Ringjallja e Jezu Krishtit është vepra e Atit qiellor për t’ju treguar njerëzve se Zoti ekziston dhe mban pushtetin edhe në tokë

0
37

Nga: Lekë Mrijaj

Ringjallja e Jezu Krishtit simbolizon paqen, dashurinë, mirësinë mbi të gjitha ringjalljen e shpresës dhe të mires ndaj së keqës pikërisht është edhe vepra më kulminante e Atit tonë qiellor e tokësor e cila edhe u deshmua me ringjalljen e Jezusit duke i treguar njerëzmit se Zoti dhe fuqia e tij vertetë ekziston dhe mbanë pushtetin fuqishëm edhe në tokë ndaj të kemi të qartë se me Ringjalljën e Jezusit vertetë u thyen të gjitha barierat e prangat e mekatit, urrejtjes, xhelozisë e armiqesise me te cilin permes sakrifices e Ringjalljes se Tij nga ajo kohë e tutje neve ( njerëzve vullnet mire mbi tokë pavarsisht bindjeve … ) na u dha force, shprese e gëzim i begatë ndaj edhe na takon që patjeter të zgjedhim faljen në për afrim me zëmer e shpirt tek shelbuesi ynë në falje të mëkateve tona për të cilin Ai mori ndëshkimin në shpëtim të njerëzimit mbi tokë.

Ringjallja e Jezu Krishtit

Ndaj Krishti ( që si datë besohët të ketë vdekur me: 07 prill vitit 30, mbeshtetur në shënimet e Don. Domenik Qerimit Kap. II Jeta e Jezusit të Nazaretit lindja rreth 7-4 p. Kr. – 33 mbas Kr. -faqe 13.) i Ringjallur është Ungjilli apo Lajmi më i mirë për të gjithë njerëzimin mbi globin tokësor si dhe historinë e saj në pergjithësi me të cilin vetë Kisha është e ndertuar dhe jeton prej Krishtit dhe për Krishtin.

Në ç’rast kremtja e Ringjalljës se Jezu Krishtit shënohet edhe në ditet e sotme te shek. XXI në mbarë botë Krishtëre me mesazhe e rite të njejta dhe të qarta në kremtim të vigjiljes së Ringjalljes se Jezu Krishtit – Pashkëve pikërisht nga atherë kur vertetë u përhapë lajmi njësoj ashtu si mijëra vite më pare me rite të njëjta ungjillore qysh nga ajo kohë kur të tri gratë ( Maria Magdalenë, Maria e Jakobit dhe Saloma, nëna e bijve të Zebedeut ) shkuan tek varri i Krishtit, me qëllimin e mirë për të parfumosur trupin e Tij të vdekur ndaj gjatë rrugës ( që ishin të preokupuar ) thonë: “Kush do të na e rrokullisë gurin nga hyrja e varrit?” (Mk 16,3) ato e gjejnë gurin të rrokullisur, varrin bosh, një djalosh të ri ( ëngjulli ) të veshur me të bardha që rri ulur brenda varrit, dhe kanë frikë që një botë pa Krishtin është botë e frikshme por djaloshi ( ëngjulli ) i veshur me të bardha u thotë: “Mos kini frikë! Ju kërkoni Jezusin e Nazaretit, të kryqëzuarin. Ai u ngjall, nuk është këtu!” (Mk 16,6) ndaj Maria Magdalenë, Maria e Jakobit dhe Saloma, nëna e bijve të Zebedeut ne shpejtësi u rikthyen të gëzuar tek dishepujt për të ua komunikuar ngjalljën e Jezusit i cili saktësiht edhe në sy të tyre u deshmua ( në ringjallje ) pikërisht Ai edhe para se të ngritëj në qiell i kishte porositur apostujt duke u thënë :“Shkoni në mbarë botën e predikoni ungjillin të gjithë njerëzve!” (Mk 16,15) në premtimin e Tij se së shpejti do t’ua dërgonte Ngushëlluesin, Shpirtin Shenjt e mbeshtetjen Hyjnore :Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë, deri në të sosur të botës!” (Mt 28, 20).

Shën Pali me Apostujt ishin të parët që morën shtegëtimin në Iliri pas Ringjalljes se Jezuesit të Nazaretit

Pikërisht mbeshtetur në studime,mozaike,hulumtime,arkeologjike,historike botërore vertetohët faktikisht se Shën Pali me Apostuj të tij ishin ndër të parët që morën shtegetimin ( menijherë pas ringjalljes së Jezu Krishtit ) në Europën-juglindore të gadishullit Ballkanik në Iliri (e cila edhe quhet Krishtërimi Apostolik Iliria që përmendet edhe në Bibël në Letrën drejtuar romakëve nga Pali-Apostull ( 15:19-20 ) lexohët :”…me fuqi shenjave e mrekullive dhe me fuqin e Shpirtit Shënjt, kështu qysh prej Jeruzalemit e përçark në Iliri, kam perhapur Ungjillin e Krishtit e madje u perpoqa jo atje ku ishte i njohur Ëmri i Krishit që t’mos ndertoja mbi themelet e të tjerëve ) qysh edhe para viti 57 pas-Krishtit ( në zbatim të fjalës se Jezuesit në predikim të ungjillit ( Mk 16,15 ) mu atherë kur në Trojet Arbërore nuk kishte asnjë lloji besimi fetar në çrast qëndra e vëndosjes se parë e Apostujve ishte Durrësi, ku për herë të parë kemi edhe komunitetin e parë të Iliro-Krishtër e cila u shtrij në predikim të ungjillit edhe në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Butrint, Gjirokaster, Vlorë, Apolloni, Kukës, Krujë, Mirditë … etj.

