Zyrtare: KUVENDI I VIII-të I DEGËS SË LDK-së NË ZVICËR

0
30

Burgdorf, 10 maj 2015.

Punimet e Kuvendit të VIII-të të Degës së LDK-së në Zvicër i hapi kryetari i Degës së LDK-së z.Haki Latifi. Më pas ai kërkoi nga delegatët që ta kompletojnë kryesinë e punës në këtë përbërje: Haki Latifi – kryetar, Ismet Krasniqi – sekretar, Fadil Dalloshi – arkëtar, Adelina Muhaxheri, Demë Jashari dhe Saim Tahiraj.

Raportin për punën katër vjeçare e paraqiti Haki Latifi ndërsa raportin financiar arkëtari Fadil Dalloshi. Këto dy raporte me pak vërejtje me shumicë absolute votash u miratuan nga delegatët e pranishëm. Më pas u krijuan komisionet përkatëse të cilët konstatuan se në Kuvend merrnin pjesë 97 delegatë nga numri i përgjithshëm prej 101 delegatëve sa ishin në listë.

Delegatët i propozuan katër kandidat të mundshëm për kryetar të Degës:

Raundi i parë: Votuan 97 delegat

Ahmet Hasani – 0 vota
Arif Baftiu – 35 vota
Haki Latifi – 25 vota
Shefqet Dibrani – 35 vota
Të pa vlefshme – 2 vota

Raundi i dytë: Votuan 96 delegat

Arif Baftiu – 45 vota
Shefqet Dibrani – 51 vota
Të pa vlefshme – 0 vota

Kuvendi me vota të fshehta e zgjodhi Shefqet Dibranin, kryetar të Degës së LDK-së në Zvicër, ai mori 51 vota nga gjithsejtë 96 të mundshme. Vlen të theksohet se numërimi i votave për kryetar në të dy raundet është bërë në mënyrë transparente para të gjithë delegatëve. Arif Baftiu posa u kumtua rezultati shkoi te kryetari i porsazgjedhur Shefqet Dibrani, ia zgjati dorën duke ia uruar fitorën, ndërsa në sallë pasuan duartrokitje. Më pas punimet e Kuvendit i drejtoi Shefqet Dibrani. Ai fillimisht i falenderoi delegatët për besimin e dhënë, pastaj edhe kryterin e gjertanishëm duke u deklaruar se nuk do të jetë përjashtues, por kontributi i tij do të jetë gjithëpërfshirës dhe këtë degë do ta bëjë si avangardë të proceseve. Më pastaj ai kërkoi edhe një minutë heshtje për viktimat e fundit shqiptare në Kumanovë.

Në vazhdimi të punimeve të kuvendit, kryetari i ri në listën e kandidatëve të mundshëm kishte futur edhe kundërkandidatët z. Arif Baftiu e z. Haki Latifi, pastaj z. Ismet Limani dhe disa nga kryesia e mëparshme si dhe dy kandidat nga LDD të cilët kanë kaluar kohëve të fundit në LDK dhe një ekip tjetër për të cilët ai mendonte t’i kishte në listën e propozuar. Pasi hapi debatin për kandidatët e mundshëm, z. Arif Baftiu tërhoqi kandidaturën e tij, e pasi i dhanë disa vërejtje ai bashkë me Shaip Kastrati, Ajet Avdylin, me akuza se në kryesi po propozohen njerëz që nuk e kanë paguar antarësinë, por pa konkretizuar emra, e lëshuan kuvendin.

Kuvendin e lëshuan edhe disa delegatë nga Nëndega e LDK-së në Solothurn e Friburg. Pas kësaj, komisioni verifikues konstatoi se në Kuvend kanë mbetur edhe 65 delegatë, për çka u kanstatua se në aspektin statutar kuvendi mund t’i zhvillonte punimet sipas rrugullorës së zgjedhjeve. Më pas lista u plotësua nga delegatët të cilët zgjodhën 18 antarë në kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër. Kuvendi, për shkak të shtrirje gjeografike u përcaktua për modelin (19+2), pra 19 anëtarë të zgjedhur kurse me automatizëm në kryesi futet edhe kryetarja e FG të LDK-së dhe ai i FR të LDK-së.

KRYESIA E RE E DEGËS SË LDK-SË NË ZVICËR,
(e zgjedhur në Kuvendin e VIII-të zgjedhor, më 10 maj 2015)

Shefqet Dibrani – kryetar
Zize Pepshi – nënkryetare
Haki Latifi – nënkryetar
Saim Tahiri – nënkryetar
Ismet Krasniqi – sekretar
Ambroz Rrustemi – arkëtar
Hajdar Sadrija – anëtarë
Marin Krasniqi – anëtarë
Demë Jashari – anëtarë
Agim Fejza – anëtarë
Sabedin Bajrami – anëtarë
Musa Sulejmani – anëtarë
Prek Buzhala – anëtarë
Shaqir Shala – anëtarë
Skënder Berisha – anëtarë
Krist Markaj – anëtarë
Petrit Shkodra – anëtarë
Remzi Durmishi – anëtarë
Qamil Çekaj – anëtarë

Delegatët e zgjedhur për Kuvendin e VIII –të të LDK-së në Prishtinë janë:

Shefqet Dibrani
Haki Latifi
Hajdar Sadrija
Zize Pepshi
Saim Tahiraj

Kryesia e Re konsideron se kuvendi ka kaluar shumë mirë, punimet janë zhvilluar plotësisht konform rregullorës për zgjedhje për degët e LDK-së.
Ismet Krasniqi, (sekretar).