Pse nuk martohem?
Teuta SadikuPse nuk martohem?
më pyesni ju.
Sepse jam e papërgatitur shpirtërisht
të arratisem nga liria, që më dha divorci.Kur mosha ma fali lirinë mes ëndrrash
hyra në martesë me të dyja këmbët.
E atje rashë, e mu morën mëntë….Martesa m’i kish vënë këmbët në një këpucë
njëkohëshisht ta ktheja qelinë e saj në dhomë qejfesh,
po aq dhe dëshirën e madhe të fluturoja si zogu.Gra, të paktën ju
mos u mundoni për të kundërtën
të më mbushni mendjen.
kujtoni sa herë në mendje u shkoi
këmbëzbathur (jo se njeriun në krah nuk e doni)
prej martese të ikni nga sytë këmbët.
po ku të shkojmë, thoni???
rrugët e Ballkanit tonë janë akoma të ndotura!