Izet Haxhia: Ministri i Jashtëm Serb Ivanoviç financoi PD-në në 1992

0
65

Në një reagim në adresën e tij në Facebook, ish truproja i Berishës, njeriu më afër Partisë Demokratike deri në vitin 1998, ish student i mjekësisë Izet Haxhija i inspiruar nga një shkrim i gaxetarit Bedri Islami pohon se Ministri i Jashtëm Serb i ish Jugosllavisë ka financuar PD-në në vitin 1992. Kjo dëshmi e zotit Haxhia përforcon akuzat që i janë bërë Berishës si i infiltruar i Serbëve në Shqipëri. Haxhia thotë që Berisha e ka quajtur edhe ish liderin e kosovarëve Rugova “një maniak seksual”.

Izet Haxhia - Sali Berisha

Mora shkas nga një shkrim brilant i gazetarit Bedri İslami, për të thënë disa gjëra që përforcojnë vërtetsinë e këtij shkrimi tek gazeta Dita.

Ka qënë qershori i vitit 92, pas vizitës së Berishës në USA u kthyem për të marrë pjesë në forumin Crans Montana në Zvicer.

Vizita e Berishes në USA u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Juglindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në amerikë bashkë me zevendes sekretarin e departmentit të jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike ne Serbi me firmen Zastava. Zonjes Berisha ju dhurua nje çek prej 10 mije dollaresh nga ana e zotit Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja e që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e Berishes.

Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Te nesërmen në sallën ku mbahej forumi, mori fjalën edhe personi, që në darkë kishte darkuar me Berishen në suiten e tij për rreth tre orë. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron, mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavisë së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet Ivanoviç. Personi që përmend Bedriu me origjine nga Mali i Zi e shtetsas amerikan ka qene sponsor i PD.

Pamjet e tij i keni ne tribunen e mitingut te fitores se 22 marsit… Por interesant eshte fakti se PD vertetë u krijua ne shtepinë e Gramoz Pashkos por drejtuesit e ardhshem qe do merrnin postet drejtuese ne PD, dolen nga shtepia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjine nga Kosova, rezident i sigurimit te shtetit e sherbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishem tek Berisha… nga ky person u futen ne PD klanet e Dibres me Gazideden e Zhulalin, qe ishin te lidhura me sherbimin sekret maqedonas. Leka Toto, Tomorr Dosti dhe Xhahit Xhaferi, të persekutuar por te lidhur e sigurimin e shtetit nga ana e Vaske Afezollit, një oficer i sigurimit të shtetit, që ishte kunati i Bujar Hoxhes. Në shtëpine e Bujar Hoxhës doli grupi i Tritan Shehut.

Në këtë shtëpi, Berisha takohej edhe me eksponte te sigurimit. Një nga këta persona ka qënë edhe shefi i kunderzbulimit me jashtem të sigurimit me origjine nga Dibra, e me emrin Nurullah Zebi. Siç duket ky person dinte shumë për lidhjet e Berishës gjatë specializimit në Francë. Kur mendoj dhe lidh faktet, them qe edhe ’97-ta ka qene nje skenar i pergatitur nga qarqet anti-shqiptare, qe synonin coptimin e Shqipërise.

Edhe vrasja në Vlore e Artur Rrustemit, që i dha revoltës një kah tjetër të dhunshëm, eshte bërë nga njerzit e SHIK-ut nga një ndertese boshe. I ra per hise Artur Rrustemit por mund të ishte vrarë kushdo. Perveç dërgimit të karburanteve makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve te Bosnjes, kamufluar si trafik i armeve relike ne drejtim te Norvegjise, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Ndermjetes ne te gjithe kete tafik ka qene gjenerali Boban, qe ka takuar disa here Berishen tek vila 4. Ne arshiven e Berishes ka edhe te dhena per Rugoven, per te cilin Berisha thoshte qe eshte nje manIak sexi.

Dhe miqësinë e ngushtë të Rugovës me Hajdarin, pas ftohjes me Berishen, ky i fundit e cilsonte si nje miqesi per motive te dobeta, pasi Azemi i gjente femra Rugoves dhe ia çonte tek vila 31…

http://pamfleti.com