
Nga Keti Bazhdari
Ne vijmë nga qindra vjet histori, ku kemi njohur vetëm imponimin e pushtetit dhe na është krijuar mendësia se çlirimi nga vuajtjet personale, vjen vetëm nëse kundërshtojmë sovranitetin e shtetit ose kapim vete pushtetin. Në thelb, ky rreth vicioz ku vërvitet një rivalitet i pabarabartë dhe absurd mes pushtetit dhe qytetarit, na ka lënë nga njëra anë tribale dhe nga ana tjetër na ka zhvilluar hipokrizinë.
Flasim gjithë ditës për vlera demokratike, civilizim, integrim, ndërkohë që nga ana tjetër bëjmë krejt të kundërtën. Kemi kompromentuar dhe relativizuar çdo vlerë, të cilën në parim gjoja e çmojmë, por ne praktikë e dhunojmë, vetëm e vetëm që të ndjehemi për një moment fitimtar karshi vetë shoqërisë tonë, të cilën nuk e konsiderojmë.
Për pasojë, nuk njohim dhe as nuk duam një shtet të së drejtës, sepse duam vetëm të drejta dhe mundësisht të gjitha për vehte. Detyrimin e kemi shumë frikë dhe e refuzojmë në parim, sepse nuk dimë të mbrohemi nga tejkalimi, të cilin e kryejmë me shumë zell, sa herë na bie diçka në dorë. Ngaqë në brendësinë tonë qëndrojnë komplekset e inferioritetit ndaj pushtetit dhe jo dëshira të kemi shtet, ne nuk dimë të bëjmë opozitë, ose më mirë me opozitë nuk kuptojmë mbrojtjen por kapjen.
Kjo psikozë është më e përhapura në Shqipëri por edhe në Kosovë. Ajo shfaqet qysh tek refuzimi politik për t’iu përgjighur detyrimeve shtetërore deri tek përballjet e dhunëshme në ballafaqimin e shoqërisë me shtetin. E shikon që tek fëmijët dhe tek ushqyerja që i bën vetë familja shqiptare, e cila çdo ditë e edukon fëmijën me shumë me rregulla xhunglës, sesa të një shoqërie të përparuar, ku duhet të respektosh e pastaj të respektojnë.
Po kështu tekstet dhe metodat shkollore nuk shtrihen fare në këtë kontekst e për të ardhur në fund tek media, e cila ka shumë rol në edukimin e individëve, por që në Shqipëri s’përbën ndonjë përjashtim nga hallkat e tjera të infektuara të shoqërisë shqiptare. Më pak fjalë duket sikur na pëlqen të gjitheve amullia.
Sa herë shikojmë shkrepëtima Shteti ku duhet të paguajmë detyrime, ku dënohemi nëse bëjmë korrupsion, trafiqe, vepra të paligjshme dhe ku qytetari tentohet të trajtohet i barabartë (pa diskriminim, por as favorizim), ne na kap shtrëngimi dhe era e Shtetit na bezdis “shpirtin”, menjëherë na ndrijnë neuronet primitive të anarshisë, të cilat na paralizojnë memorjen dhe gjaku na thërret për mosbindje.
Kultura jonë antishtetërore, në të vërtetë vjen nga unifikimi i shtetit me pushtetin dhe nga privatizimi i tij për interesa të pushtetit. Dhe pikërsht këtu qyetarët nuk bëjnë më dallim mes shtetit dhe pushtetit dhe i refuzojnë ata të dy njësoj, aq sa të duket sikur këtu duhet të mbrojmë Shtetin nga qytetarët!
Kjo histori duhet të marrë fund dhe shoqëria jonë duhet të shkoj drejt një standarti, ku qytetari të arrijë ta ndajë shtetin nga pushteti dhe të arrij të diferencojë armiqësinë apo idolatrinë ndaj pushtetit me detyrimin për të respektuar shtetin. Sa më politik të jetë pushteti, aq më e vështirë është kjo. Sa më civil të jetë pushteti, aq më lehtë qytetari do ta ketë të dallojë diferencën mes shtetit dhe pushtetit.
Shënim: Popull me mentalitet turqeliko/islamik, prandaj! Një popull jo vetëm ambivalent, por polivalent, nuk di se ku e ke… /AC








Fund e krye ky shkrim eshte thjeshte nje apollogji e shtetit, jo ne kuptimin e pergjitheshem apo si nocion, por te shtetit te korruptuar e te inkriminuar. Nje vramendje e tille, “si te pajtojme qytetarin me shtetin” ështe sa naive aq edhe ansurde. Qytetari dhe shteti nuk jane as ne meri, as ne gjak, as ne armiqesi, qe t’i pajtosh; jane ne marredhenie interesash te sanksionuara ne te drejtat dhe detyrat. Gjithe shqetesimin e ka te qytetari. Pasi e fton ate te beje dallim medis shtetit dhe pushtetit, i qan hallin shtetit dhe pushtetit bashke se kane perballe tyre nje qytetar me kulture anti-shteterore, hajdute, familje qe s’dine te edukojne e te ushqejne femijet e tyre, etj. Sa ne hall paska rene ky shtet me kete popull! Jo moj zonjushe, (mesuese kopshti apo shkolle qe mund te jesh) popullit tone nuk i mungon edukata apo kultura shteterore. Po, ne kete shkalle varferie dhe udhekryqi social, i mungon edukimi dhe kultura per te rrokur orientimin politik te shpreses. Kjo eshte e keqja…
Lidhur me nderhyrjen “shenim”: Artikullshkruesja ve ne raport qytetarin e thjeshte me shtetin dhe strukturen politike dhe administrative, te cilat duhet te jene ne funksion te shtetit e te shoqerise, por qe ne fakt shtetin e kane vere ne sherbim tetyre individual, familjar, tribal e klientelist. Artikullshkruesen e shqeteson nje qytetar qe vjedh, mua me shqeteson fytyra e krimit dhe korrupsionit, qe jane bere identitet i shtetit.
Artikullshkruesen e shqeteson dhuna dhe mosbindja qytetare ndaj shtetit, mua me shqeteson mungesa e lirise e qytetarit. Ne nje shtet te korruptuar qytetari nuk eshte i lire. Ka te drejten e fjales, por hapsirat e drejtesise sociale per pune, veprimtari te lire prodhuese, meritokratike, intelektuale e shkencore i ka te mbyllura. Para kesaj te drejte, e drejta e fjales e qytetarit merr kuptimin e shprehjes – pjerdh, pjerdh se shfryhesh. Zonja rreket te beje nje veshtrim social-psikologjik, por e fillon dhe e mbaron me nje shkrim pedagogjik, “nje teme pedagogjike mesimi per popullin”
Nderhyrja qe ben moderatori eshte ngacmuese. 500 vite nen sundim turk, diktuan psikologjine e te veteqenurit nen sundim deri ne ameshim. (po me kete fryme u sundua edhe nen shtetin shqiptar) “O Sali, o mbreti jone, gjithe Shqiperia ti te don, o Sali o mbret”.
Vetem shpirtera te trasheguar nga mesjeta i urojne sunduesit pushtet absolut, aq sa tu beje edhe nenen. Kjo eshte ajo kultura turqelike-islamike qe thote moderatori. Sa me shume i kufizon lirite e te drejtat Erdogani, aq me shume e duan dhe aq me shume e votojne. Pritni kur te shpallet padishah…
Comments are closed.