Iliriana Koleka ka lindur në Tiranë në 29 korrik 1959. Është me origjinë nga Vunoi, fshat i Himarës, Vlorë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kryen në Tiranë si nxënëse e shkëlqyer dhe e pas vazhdon në Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Fizikë (1977-1979). Në 1979 qeveria shqiptare bëri hapjen e parë drejt perëndimit, duke dërguar një grup studentësh të shkëlqyer në universitet e Austrisë, Italisë e Francës. Iliriana bënte pjesë në nëngrupin e Francës. Atje studjon gjuhën frënge për një vit në fakultetin e letërsisë Bordeaux III (1979-1980), pastaj bën dy vjet pergatirore për konkurset e shkollave të mëdha, Grandes Ècoles (1980-1982) në Bordeaux dhe vitin e tretë të degës Fizikë në universitetin e Pau-së, 4 Qiell i prenotuar dega Fizikë. Kthehet dhe diplomohet në Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë në janar të vitit 1985.
Punon si fizikante pranë Istitutit të kërkimeve Gjeologjike (1985-1992). Në vitin 1987 boton librin “Energjia e të nesërmes” Në 1993 mërgon në Itali me fëmijët, ku gjëndet dhe sot. Në 2001 bëhet doktore në Fizikë pranë Universitetit të Camerinos (MC) dhe në, mbas fitimit të konkursit dhe mbarimit me sukses të shkollës së mësimdhënjes SSIS (2003-2005) merr titullin e profesores së matematikës për shkollat e mesme klasa A047. Iliriana nis të ushtrojë profesionin e mësueses së Matematikë – Fizikës në arsimin e mesëm nga shtatori 2005 dhe në vazhdim, duke ndjekur kështu gjurmët e nënës së saj Lica Kolekës, mësueses dhe edukatores së shkëlqyer të shumë breza nxënësish. Interesi i saj për poezinë është i hershëm. Në familje, të dy prindërit i recitojnë pjesë si nga Naimi, Noli e Agolli, ashtu dhe nga Dante, Burns e Majakovski.
Tradita familjare e ndihmon dhe në të mësuarit të ndërtimit të poezive me rimë ose bejteve, sipas traditës vlonjate e bregase në përgjithësi. Në familjen e saj gjënden dy bejtexhi të sprovuar babai të saj, Spiro Koleka dhe vëllai, Sokol Koleka, që në ditë të shënuar thurin bejte dhe i recitojnë para familjes. Dhe Iliriana i shtohet në mënyrë natyrale “skuadrës së bejtexhinjve” e fillon që 5 vjeç të recitojë në familje bejtet e saj, fillimisht tradizionale e duke 5 Iliriana Koleka nisur nga 1974 (Iliriana ishte 15 vjeç) me varg e lirë e strukturë ndërtimi të kohës.
Ilirianës i pëlqen vizatimidhe i bie pjanos, siç i ka rënë babai, e motra e të vëllezërit strumentave të ndryshme si violinë, pjano, fizarmonikë e kitarë. Gjatë gjimnazit e deri në 1990, ndjek të gjitha koncertet me muzikë klasike që zhvillohen në Teatrin Operas e Baletit dhe Istitutin e Lartë të Arteve së bashku me mësuesen e saj të pjanos, Elsa Veizin. Veprimtaria e saj letrare e artistike ndërpritet për shumë vjet nga kurbeti dhe rifillon po ne mergim me 2001 me pikturën. Bën një ekspozitë personale të pikturës në Ascoli Piceno (Itali) në 2004. Iliriana thurr poezi e tregime të shkurtëra në italisht, por i mungon të shprehurit në gjuhën amtare e mundon malli për vëndlindjen. Ky është libri i saj i parë letrar në gjuhën shqipe. Iliriana jeton e lumtur me fëmijët e saj Erdet-i, Kreshnik-u dhe Ana në Milano të Italisë
Ja si shprehet nder te tjera poeti dhe redaktori i Liberit “Qielli i Prenotuar”
Qiell i prenotuar Të shkruash nuk është aq e thjeshtë sa mendohet. Aq e thjeshtë sa mendojnë sot, kur faqet e botës elektronike janë mbushur me poetë dhe shkrimtarë, tëcilët në më të shumtën e rasteve, nuk kanë as arsim dhe as kulturë. Kjo është një modë e keqe e të kopjuarit, asgjë më shumë. Të jesh POET është nder, është një “titull” elitë, që fitohet me punë, me shumë punë dhe djersë. Djersitje mendjeje që kthehet në vargje.
