7 MARSI I SHPRESËS

0
21

DEMË MULLIQI

Mësimdhënësi është autoritet të cilit shoqëria dhe institucionet edukativo –arsimore ia besojnë arsimimin dhe edukimin e femijëve, rinisë dhe të rriturve në raport me kerkesat për ardhmerinë e shoqërisë dhe atdheut. Historikisht mësimdhënësi vlerësohej si kuader i shejt për një popull ashtu siqë vrerësohej edhe të ne shqiptarët. Kështuqë ishin të respektuar për të qenë edhe ata vet krenar për profesionin dhe misionin e mësimdhënësit. Veteranët e parë ishin themeluesit e e shkollave të para shqipe gjithandej trojeve shqipëtare. Ishin kultivuesit e parë të shkrim-leximit në gjuhen shekullore të të parëve dhe ate me alfabetin e gjuhës shqipe. Me fanatizem vepruan në ruajtjen e të folmës, kulturës, historisë dhe vlerave shpirtërore të popullit tonë.

Në vitet e para të Luftës së Dytë Botërore një numer i mirë i kuadrit arsimorë të sjellur me dekret nga Ernest Koliqi Minister i Arsimit të Shqipërisë e vullnetarisht nga Shqipëria bashkë me kuadro tjera kosovare u angazhuan në hapjen e shkollave shqipe në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale. Një pjesë e kuadrit kosovar ishte vetem me katër klasë fillore dhe ato të kryera në gjuhën sebe e me nga një seminarë veror tremujoj në gjuhen shqipe. Kishte edhe të atillë me ndonjë klasë të gjimnazit real. Kuadri nga Shqipëria kryesisht ishin normalista të Normalës së Elbasanit. Të gjith normalistat e Elbasanit ishin të frymzuar me programin dhe ideologjinë e Ballit Kombëtar.

Prandaj angazhimi i tyere nuk përqendrohej vetem në arsimimin e nxënësve por edhe ngjalljen dhe forcimin e ndjenjës kombëtare dhe jo vetem në mesin e nxënësve por edhe të prindërve dhe rinisë joshkollore. Në këtë periudhë 4-5 vjeqare filloj dhe u masivizua vetëdijësimi dhe ndjenja kombëtare e shqiptarëve në Kosovën e sotme dhe jasht sajë. Të gjith tok, ata nga Shqipëria dhe ata nga Kosova për çdo lavdatë iu përkushtuan me një seriozitet aq të madh këti profesioni sa që nga arsimimi fillestarë i të tillëve Kosova nxori kuadra aq të forta e meritore edhe jasht vendi prej të cilëve sot kemi edhe me tituj akademik po nga ato gjenerata nxënësish. Angazhimi i tyre për arsimim dhe vetëdijësim kombëtar ata i rrezikoj nga sigurimi shtetërorë dhe ideologjia shovene serbe. Për ta penguar veprimtarinë e tyre me qellim që populli ynë të mbetej në nivelin patriarkal prej vitit 1945 deri në vitin 1948 në listen e likudimit ishin 760 mësimdhënës shqiptar nga të cilët pati edhe të likfidur.

Angazhimi i tyre për cilësi të mësimdhënjës dhe mësimxënjës, pedanteria në veshje, sjellja dhe qendrimi i tyre në shoqëri edhe sot mbetet në kujtesen e ish nxënësve të tyre. Kushtet në të cilat punuan ata krahasuar më kushtet në të cilat punohet sot ishin të pa imagjinuara për gjeneratat aktuale , sidomos të gjeneratës së re arsimore. Nxënësit e tyre në fillim nuk paten as fletore as lapsa por një tabelë të formatit më të vogel së A-4. Nuk kishin as mjete të konkretisimit e të mos flitej për kabinete e kompjuter. Sot në kushtet qfare zhvillohet mësimi është mëkat për tër shoqërinë e në veqanti për kuadrin mësimor që të mos arrihet cilësia e mësimit dhe suksesi meritorë konform kushteve dhe kerkesave kombëtare.

Nuk mjafton e as nuk arsyetohet niveli i arsimit sot vetem me investime në infrastruktur, trajnime, në rikualifikime, me kurikuala e reforma. Çdo gjë që investohet në arsim rezultatet e ati investimi matem me shkallen reale të cilësisë përgatitore të subjektit nxënës-student. Neve duhet pranuar deshem apo sdeshem së pas luftës së fundit në kosovë janë organizuar plot trajnime dhe ato nga shoqata të ndryshme vendore e të jashtit ku kishte raste qe me ato trajnime merreshin përsona që nuk ishin as të profesionit arsimor. Në shum raste nga të huajt caktoheshin trajner mësimdhënës ndër të cilet kishte të tillë që posedonte vetem me indeks pa provime të dhëna të fakultetit dhe pa asnjë vit përvoj në arsim. Mu për këtë ka patur raste që nuk kam pranuar për të formuar grupe trajmi për trajner të tillë të cilët pritej të i trajnoj në shkolla edhe mësimdhënësit me tituj shkencor e përvojë shumë vjeqare e të dalluar. Prandaj nga trajnime të shumta që në fillim siqë thot një fjalë popullore “ kush qohej ma i pari” u krijua një konfuzion në procesin e mësimdhënjës më që kishte raste që lirisht mund ta quajm opskuracion ( sqarimi i të pa njohurës më të pa njohuren).

