“Bulizmi” fenomen nё pёrhapje

0
21

Gazetare: Valentina Gjoni

“Bulizmi” ёshtё njё formё dhune qё njё grup nxёnёsish apo tё rinjёsh ushtojnё kundrejt njё moshatari tё tyre e qё pёr fat tё keq ёshtё njё fenomen nё pёrhapje. Njё djalё 14-vjeçar (Izzi) nё Romё hidhet nga ballkoni i shtёpisё ku jetonte e pas disa ditёsh nё komё, vdes. Dёshpёrimi i tij kishte arritur kulmin, shokёt e klasёs e fyenin, e tallnin nё mёnyrё tё vazhdueshme nё klasё, nё korridoret e shkollёs, nё bibliotekё e kudo, jeta i ishte bёrё njё ferr i vёrtetё! “Bulizёm”, edhe pse kjo fjalё ёshtё e huaj e nё fjalorin shqip nuk ka ende njё fjalё tё posaçme qё t’i pёrshtatet, fenomeni ёshtё i njohur! Njё grup moshatarёsh ushtrojnё dhunё tek njё tjetёr, ky akt ёshtё quajtur “bulizёm” dhe vihet re tek moshat 12-18 vjeçare.

Nё shumё intervista nxёnёsit kanё pohuar se kanё qёnё viktima tё “bulizmit” edhe nёpёrmjet rrjetit social network. Njё rast tronditёs ёshtё ai nё veri tё Shqipёrisё, vajza qё u pёrdhunua nga shokёt e klasёs pёr pesё ditё rresht nё njё dhomё hoteli. Ekzistojnё dy tipe “bulizmi”: “Bulizёm” direkt kur njё grup moshatarёsh ushtrojnё dhunё fizike duke e sharё, e qёlluar, duke e injoruar, duke e tallur individin (viktimёn) nё mёnyrё tё vazhdueshme.

“Bulizёm” indirekt ёshtё njё formё dhune psikologjike kur njё grup moshatarёsh qё tё pёrbashkёt kanё mjedin e klasёs apo tё shkollёs shpifin, thonё gjёra tё pavёrteta kundrejt njё moshatari tё tyre me qёllim pёr ta injoruar, ky akt dёmton gjёndjen psikologjike tё viktimёs. Forma tё ndryshme “bulizmi” janё vёnё re edhe nё Vlorё, njё grup moshatarёsh tё tё njёjtёs klasё detyronin njё shokun e tyre t’u bёnte detyrat çdo ditё pjestarёve tё grupit, t’u mbante çantat e shkollёs dhe ata vazhdonin ta tallnin, ta pёshtynin, ta qёllonin derisa ky akt u zbulua nga prindёrit e viktimёs.

Njё rast tronditёs i “bulizmit” ёshtё ai qё ndodhi nё Moskё: shokёt e klasёs e pritёn nё korridor djaloshin 17-vjeçar (Sergei) e filluan ta lidhnin me litar duke u tallur. I vёndosёn njё qese nё kokё dhe e tёrhoqёn zvarrё deri tek banjot e shkollёs duke ia futur kokёn nё vatёr pёr disa herё me rradhё pastaj e tёrhoqёn pёrsёri zvarrё deri nё klasё. Nё sy tё mёsueses qё gjindej nё atё moment nё klasё dhe tё moshatarёve Sergei vdiq, nga bllokimi i fymёmarrjes. Pёr mёsuesit ishte njё nxёnёs shembullor, mbase kjo kishte krijuar xhelozi tek moshatarёt qё kёrkuan tё vetmbrohen duke thёnё: ”ishte thjesht njё lojё qё pёrfundoj keq, tragjikisht, por ishte vetёm njё lojё!”

Dr. Prof. Izabela Biondi psikologia qё po merret me shqyrtimin psikologjik tё fenomeneve tё tilla nё Romё pohoi nё njё intervistё: Njeriu ёshtё i prirur instiktivisht qё ta shtyjё tjetrin por nё kёtё rast tё gjthё bёhen viktima tё dhunёs, jo vetёm individi (viktimё) mbi tё cilin ushtrohet dhunё por edhe pjestarёt e gupit qё me kalimin e kohёs bёhen tё rrezikshёm pёr shoqёrinё.

Pёrballё njё fenomeni tё tillё duhet tё ndёrhyjnё mёsuesit e shkollёs, pasi shkolla ёshtё vendi ku nxёnёsit (adoleshentёt) kalojnё pjesёn mё tё madhe tё kohёs e natyrisht edhe prindёrit duhet tё jenё mё shumё tё pranishёm nё jetёn e pёrditshme tё fёmijёve. Kur prindёrit shohin se fёmija i tyre nuk ka dёshirё qё tё shkojё nё shkollё, nuk fton nё shtёpi shokё, moshatarё tё tij apo vjen nga shkolla i lodhur, i stresuar, me rroba tё grisura etj, tё gjitha kёto janё shenja tё viktimёs sё “bulizmit” dhe prindёrit duhet qё tё ndёrhynё me njё dialog tё hapur nё mёnyrё qё fёmija t’u tregojё rrethanat e detajet e kёsaj sjelljeje si dhe gjendjen e tij tё brёndshme shpirtёrore nё mёnyrё qё tё ndihmohet pёr tё dalur nga situata qё gjindet.

Nё raste kur adoleshenti nё shtёpi sillet nё mёnyrё arrogante e pёrdor fraza si: unё jam i fortё, unё i rrah tё gjithё etj tregojnё njё pjesmarrje tё kёtij individi nё njё grup pjestarёsh tё “bulizmit” qё edhe nё kёtё rast prindёrit duhet qё tё ndёrhynё duke e ndihmuar tё dalё nga kjo mёnyrё sjelljeje sepse edhe ai ёshtё bёrё “mbase i shtyrё nga shoqёria” viktimё e akteve dhunore. E vetmja gjё ёshtё qё tё flitet mё shume lidhur me kёtё fenomen qё po pёrhapet nё mjedisin shoqёror tek brezat e rinjё qё janё e ardhmja e njё vendi.