ANALIZË
Shkruan: Saim TAHIRAJ
Më 10 maj 2015, në Burgdorf (BE), u mbajtë kuvendi zgjedhor i Degës së LDK-së në Zvicër. Ky kuvend u zhvillua në një frymë demokratike nga i cili dolën organet drejtuese të degës siç janë kryesia në përbërje 19 anëtarë të cilën zgjodhi kuvendi me vota të fshehta. Këtij ekipi i bashkëngjiten edhe kryetari i Farumit Rinor dhe ai i Forumit të Gruas, të cilët përbëjnë kryesinë e kësaj dege me 21 anätarë. Po në atë kuvend u zgjodh edhe kryesia ekzekutive dhe delegatët për kuvendin qendror të partisë që do të mbahet në Prishtinë.
Por, pas përfundimit të këtij kuvendi vërshuan reagime nga më të ndryeshmet. qofshin ato pozitive apo negative. Unë si antarë i ish kryesisë së degës, dhe tani si antarë i kryesisë (i rizgjedhur), si dhe për atë ditë të kuvendit, isha anëtarë në kryesinë e punës, prandaj nuk mund të rri indiferent karshi disa tendencave, sidomos në rrjete sociale të cilat fatkeqësisht bazohen në dezinformata të rrugëve dhe nga individ me qëllime negative të cilët janë të dirigjuar nga kuzhina propagandistike e kryetarit Isa Mustafa, i cili si duket është në gjendje të përdorë ç’do mjet për të shkatërruar atë që nuk është në favorin e tij.
Në kuvendin e degës së LDK-së në Zvicër ishin 4 kandidat të mundëshëm për kryetar, tre të porpozuar nga masa ndërsa i katërti i vetpropozuar. Të katër kandidatet ishin veprimtarë të respektuar nga anëtarësia e gjerë e LDK-së. Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në dy mandate paraprake, kryetar me disa mandate në nëndegën e Burgdorfit. Përsonalitet që respektohet nga anëtarësia e gjerë e LDK-së në Zvicër, respekt ky që u dëshmua edhe një herë në listën për kryesi, ku ai mori ma së shumti vota.
Arif Baftiu gjithashtu aktivist shumëvjeçar i LDK-së dhe drejtues i Fondit të 3%, pastaj nënkryetar i Degës së LDK-së në Zvicër. Gjithashtu përsonalitet i respektuar nga antarësia e gjerë. Ahmet Hasani si ish këshilltarë i Ministrit të Diasporës, aktivist shumëvjeçar dhe bashkëdrejtues i PSHDK-së dhe një personalitet me ndikim, në LDK është antarësuar vitin e kaluar. Shefqet Dibrani shkrimtar e publicist, aktivist i hershëm i LDK-së. Anëtarë i kryesisë së degës (1998 – 2002), si dhe në mandatin e kaluar, si dhe anëtarë i kryesisë së nëndegës në St.Gallen në disa mandate.
Qëllimisht bëra një përshkrim të shkurtër për të katër kandidatët për të treguar se sa e fortë ishte konkurenca për të parin e Degës së LDK-së në Zvicër. Votimi në Kuvend nuk ishte votim për përsonalitetin e individit, por ishte votim për konceptin politik që identifikohej me kandidatin. Deri sa Arif Baftiu ka vite që është identifikuar si njeriu më besnik i kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, Shefqetë Dibrani, ka vite që përmesë shkrimeve të tija në gazeta dhe në libra është identifikuar si vija më e fortë kunder konceptit politik të Isa Mustafës.Haki Latifi është përpjeku që këto dy koncepte ti amortizoj dhe të ruaj unitetin e degës së LDK-së në Zvicër.Ky qëndrim i z. Latifi i kushtoj atij sepse më duket të dyja palët nuk i besuan, duke llogaritur si pjesë e palës tjetër.
Pas fitores së konceptit politik të Shefqet Dibranit i cili fuqishem kundershton kursin politik të Isa Mustafes, delegatët që mbështetën këtë koncept shpërthyen me duartrokitje, derisa pjesa tjetër që mbështetnin Arif Baftiun me koceptin pro Isa Mustafë u ndien tejet të zhgënjyer, pasi ata ishin përgatitur të sigurt për fitoren e tyre. Pamvarsisht kësaj, kundërkanditatët në mënyrë burrërore ia uruan fitoren Shefqet Dibranit.
Pas formulimit të listës për anëtarë të mundshëm për kryesinë e degës nga kryetari i ri Shefqet Dibrani plasi pakënaqësia e taborrit të Arif Baftiut i cili kërkoi të mos jetë në listen për anëtarë të kryesisë. Mendimi im përsonal është se këtu nuk ishte çështja e listës, por ishte pjesë e një skenari që dirigjohej nga Kosova, direkt nga kryetari Mustafa. Arsyeja ishte shumë e thjeshtë, pasi që koncepti i politik i kryetarit Mustafa pësoi humbje, duhej të praktikohej pjesa e dytë e skenarit – prishja e kuvendit. Sigurisht, pasi morën instruksionet nga Prishtina, taborri i kryetarit Mustafa lëshojë kuvendin të bindur se do e pamundësoni mbajtjen e rregullt të atij Kuvendi, me shpresë se do të përseritet më vonë për t’i realizuar planet e tyre.
Pas numrimit të delegatëve, nga komisioni verifikues, doli se prezenca e tyre ishte 67 delegat, dy prej të cilëve nuk kanë votuar, por si duket kanë qëndruar për vëzhgim, pasi si duket ishin pjesë paraprake e këtij skenari. Komisioni verifikues deklaroi se konform rregullorës së kuvendit zgjedhor, Neni 3, i cili thotë: “Kuvendi Zgjedhor i Degës i zhvillon punimet nëse marrin pjesë së paku 51 delegatë”.parashe kuatën (50% + 1), konstatuan se punimet mund të vazhdojnë pasi në Kuvend ishin 65 delegatë të cilët i plotësonin normat statutare.
Duke e parë këtë skenar ogurzi që vetëm kryetari Mustafa din t’i dirigjojë edhe pse më parë nuk pranova me qenë pjesë e kryesisë së ardhshme pasi isha shumë i angazhuar me punë të tjera, aty për aty ndryshova mendjen, madje me një bindje edhe më të sforcuar se duhet të jem aty, dhe se luftën politike që filluam në qershorin e vitit të kaluar për demaskimin dhe luftimin e këtij koncepti politik të Isa Mustafes duhet ta forcojmë edhe në kuvendin qendror, sepse ky njeri duhet të merrë ndëshkimin e merituar, kurse LDK-ja duhet përfundimisht t’i kthehet konceptit dhe filozofisë Rugoviane!
Zvicër, 16.05.2015.