medalje trimёrie, si njё aviator qё ka qёndruar mbi 1000 orё fluturimi nё ajër. Ai ishte komandant dhe instruktor, ishte i rreptё dhe shumё human, i kishte lezet biseda e cigarja e duhanit, i kishe lezet e qeshura dhe qortimi, ishte shumё komunikues. Ndueja ishte nipi i patriotit dhe luftёtarit tё shquar Gjon Marashi, por kurrё ky njeri nuk pranonte privilegje, i pёlqente thjeshtёsia, miqёsia me shokёt dhe kolegёt e vet aviatorë, ishte shumё i afёrt me ushtarёt. Kush nuk e nderonte kёtё trup te lartё si njё vigan qё dallohej nё mesin e tёgjithёve. Kishte njё shikim tamam prej shqiponje, trup drejtё dhe i hieshёm. Me shaka banorёt e pallatit e thёrrisnin gjeneral Ndueja.

Nё ditёn e varrimit sa lot u derdhёn nga kolegёt, shokёt dhe miqtё, familja dhe tё afёrmit e shumё qё kishin ardhur nga Brashta dhe fshatra të tjerё tё Dukagjinit pёr t’i dhёnё lamtumirёn e fundit dёshmorit tё atdheut, pilotit tё parё nga alpet e veriut, tё paharruarit Ndue Logu. Sot prehet i qetё nё Varrezat e Dëshmorëve të Kombit nё Tiranё. Sa shumё ёshtё shkruar dhe do tё shkruhet pёr kёtё bir tё Dukagjinit.

Njerëzve tё mёdhenj historia ju vjen pas. Ne qё patёm fatin e mirё ta njihnim nga afёr, në çdo përvjetor e kujtojmё me shumё respekt, pёrulemi pёrpara aktit tё tij heroik, ndihemi krenarë qё Ndue Logu ёshtё bir i maleve tё Dukagjinit. Ai mbetet një shqiponjë e këtyre maleve dhe, si shqiponjë, nuk e ndal kurre fluturimin. Kane shkruar me dhjetra shkrime ish kursanet e Ndues, pilotet Ndoc Selimi e Sami Guzina, Ndue Logu eshte deshmori i pare i rregjimentit te helikoptereve te Farkes.

Ndueja qendron ne shekuj shqiponje e ajrit, dhoma muze e ngritur ne regjimentin e Farkes flete ma s’miri se kush ishte piloti trim Ndue Logu nga Brashta e Shoshit.
Ne ç’do 13 shtator perulemi me respekte perpara kolosit te aviacionit, Ndueja fluturon gjithmon ne hapsiren ajrore, brezat e sotem dhe ata te neserm e kujtojn me nderime shqiponjen e ajrit Ndue Mehill Logu.

Nga Gjin Musa, Romё