AH, KY 6 MARSI, SA KUJTIME E DHIMBJE NA SJELL!…

0
40

Si sot, 24 vjet më parë:

AH, KY 6 MARSI, SA KUJTIME E DHIMBJE NA SJELL!…
Nga: Murat Gecaj


Durrës, 6 mars 1991…

Kam shkruar dhe më parë, për atë datë të paharruar,
që zemrat e shumë shqiptarëve fort i pat’ copëtuar!
Sa shpejt ikën vitet, ato u mbushën plot njëzet…
Po, a e dini, vallë, se gati janë një jetë?
Atë ditë Tirana gjëmoi si një tërmet
dhe dukej se këmbë njeriu këtu nuk mbet’.
Vraponin e vraponin vargua, të rinj e të reja,
sa dukej që njerëzve në mes iu këput jeta.
Nëna e baballarë u lebetitën e lotuan,
të gjithe të shtangur drejt Durresit shikuan.
Anija “Tirana” priti plot miq të paftuar
dhe nuk e dinte se ku kish’ për t’i dërguar;
mbi ujë e tallaze ajo me shpejtësi notoi,
deri sa ne brigjet italiane udhën e ndaloi.
Po, ankthin tone, a e merrni me mend,
Sa as toka aspak nuk na zinte vend?
Nuk dinim për djem as për vajza,
se ku, vallë, ata i kish nxjerrë vala?!
…………………………………………………
Kjo histori është njëzetëvjeçare,
më besoni se dhimbja s’është hequr fare;
mendja e sytë na kanë mbetur përtej deti
e përsëri i ndijejmë lëkundjet e atij tërmeti.
Lexuesi im, më beso që nuk jam poet,
por kur njeriu kujtesës i thërret
e dhimbjen sadopak do ta pakësojë,
atëherë niska dhe të vjershërojë…
U kërkoj të falur për vargjet që shkrova,
por kështu mendje e zemër i lehtësova.
………………………………………
Tani, më falni, se në Internet kam sinjal
dhe në anën tjetër është njëri djalë;
pra, me figurë e zë do të të bisedojmë
e atë datë të dhimbshme do ta kujtojmë…

Tiranë, 6 mars 2011, Ora 20.00