Mu për këtë në shumicën e rasteve sot në përgatitjet për një orë të suksesshme nuk parashifet asnjë nga objektivat aq të dobishme për edukimin dhe arsimimin e gjeneratës së re siqë janë: objektivi edukativ, arsimor , praktik etj varësisht nga përmbajtrja e njësisë mësimore.

Lëshim që nuk falet janë edhe lëshimet në disa tekste shkollore. Një tëkst shkollorë sidomos për shkollën fillore dhe të mesme të ultë me rastin e përzgjedhjës së tekstit për botim nuk mjafton vetem recenzura e një njohësi të anës material të lëndës psh. për tekstin e matematikës një matemacient i mirë apo te gjuhës amtare një gjuhtar i mirë. Krahas vlerësimit material duhet bërë edhe vlerësimi psiko-pedagogjik. Vlerësohet respektimi i parimeve varsisht nga mosha e nxënësve, ana edukative e përmbajtjeve, materializimi i detyra në lëndët e ndryshme etj. Gjëra këto që e kerkojnë njërin prej recenzentëve pedagog që së paku është njohës i mirë i didaktikës dhe metodikës së lëndës apo thënë ndryshe i metodologjisë së mësimdhënjës apo edhe psikolog që e njef mirë psikologjinë femijnore.

Për lëshime të tilla do të ishte mirë që Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ta ngrisë zërin e të merr hapa konret edhe për shum qështje tjera më që shifet së është përsoni më i qëlluar për përmisimin e gjendjës në arsimin kosovar. Eshtë fakt që pas luftës së fundit të Kosovës po reflektohet një klimë e anti vlerave në shumë fusha. Shembulli konkret një kohë kjo ministry financonte disa këshilltar politik nga të cilët nuk kishe qfar të presish për ndonjë konsultë më që ndodhë që nuk kishin të bëjnë as me fushen e arsimit. Amos do të ishte më mirë që në vënd të tyre të ishin emruar nga një këshilltarë i mirëfillët, ekspert për nivele arsimore pej parafillorës deri në nivelin universitar. Ai numer këshlltarësh politik ndoshta i duhej Obamës.

Sot kur është një angazhim vertetë i duhur për ndryshimin në të mirë të sistemit arsimorë , pothuaj se për të gjitha profesionet i kemi drejtimet bazike në shkollat e mesme të larta, qoftë edhe për pylltari e bujqësi ku merren bazat e para, së paku përvetësohet terminologjia lëndore për të patur një paranjohuri paraprake për vashdimin e shkollimit universitar në të njejtin drejtim. Ndersa për qudi për orientim në arsim nuk e kemi një drejtim të tillë (drejtimin pedagogjik apo drejtimin e edukimit quaje sit ë duash). Prandaj nuk është aspak befasuese që në fakultetin e edukimit sot regjistrohen teknik të rrymës, tëknik të pylltarisë apo edhe të vetërinarisë etj, pa e njohur as konceptin edukator e lene më ndonjë njuhuri elementare të objektivave programore të këtij fakulteti. Vallë a nuk qenka profesoni arsimit meritor se paku si profesionet tjera për të investuar edhe në të për paisjen me njohuri paraprake parauniversitare si në drejtimet tjera?! Një politikë e tillë arsimore eka të veshtirë ta arrij dhe ta arsyetoj avancimin e arsimit kosovarë deri sa nuk ndermerret diq në këte drejtim edhe pse disa për këtë drejtim thonë është i kaluar dhe nuk preferohet. Në SHBA kur ka rënë niveli i arsimit është shpallur gjendja e jashtzakonshme “Kombi në Krizë”.

Për rënjën e nivelit mësimor nuk fajsohet vetem ministria. Shum prej kryetarve të komunave dhe deputetëve që e kanë gojën plot kritikë duhet ta thonë të vertetën. Ata deri sa ishin të parët e komunave emronin e edhe sot emrojnë drejtor të partive të veta e zatën dhe punësonin e punsojnë ende kuadra arsimore sipas përkatësive partiake . Një gjë e tillë nukë gjeneralizohet por ka mjaft reflektime të tidha. Më kujtohet një thënje e ministrit Enver Hoxha në një takim kur tha” Prej që kanë kaluar shum kopetenca në Drejtoritë Komunale të Arsimit ato janë rrebeluar”. Vertetë sistemimi i kuadrit dhe drejtorëve në baza partiake më pa medyshje e damton kualitetin e arsimit më që në menaxhimin e këtyre shkollave mund të këqyret ndermjet gishtav. Dhe ç’është edhe më e damshme përzierja apo dirigjimi i të tjerëve në Drejtorate të Arsimit për punësimin e mësimdhëmësve dhe emrimin e drejtorëve. Deri sa të vazhdoj një praktikë e tillë dhe mos nderprerja e shkeljeve të ligjit për arsim veshtirë që do të kemi kthesë positive në arsimin kosovar.