“ANDERRAT E NETEVE TE DIMNIT”

1
26

Shkruan: Ndoc Selimi

(Komedi)

Komedia luhet mbi kurrizin e nje populli te vujtun, popull qe mbajti mbi korrize per 50 vjet diktaturen me te rende te komunizmit europiano – lindor.

Ku jemi sot?. Ka rritje Shqiperia, ka rritje dhe arritje dhe ne asnje menyre nuk mund te krahasohet me vitet e gjysmes shekullit te kaluar. Nuk dua te permend fushat ku prosperiteti ka kulme, ku kane lujtur rolin e tyre qeverite te majta e te djathta. Por, gjithmone mbetet nje por…dhe mbas vjen nje pyetje se ku do te ishim sikur pasurite kombetare dhe ndihmat ndershteterore te ndaheshin drejtesisht?. Vetpasurimi i klases politike shqiptare ka krijuar ate polarizim te shoqerise ku disniveli duket haptazi.

Me nje kalem dhe nje leter te thjeshte mund te llogoriten te ardhurat vjetore te ndershme te secilit prej nesh. Po pjesa shtese qe ia kalon me 80 deri ne 90 fish te ardhurave reale per fryme te politikaneve nga doli?. Sigurisht rruga dhe pasurimi i pandershem. Ketu qendron dhe lulezon mafia, krimi, ujqeria, pabesia, vrasja, kercnimi, shpifja e te gjitha te zezat qe sjell kjo konkurence e pandershme. Ketu luhet edhe komedia. Ne Shqiperine tone çudia me e madhe ka tre dite jete, pasi e mbulon nje tjeter shume me e rande se e para, duke humbe njera pas tjetres te gjitha ndodhite e meparshme. (mjere te demtuarit).

Keshtu u zhduken ne hirin e harreses ngjarje qe kane tronditur vendin e ma andej si vrasjet me shumice dhe zhdukje e njerzeve, tritolet, Gerdeci, 21 janari, avioni i Divjakes, vjedhja e bankes shqiptare, vrasja e Santos, laboratori i droges, helikopteri i Spanjes e kush po ua din fundin. C’u be? kush u pergjigj? kush shkoj pas hekurave per gjithe keto ndodhì?. Populli e di mire se askush dhe askujte nuk iu vu faji, i cili gjithmone asht jetim.

Po ta kishte bere nje shqiptar i thjeshte, sigurisht ligji, polici, gjyqi dhe burgu. Por te gjitha keto i ben politika e majte e djathte, dhe e mesme. Ketu nuk flitet per pozite – opozite, ketu flitet klase politike nga nje ane e popull i mjere nga ana tjeter. Ky popull i mjere asht pa udheheqes, por thjeshte opozite, por kunder kujt?. Kjo asht lojaaaa! (kujtone kete shprehje). Ne Shqiperine tone nuk ka pozite – opozite, por konkurrece personale pasurimi, intrigash e mashtrimesh se kush t’ia fut tjetrit. Gjykatat te perfshira ne vorbullen dhe tenxheren e politikes bejne tifo sa me nje kapitalist, aq me tjetrin. E populli?

Populli fle e jo qeverite e politikanet. Tani radhen e ka komedia qe po,luhet si pingpong mbi nje tavoline gjith gunga sa shpesh topi ben rikoshet e del diku duke humbe perjete. Mbetet tavolina, llogarite, shuarjet me sharje e para, kamuflimet dhe se fundi Ku ishe? – askund. Ç’u be – asgje. Pastaj del gjumi dhe andrra e dimnit fanitet.Populli nuk ka sy, ka vetem shpine me bajte. Hajt ju kjofte lypa e mbare! – thote Migjeni.

Dërgoi Gjin Musa

1 COMMENT

  1. Shkrimet e z. Ndoc Selimi gjithmonë jane shkrime dinjitoze, na sjellë çdo here gjera interesante.
    Sot shkrimet dhe botimet e z. Selimi kane nji lexueshmeri te gjere.
    Suksese i nderuari Pilot, gazetar e historian, arkeolog, pena e jote ku nuk futet dhe ku nuk germon. Urime. GJ. MUSA

Comments are closed.