I MUNDURI NGA LIRIA

0
55

I MUNDURI NGA LIRIA

Atdheu nis tek zemra, tek gjuha, flamuri
se në dhé të huaj, ndërron emrin dhe guri!..


Aort Prishtina

Ika turpin të mos e ha me bukë
ika që të mos jem i poshëtruar
ika se jam një gjysmë i rënë
ika se s´pata një shpresë tjetër

Gjatë jam konsultuar me veten
tëra hallet bluar i kam në kokë
një shtëpi shteti ma premtoi, se
atë që e kisha serbët ma dogjën

Nderi im bukën se ha me turp
ikjen se kam ëndërruar kurrë
gruaja ime provoi të gjejë punë
por i vunë kusht – test në krevat

Atë çast i tërë qielli më zuri
desha ti vras ose t´ua vë flakën
por amaneti i babës nuk më la,
biri im; ti s´ke plumb për vëlla

I mundur nga qeverisja e keqe
nga ndërgjegjja për të cilën
kam luftu. Qeveri pse tallesh
a s jemi të vrarë mjaftueshëm!..

Rrustem GeciDortmund, 2015