Meshë solemne në Dioqezen e Kosovës me rastin vigjiljes së Ringjalljës se Jezu Krishtit

Kjo vigjilje e Shënjt është një nder kremtet më rëndësishme të kalendarit liturgjik të Kishës Katolike apo Universale si dhe të Kishave të tjera të Krishtera në pergjithësi që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur sipas Besëlidhjes së Re tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.Përgaditjet për kremtimin e vigjiljes se Ringjalljes së Jezu Krishtit kanë nisur që në mes të javës ndërsa edhe mbrëmë është mbajtë mesha në të gjitha hapsirat ku mbizotëron fryma Krishtëre si dhe në mbarë dioqezen e Kosovës në 24 famulli e nën-famulli të saja.

Pikrishtë mesha kryesore në natën e mbrëmshme është drejtuar nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë se Kosovës Imz. Dodë Gjergji në Katedralën Katedralën ‘Nënë Tereza” në Prishtinë percjell me rite e liturgji Hyjnore-Kishtare me bekimin e bukës, ujit e zjarrit me mesazhin e tij percjellës inkurajues në ftesë të njerëzimin në pergjithësi për punë dashuri e shpresë në ndertim e një të ardhme më të mire për njeri tjetrin pavarsisht sfidave qe kemi të kontribojm në ndertim të shoqërisë sonë të shëndoshë të kësaj copë jete që quhet “sot” nuk i kemi kushtet për ta përdorur më së miri andaj me shpresë lutemi që shpërdoruesit e paqes dhe keqpërdoruesit e lirisë të kthehen në shërbyes dhe promovues të këtyre vlerave në shoqërinë tone andaj mbjellësit e urrejtjes mes vëllezërve le ta rizbulojnë dashurinë dhe vlerën e pajtimit, që ushtruesit e përgjegjësive shoqërore dhe politike të ndryshojnë mendësinë egoiste dhe dëshirën lakmitare në shërbim dashurie dhe përgjegjësie.

Edhe Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Këshillit t’Mirë” në Klinë mbajti meshën e saj solemne, meshë e cila u celebrua nga famullitari kryesor Don.Lënc Sopi ( dekan i dekanatit të Pejës ) nën percjelljën e xhakonëve dhe korit të Kishës andaj permes fjalës së tij inkurajuese tha: Të lejomë në zemrat tona që të hyj Jezuesi i ringjallur “Ai është udha jeta dhe e verteta !” sepse pa shelbuesin tonë të martirizuar veshtirë se do kishim rrugëtim paqeje e jetë të vertetë ndaj të jemi të kujdeseshem me njeri tjetrin që të mos zhytemi ne urrejtje, lakmi, probleme të natyrave të ulëta dukuri të pahijshme që nuk i takojn popullit tonë Shqiptar si droga prostitucioni, krimi i organizuar e korrupsioni gjithësesi të i falim dhe ti japim meshtetje e dashuri njeri tjetrit ashtu siq na ka porositur vetë Krishti para dhe gjatë kalvarit të tij i cili edhe përkunder mundimeve dhe kryqezimit të tij thoshte “O Zot, fali se s’dinë çfarë bëjnë! “vetem e vetem për shpetimin e njerezimit megjithatë Ai edhe pse e mori mbi vete ndeshkimin në kryqezim atë e beri për mëkatet dhe shpetimin tonë vdekja nuk mund ta ndalonte pikërisht duhet ta kemi të qartë se të gjithë ata që i besojnë të Ringjallurit nuk i ndalon vdekja e themi këtë sepse vetë Ai e pagoi jetën e pafund dhe të amshuar për të gjithë ata që i besojnë më zemer e shpirt…

Në fund të meshës Don Lënci shfrytëzoj rastin që në ëmrin e tij personal ndihmësit ,motrave të nderit të uroj besimtarët e famullisë së tij si dhe mbarë Krishtërët anekend botës për vigjiljen e Ringjalljes se Jezusit më deshirën dhe uratat me të mira për vëndin dhe popullin në pergjithësi andaj vetëm keshtu edhe mund të jetojmë në paqe e dashuri me njeri tjetrin kudo që ndodhëmi pranë njëri tjetrit brenda dhe jashtë atdheut .Pas perfundimit të meshes besimtarët e Krishtërë kanë shkëmbyer urimet më të mira nga zëmra për njëri tjetrin në shpresë qe kjo vigjilje e Shënjtë t’i gjej me më shumë dashuri ,lumturi në familjet e tyre ndaj në të marr bekimin nga celebruesi i meshes kremtja dhe bekimi bartët në familje e tyre me mesazhin e qartë që u sjellë besimtarve jetën në mbizotërim të vdekjës dhe shpresës mbi deshpërimin.

Për shumë mot e më shëndet Pashkët!