Kompania “Kuk Commerc” me “Fabrikën e Metaleve” dhe “Qendra Turistike” në bjeshkët magjepse të Dragashit!

0
37

Shkruan Asllan Dibrani

Ishte dite Janari kur vizituam Kompaninë “KUK-COMMERC” .Kjo Kompani që nga viti 1974, filloi veprimtarin si punëtori e vogël zejtare e cila aktivitetin e vet e ka zhvilluar në një lokal të vogël me mjete të pakta pune.

Fillimisht kishin një ofiçinë pune të vogël nga e cila kanë prodhuar dhe riparuar mjete bujqësore si sëpata, kazma, lopata, plugje dhe vegla pune për nevojat e fshatarëve etj. Pak ma vonë kaluan edhe në përpunimin e llamarinës duke punuar ulluqe për shtëpi, koftorë, shporta etj. Në vitin 1989 u regjistrua si ndërmarrje prodhuese tregtare me emrin “KUK-COMMERC”, dhe në radhët e saj u punësuan një numër i konsideruar punëtorësh, ndërsa tani në gjirin e vet Kompania ka më së 80 punëtor të kualifikuar në lëmit përkatëse. Sot, kjo kompani radhitët si kompani udhëheqëse në përpunimin e metalit në Kosovë si dhe në Ballkan. Në strategjinë e vet projektuese Kompania “KUK-COMMERC” ka shumë prodhime të llojeve të ndryshme.


Pamje e ofiçinës në vitin 1974 dhe në vitin 2015 djathtas, ka bere një avancim me makineri industriale dhe të Kohës !.

Në prodhimet e veta përdor materialin kualitativ, konstrukton dizajnë të kualitetit më të lartë dhe operon modele të ndryshme nga e cila mbetet edhe mirënjohës qe është një pjese e artit të kangjellave, rrethojave te oborreve, ballkoneve dhe stolisjeve tjera që janë vendosur në gjithë Kosovën. Në ballkonet e shtëpive të bukura dhe në rrethojat është njëri ndër prodhuesit e këtij arti pamor qe ka lënë gjurmë në shumë anë. Ofron çmime të volitshme, ofron punë të shpejtë dhe efikase, po mbi të gjitha ofron cilësi dhe profesionalizëm.

Pamje nga një ekspozitë e profileve të ndryshme si modele pune që e kanë hapur pronarët e kësaj Kompanie Rexhep, Xhevxhet dhe Naser Arifi në fillim të objekti.

Pamje e Asllan Dibranit në vizite në objektet e “KUK COMMERCIT” në Prizren me menaxherin dhe udhëheqësin e ndërrimit zotin Xhemil Salihun, që na shpjegoj shumë gjëra për ecurinë e prodhimit në ketë fabrikë.

Me këtë strategji të punëve, prodhimet e shoqërisë “KUK-COMMERC” kanë arritur një kualitet të lartë të punës praktike me cilësi evropiane. Puna e tyre kualitative është ranguar në një pozicion të kënaqshëm në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar. Kompania është e pajisur shumë mirë me teknologji bashkëkohore dhe është e kyçur në të gjitha fazat dhe proceset e prodhimit, duke filluar nga vegëltorja deri te fazat finale të prodhimit.

Prodhimet e kësaj kompanie janë të pranishme në shume amvisëri kosovare dhe hijeshojnë restorante ekskluzive, si dhe shumë objekte tregtare, shkolla, spitale dhe objekte tjera siç cekëm më lartë. Ndërmarrja gjithmonë është në trend me teknologjinë dhe standardet bashkëkohore. Reparti prodhues i kompanisë “KUK Commerc” në Prizren produktet e veta kryesisht i eksporton në vendet e Evropës Perëndimore. Pronaret e “KUK COMMERC”, janë zotuar se do të vazhdojnë edhe më tej me investimet e reja si në Fabrikën e Produkteve të Metaleve, po ashtu edhe në objekte të tjera të cilat funksionojnë në kuadër të Kompanisë“KUK COMMERC”.

