KËNGA e REXHËS
– tri poezi me motive popullore( sipas motivit popullor )
Nëna Rexhën e kishte djalë
Rexha nusen e kishte të parë
Nusja e bukur, dhe Rexha i ri
Të njohur ishin,.. me dashuriDasma e Rexhës, dasmë në zë
Katër shtëpi mbushur me miq
I gjithë gëzimi ishte në dasmë
Kënga e vallja nuk pushoninRexhën në dasmë do e vrasin
gjaku i Rexhës të mos shtohet
Ëndërr e nënës për djep të ri
ishte shpresa e saj për të birinVrasës i territ Rexhën e vranë
vrasja Rexhës, nusen e ndanë
nusja e bukur, dhe Rexha i ri
vrasësi quhej një “kalë i zi”Gjaku i Rexhës nuk do thajë
gjaku i këngës do ta mbajë
plagë e nënës s´mbyllet kurrë
vdekja e të birit i preu udhë!…GJEGJ ELEZ ALIA
( Sipas motivit popullor )
Ndali shpurat se je n´Arbëri
Ndali hovet dhe ku ke mësy
nuk kam prona as tokë për ty
tokat e mia s´merren me syGjergj Elezi flet me popullin
qehajasë ne do t´i tregojmë
se zullumi mbi shqiptarët
në m e j d a n do të mbarojëArma e Gjergjit flakë me ar
Arma e Gjergjit prush e zjarr
Kot rreh flatrat o bajloz i zi
Nuk kam motër unë për ty!Motra Gjergjit, vëllain veshë
Ia veshë armët me u ndesh
Mbi ( 9 ) plagët ngritet trimi
Gjerg Elezi nis tek himni!Gjergj Elezi trim mbi trima
I ngul shpatën mu tek sqima
një varr e lype ti në Shqipëri
dhe varr të bëra o bajloz i zi!MARRËVESHJE
– sipas motivit të këngës popullore
Besa-besë, besën kam dhënë
Për bashkim jetën me dhanë
ku mje nis moj lulja me erë
për në Çamëri, dhe n´Preshevë!..Besa-besë, Besë, ku po shkon
Fjalën Flamurit ia kam dhënë
Trojet tona vetë i bahkojmë
Shkup e Ohër, është toka jonëBesa-besë, besën kam dhënë
kënga jonë tek gjuha fillon
fletët e mollës po digjen flakë
paçka se do derdhim pak gjakBesa-besë, besën kam dhënë
Shkup e Ulqin është toka jonë
ré të përziera fshehin rrufé
çasti e do këngën me mprehë!..Rrustem Geci – Dortmund, 2015