DUKAGJINI TË MOS QËNDROJË SI HERO I HESHTUR NË HIJE TË HISTORISË DHE I DËBUAR NGA JETA POLITIKE!

1
45

Prelë Milani

Një popull që nuk nderon heronjtë e vet, nuk meriton të quhet popull. Një shtet që nuk vlerëson korifejtë e kulturës së vet ose është lafitur ose është gangster dhe imoral. Atë që duhet ta bënte shteti prej vitesh. Atë që duhet ta kishte në mënd shteti i sotëm t’a materializonte për nderin dhe prestigjin e vet. Atë gjë sot Shoqata Atdhetare Dukagjini kërkon ta realizoj më ndihmën bujare te secilit dukagjinas kudo që të gjendet. Shumë dukagjinasit, falë iniciativës, shpirtit praktikë. mendjes novatore dhe duarve të shkathëta, kanë ngritur shtëpi, vila, pallate, biznese.

Të tjerë dukagjinas kanë fituar profesionet të dobishme, duke punuar me përkushtim, me luftë dhe sakrifica janë shkëputur nga kthetrat e varfërisë . Akoma shumë dukagjinas luftojnë për mbi jetesë, dhe kjo për shkaqe diskriminuese shumë vjeçare ekonomike, politike regjionale. Jo pak intelektual kanë bërë emër në fusha të ndryshme të diturisë dhe kulturës, duke vazhduar traditën e mëparshme dhe lartësuar emrin e kësaj krahine. Vëllezër e motra dukagjinas, për veç bukës së përditshme, shëndetit dhe shkollimit të fëmijëve, sot për sot nuk ka detyrë më eprore përpara këtij komuniteti se konfirmimin i identitetit dhe vet përfaqësimit politik.

Në se në vetë përfaqësimin politik kemi dështuar deri më sot lus zotin që të zëmë mënd në të ardhmen! Ndërsa në ngritjen e këtyre dy busteve, nuk më besohet se do të dështojmë. Shpirti bujarë i dukagjinasit është minierë ari e pashtershme. Jam i bindur se nuk do dështojmë, madje besoj do të krijojmë një traditë altruizmi edhe për të vlerësuar edhe shumë figura të tjera. Dukagjini ka natyre fisnike dhe duke qenë fisnik, gjithmonë, as nuk i ka këndur shumë vetës, as nuk ka bërë reklamë historive, fatosave dhe artisteve të vet duke menduar se i përket shtetit dhe historisë që ta bëjë ketë gjë. Dukagjinit ndonëse me shumë vonesë duhet mos presë mrekullitë nga të tjerët, por të lartësojë vetveten dhe vlerat e veta.

Dukagjinit duhet të mos qëndroj si hero i heshtur në hije të historisë dhe i dëbuar nga jeta politike. As kush më shumë se Dukagjini nuk i nderon te vdekurit me rite, darka mortore, një vjetore, vaje, varreza shumë të kushtueshme etj Të nderuar vëllezër e motra, sikur vetëm gjysma e Dukagjinasve të kursejnë sa kushton kostoja e një vajëtori në varrimin e një të afërmi të tyre. Sikur të kursejnë vetëm njëqindmijë lekë të vjetra nga materialet e një varri ( 4-5 milionësh) apo shpenzimet nga një darkë mortore, do mjaftonin plotësisht për bustet e Mehmet Shpenidit dhe Martin Camajt . Kemi varre shumë të bukura e madje tepër të kushtueshme, por nuk kemi as një monoment si komunitet sikur të ishim zonë jetime pa histori.

Fëmijët tanë dhe të Shkodrës duhet ë ta perceptojnë atë që akoma nuk kanë të qartë vizualisht se kush janë Martin Camaj dhe Mehmet Shpendi. Nesër në Shkodër duhet behet e zakonshme shprehja, jam tek busti i Martin Camajt, apo takohemi tek busti i Mehmet Shpendit.

Një Munoment për Mehmet Shpendin do gëzonte gjithë patriotet dhe fatosat dukagjinas ndër mote si Prel Tuli Gjelosh Rama Marsh Tuci, Zek Jakin, Kolë Gjoni, Kolë Mark Kola, Xhur Kola, Sokol Tona,7 shaljanët, Çun Nika, Marash Delia, Mark Milani, Babun Celi, Zef Dela, Çun Sokoli, Gjelosh Marku, Tomë Kola etj. Një Munoment për Martin Camajt do bënte të buzëqeshin gjithë elitarët dukagjinas si Profesor Kolë Prela, Lin Delia, Zef Mala, Ndrekë Luca, Pjeter Gjoka, Lec Shllaku, Benardin Palaj, Ferderik Reshpja, Prof Jak Marlekaj, At Gjon Shllaku, Gegë Lumaj etj.

Një monomet për Mehmet Shpendin dhe Martin Camaj është një tapet i kuq që u hapë rrugën për në panteonin e zbrazur që i pret në ardhmen gjithë këtë çete patriote dhe elitare.

1 COMMENT

Comments are closed.