TË RËNËT E KUMANOVËS – poezi promemoriale

0
42

TË RËNËT E KUMANOVËS – poezi promemoriale

Liri, duam një të bukur që ka hijeshinë e vet
dhe një diell Kuq e Zi mbi tërë atdheun!…

Ju që UÇK-ën e Kumanovës akuzoni
dhe vrasësit i mbroni që këtu vrasin
mos u bëni dorë e të përgjakurit

Maqedonia nuk ka histori të veten
dhe vret tjetrin që di të dashuron
Dëgjoni o shtetar të të përgjakurit
prej tanëve lirisë goja po i merret,që
atdheun e jepni për të ngrënë e pirë
paraja për ju është më e shenjta, dhe
trupat tuaj veshur me kostum mode
nuk ua mbulojnë krimin prej xhelati

Shqiptar në Qeverinë e Gruevskit
ju jeni jashtë detyrës që kërkon çasti
ju që i keni ra në qafë popullit tuaj
Dëgjojeni UÇK- në në Kumanovë
thirrjet e atyre që po vdesin për liri
mos u frikoni nga egërsi e armikut
në këmbë burra, në këmbë Kosovë
kudo Anës Vardarit janë tokat tona

Ky është zëri nën lot i Kumanovës
zëri nën lot i Preshevës, Medvegjes
Bashkohuni shqiptar! Paçka se do
të vdesim për një të bukur të dashur
durimi në histori nuk është asgjë
jetë e madhe quhet kur je në betejë

Popull, rrëxoj sulltanët e korruptuar
prej tyre lirisë goja sot po i merret
Ju që i keni ra në qafë çlirimtarëve
dhe atdheun e shitni për plancin tuaj
dhe i dhjeni në dinjitet këtij populli
në këmbë Shkup, në këmbë shqiptar
prej tuve lirisë goja sot po i merret!..

Rrustem Geci – Dortmund, Maj, 2015