Kosova nuk është pronë private e askujt

0
23

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Gadi krejt pas luftën skena politike në Kosovë pak ka ndryshuar. Kjo estradë politike po jeton mirë, pa brenga, I kan rehatuar mirë të vetët, ilakat e tyre, shokët dhe dashamirët. Dhe, gjithë këtë e kan bë në emer të popullit. Askush ose pak prej tyre u përgjigj para organeve të drejtësisë për dëmin e shkaktuar karshi shtetit dhe popullit. Po veprojnë ne ëmer të popullit, por pa e pyetur ate fare. Po marrin vendime kokë në vete. Asnjë vendim të rëdësishem që morën sidomos në planin e jashtem, u bë pa e pyetur popullin, sidomos vendimet qe u moren pas bisedimeve më Serbinë fqinje.

Këto firmosje te marrveshjeve pak ose fare ishin transparente, gjë që ndodhë vetëm në ato shtete ku sundon diktatura. Këta politikan e kan gjetur terrenin e hapur për të vepruar në dëm të vendit pa u ndëshkuar. Duket ashiqare se në Kosovë deri më tash në secilën palë të zgjedhjeve vota u dha blanko, dhe blanko po dalin edhe rezultatet. Nese gabohet për herë të parë ose të dytë, për herë të tretë nuk lejohet të përseritet gabimi. Gjendja e rëndë ekonomike gjithnjë e më shumë po thellohët. Pa punësia veq sapo shtohet. Korrupcioni dhe krimi i organizuar po na grryejnë nga brenda secilën ditë e më shumë.

Mbamendja e shkurtër dhe dhënja e votave përseri gadi të njejtës garniturë politike është duke na kushtuar në secilin plan të jetës.Gjithë kësaj kuri i bashkëngjitet ndikimi politik nga të tjerët, mos interesimi i duhur, atëherë natyrisht së shtohen votat. Ndoshta edhe unë po gaboj, por zgjedhjet u fituan edhe në këtë menyrë përpos shantazheve, vjedhjeve masovike që ndodhën gjatë këtyre zgjedhjeve që i kemi pasur.Kështu ngadalë kaluan 16 vite pas luftës, duke u mashtruar populli së do të bëhët mirë. Dhe, pak gjë e premtuar nga partitë fituese politike u realizua. U realizuan apetitet e tyre karrieriste dhe u realizuan interesat e tyre përsonale.

Natyrisht së dëmi I gjithë kësaj bëhët edhe më i madh kur cenohen interesat nacionale. Në bisedimet me Serbinë këto interesa po cenohen parreshtur. Merret vendimi për Asociacionin e Komunave Serbe, dhe as ekspertet pak gjë din së qka po ndodhë për një çështje aq të rëndësishme. Kantonizimi nuk ka brirë, veq kështu bëhët. Pushteti aktual shumë e ka humbur bësimin në popull me veprimet e deritashme.

Gjatë kësaj periudhe ndodhen shumë gjera jo të mira, si protestat masive, largimi masovik nga vendi, dhe tash u moren dy vendime shumë të rëndësishme për vendin, dhe këto vendime nuk flasin mirë për të ardhmen e Kosovës. Prandaj, pas gjithë këtyre bie pyetja a e meriton përkrahjën ky pushtet?Sigurisht se jo edhe pa dy firmosjët e fundit për asociacionin dhe vijën e demarkacionit me Malin e Zi.

Nuk po ka ndonjë solucion së si vendi të dalë nga kriza. Vështirë do të jetë kur nuk kemi investime të jashtme, nuk kemi ndonjë platformë të zhvillimit të ekonomisë si gjeja primare e kapërcimit të krizës. Koha i është shpenzaur kësaj kaste politike. Kosova nuk është pronë private e askujt. Nese votat janë marrë nga elektorati, atëherë elektorati edhe duhet të pyetet për çdo gjë. Nuk bën që populli të mashtrohet në asnjë menyrë. A nuk ishin manipulim deklarimet e deritashme se shpejt do te kemi liberalizim të vizave ?

A nuk u manipulua edhe më shifrën së do të punësohen deri në 200 mijë veta ?Dhe shumë manipulime të tjera. Manipulimet po vazhdojnë të ndodhin. Krejt pa faj nuk është as bashkësia ndërkombëtare e cila në vend që ta ndëshkojë Serbinë për gjenocid, po e shpërblen ate.Kosova ka mbetur vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Njerëzit po jetojnë në frikë për të ardhmen e tyre. Po na ndodhin migrimet e çdo ditëshme para syve tanë, dhe askush nuk merret me atë punë.

Prandaj, edhe kur gjendja politike dhe veqmas ajo ekonomike nuk janë të mira, lulëzojnë gjithëfare ekstremizmash jo pa të rrezikshme. I kemi bërë ball si popull okupimit shumë vjeqar, dhe tash në kushtet e paqës nuk ishte dashur të dështojmë. Ky shekkull u quajt shekulli i shqiptarëve më të drejtë, por megjithate punët nuk po na shkojnë ashtu siq kemi pritur. Fajin kryesor për gjendjën jo shumë të favorshme politike të shqiptarëve në rajon e bartin garniturat në pushtet. Të vetmit që në këtë krizë të katandisur po na zbardhin fytyrën janë sportistët tanë në botë…