Në kuadër të shoqërisë ”KUK-COMMERC” funksionon edhe “Qendra Turistike” rekreative “Arxhena”
Hoteli Arxhena është i vendosur në Brod, 12 km nga Dragashi, dhe ofron një shërbim turistik me një kapacitet të larte dhe specialitete tradicionale të kuzhinës kosovare. Një palestër, e cila ka sauna dhe banjo, është e lirë dhe e mire, po shumë tërheqës. Kjo pikë turistike ka ashensor që ju ndihmon sportisteve dimëror në ski të ngjiten atyre bukurive të rralla në shpatet e maleve të Sharrit të vendosura pranë hotelit. Ai vend piktoresk i ndihmon turistet që të lidhen me rrjetin e internetit pa pagesë ne hotelin“Arxhena”.

Të gjitha dhomat janë të pajisura me TV kabllor dhe një tavolinë pune. Banja private janë me një dush, tharëse flokësh dhe tualetin komplet. Në disa dhoma ka gjithashtu një minibar.


Qendra Turistike Rekreative “Arxhena” është qendër e mikpritjes dhe komoditetit në mes të bjeshkëve, ka gjelbërim, dëborë, behar dhe shumë ngjyrëshi i vjeshtës për të gjitha stinët, me ambient malor me ajër të pastër dhe me një pamje atraktive.

Hoteli “Arxhena” ka pajisjeve të skive, bar në hotel ka edhe shume lojëra. Për tu ngjitur atje lart në majet e këtyre bukurive që vetëm cicërima e zogjve dëgjohet dhe përplasja e reve në qiellin e pa konkurrent nga vargmalet që na shoqëruan deri aty. Ky vend ka bukurinë e vet mahnitëse në të gjitha stinët, që pos turisteve vendas josh turist e huaj. Një ambient malor me ajër të pastër dhe me një pamje atraktive larg zhurmave të qytetit që paraqet një bukuri natyrore dhe shumë të rrallë. Aty ju ofrohet trajtim i veçantë, i mbështetur në infrastrukturë të posaçme biznesi më shërbime private, salla takimesh, internet Wi-Fi, faks, shtyp, TV, telekonferencë etj. Gjithçka është aty për ju edhe privatësia juaj të mbetet e tillë qe kënaqësia tu takoj juve, ndërsa shërbimi, puna, mikpritja pronareve të Kompanisë ”KUK-COMMERC”.

Pronarët flasin pak, por ma te arsyeshëm janë me punë në praktikë. Do tu mbesim borxh, po qe nuk i prezantojmë pas këtij reportazhi. Ata janë projektuesit dhe investuesit Hekuran dhe Driton Arifi nga hotel “Arxhena”. Ata bene vet rrugën e shtruan pa ndihmën e as një metaliku nga Qeveria e Kosovës. Vizita jonë ishte miqësore me një pritje të zakoneve shqiptare. Aty shkëmbyem biseda, mësuam shumë gjëra mbi turizmin dhe vlerat e kësaj ane. Koha na erdhi shpejt për t’u ndarë.

Me vështirësi ja kthyem shpinën kësaj mrekullie qe ajri i saj të shëron dhe pamja e saj të magjeps… U ndamë nga zoti Dritoni që ishte në Hotelin e tij në këto ditë të bukura dimri qe edhe prezenca e tuiristeve ishte mjaft e madhe nga të huajt. Atje ma bora ka kohë që e mban të mbështjellur këtë natyrë që vetëm vëllezërit Arifaj kanë ditë dhe kanë mundur ta zaptojnë dhe ta pushtojnë. Ata gërshetojnë punën e pa u lodhur duke e zbutur egërsinë e atyre maleve të bukura me turizëm, që nuk ja kanë lakminë as maleve piktoreske në Austri e Zvicër.

Foto-Reportazh nga Dragashi-Prizreni 2015