Të shkruash poezi do një kulturë shumë dimensionale që jo të gjithë e kanë. Iliriana është një grua me shumë kulturë, kjo dhe trashëgimia e pasur familjare e origjinës e ka ndihmuar të jetë që në librin e saj të parë, një poete e re. “Ajo,-nëse do të mbështetesha tek Nietzsche,-është në rrugëtim drejt reve, aty ku jetojnë poetët, mes qiellit dhe tokës.”
ARDI OMERI
QIELL I PRENOTUAR
Ka një copë qiell të prenotuar,
Prej Sokolit dhe meje
Ku kanë mbetur të pandryshuara figurat prej letre
Mes mjellmash, hardhucash, zogjsh e anijesh
Dhe ulesh pa frikë, pa ankth se mos biesh
Koha ka mbetur pezull, Prej Sokolit dhe meje
Tik-taket kanë reshtur, përveç zemrës së një reje
Aty ajri i pastër hyn gëzueshëm në mushkëri
Dhe muzika përhapet prej fizarmonikës së tij
Ylberi një shkallë ka zbritur, Prej Sokolit dhe meje
Zogjtë kalojnë shkujdesur mbi gungat prej deveje
Aty e verdha, e bardha, shkrihen në portokalli
S’ka vend për të zezë dhe s’ka vend për gri
Nata nuk ulet kurrë, Prej Sokolit dhe meje
Rruzujt rrotullohen pa kërkuar leje
Dielli është i vakët, flladi fryn tani
Dritat kurrë nuk shuhen, jeton pa mërzi
Koha ka mbetur pezull
Në mes të Sokolit dhe meje.
Përgatiti, GJIN MUSA
Cikël me poezi nga Iliriana Koleka
NË ÇDO FRYMËMARRJE TËNDEN
Në çdo frymëmarrje tënden, unë kuptoj më tepër
Pse ndjehem si t’i kisha hequr vetes një lëvozhgë
Pse jam në këtë botë, dhe jo në një tjetër
Ku ti s’do ishe e unë do endesha fillikat boshTi që më pe duke qarë në një kënd të humbur
Ku bora përzihej me lotë e bëhej stuhi
Dhe më bëre në çast njeriun më të lumtur
Kur mbështete kokën tënde tek gjunjët e miTi që më morre qull e deshe të më thaje
E mbushe me qeshjen tënde zgavrat e mia të thella
Më fole me zë të butë, me pëshpërimë maceje
Duke harxhuar kohë e duke harxhuar nervaTë jap këtë poezi, se s’kam ç’të jap tjetër
Kohën s’e kthejmë mbrapsht se ajo vetë nuk do
Do të eci rehat në drejtimin e vjetër
Atë të kohës së artë kur the që më do.Dallgët godasin bregun e Jalit
Derdhen e përplasen mbi shkëmbinjtë me furi
Pastaj tërhiqen e i mbajnë iso malit
Që bashkë me mua vajton përsëri
Në këngën time labe Mjegulloshi
Në çdo 23 të gushtit i’a mban me vaje
Bëjnë iso Bokërimat e shën Spiridhoni
Dhe zogjtë marrin pjesë me cicërima në qarje.KËNGË LABE PËR TIM ATË
I’a thotë Iliriana Koleka, e bija e Spiros, i’a mban Mjegulloshi nga Vunoi
Të nderoj, o atë!
Për gjithë ata që s’të kanë dashur
Ata që të shanë sot, dje e pardje
Ata që do të sulmojnë nesër
Si shok i Enverit, komunist e i pafeTë nderoj, o atë!
Për gjithë ata që vëndin e mohuan
Dheun ku kaluan fëmijërinë e rininë
Ata që për parà e zëvëndësuan
Ndruan emrin, mbiemrin e kombësinëTë nderoj, o atë!
Për gjithë ata që udhëhoqën pas brezit tënd
E këtij vëndi i hëngrën mëlçinë
Për atat që lanë pas të vdekurit e Vlorës
Dhe bënë shitje deti me GreqinëTë nderoj, o atë!
Për gjithë bajlozët e malit, fushës e detit
Për gjithë bajlozët shqiptarë të rinj
Për ata që Shqipërisë i’a duan të keqen
Pëllcitën Gërdecin e shkatërruan ushtrinëTë nderoj, o atë!
Po s’jam vetëm unë që të nderoj sot
Janë gjithë ata që Shqipërinë e duan
Të fortë e në trojet etnike
Jo prej letre e në dorë të huaj.NA ISHTE NJË HERË
Na ishte një herë një vajzë e Rrëshenit
Kaq e përsosur që kur ndrroi jetë
Zoti e çoi në një ishull të Edenit
Ku ajo tirrte me furkë leshNa ishte dhe një djalë Boboshtice
Që dallohej për ndershmëri e soj
Zoti e vlerësoi të përsosur
E për këtë, në të njëjtin ishull e çoiDjali merrte leshin kafé
Të tjerrur me furkë nga çupka
Dhe e bënte veshje të thjeshta
Me xhufka dhe pa xhufkaIshte i aftë për thurrje me shtiza
E kishte vullnet të madh ky djalë
Me vajzën u dashurua
Se dhe ajo s’kishte të sharëTë dy u deshën me pasion të dlirë Edeni
Dhe i lanë mënjanë furkën e shtizat
Nisën t’i thurrnin vargje njëri tjetrit
Derisa një dite u kujtuan për filmat“Këtu o Zot, s’ka asnjë kinema
Mbrëmje vallëzimi apo piceri
Dëfrime për be s’ka
Kurse ne kemi rënë në dashuri”“Çfarë, po më kërkoni
Në tokë t’ju zbres prapë
Kur unë ishullin e Edenit
Ju bëra dhuratë?”Zoti u tërbua
Dhe nga inati i zbriti
Në tokë midis njerëzve
Telasheve dhe gripit“Tani dashurohuni
Dhe vuani sa më shumë
Veç mos u pendoni
E mos ecni më tek unë!”Dhe nga inati Zoti
I trasformoi të dy
Vajzën e bëri lule ftoi
Dhe djalin zog të ziTë dy u mërzitën
Po murit me kokë s’i bihej
Ai i thithte nektarin
Dhe prapë bashkë u rrihejKur erdhi vjeshta e parë
Zogu iku në vënde të ngrohta
Se po të rrinte me lulen
Do ta vriste e ftohtaKur u kthye e gjeti
Ftua të papjekur.
Qau me lotë që nektarit
Gjurmë s’i kishte mbeturTë dy u mërzitën
Po murit me kokë s’i bihej
Zogu çukiste ftoin
Dhe prapë bashkë u rrihejKur erdhi vjeshta e dytë
E zogjtë ikën në vëndet e ngrohta
Zogu i zi s’deshi
Dhe e zuri e ftohtaAi vdiq për herë të dytë
Ftoi u poq tepër
Deri sa nga pema ra për tokë
Dhe plasi si verë e vjetër.
Dërgoi për botim: GJIN MUSA
Mos na vini poema te kesaj debiles qe na çau koken.
Comments are closed.